Në nisje të samitit të BE-së, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për Ballkanin e Hapur. Për mediat ndërkombëtare, Rama shprehu një mesazh të qartë ndaj Bashkimit Europian pas ngërçit që është krijuar me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut e që po mban peng nisjen e negociatave edhe për Shqipërinë.
“Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në këtë situatë dhe me anëtarësimin që do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe nuk do presim Europën që ta bëjë këtë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama tha se “Ballkani i Hapur është për të gjithë”.
“Ne jemi në vendet e para, sepse çdo njeri duhet të luajë rolin e vetë në këtë proces dhe Shqipëria është duke punuar. Maqedonia e Veriut është kandidate në 18 vite, Shqipëria është në 7 vite, por hapja për Ukrainën është një lëvizje e mirë. Por them se njerëzit e Ukrainës nuk duhet të mbajnë shumë shpresa”, shtoi Rama më tej.
Lajmi kryesor:
Mbyllet mes tensionesh samiti Ballkani Perëndimor-BE, Bullgaria nuk heq veton! Rama: Premtime të bukura të pambajtura, por ne s' dorëzohemi bukur
M.Q./ReportTv.al