Rama: Shqiptarët nuk kanë krijuar tregun e drogës dhe krimit! Do e thyejmë barrikadën e paragjykimit

18 Dhjetor 2022, 10:52| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 11:25

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për paragjykimet që shqiptarët janë kriminelë duke thënë se do të bëjnë gjithçka për të thyer këtë lloj barrikade.

“Ajo që vjen si kundërshti kolektive është se shqiptaret janë kriminel. Ne kemi investuar për turpin tonë në ngjizjen e këtij imazhi skandaloz. Shqiptarët janë kontributor të rëndësishëm në të gjitha vendet ku shkojnë.

Shqiptarët që i kanë hyrë botës së krimit janë element shqetësues por tregun e drogës, krimit, prostitucionit nuk e kanë krijuar shqiptarët por e kanë gjetur dhe janë bërë pjesë e tij. Kam besim që do e thyejmë barrikadën e paragjykimit. Jemi në komunikim intensiv për të realizuar atë që është e drejtë kushtetuese, një rrjedhojë logjike e një periudhe të gjatë tranzicioni me një pikënisje shumë specifike që na detyron sot dhe bën sot që shumica dërrmuese e shqiptarëve të mbështesin realizimin e një amnistie fiskale e penale, pa i hapur asnjë shteg askujt që për shkak të detyrës apo aktivitetit të tij të paligjshëm ka bërë para. Nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje të rëndësishme”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Amnistia fiskale, e rëndësishme për të formalizuar të ardhurat e emigrantëve! Do ta bëjmë me çdo kusht, ndërkombëtarët do ta kuptojnë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?