Mbyllet mes tensionesh samiti Ballkani Perëndimor-BE, Bullgaria nuk heq veton! Rama: Premtime të bukura të pambajtura, por ne s' dorëzohemi bukur

23 Qershor 2022, 07:28| Përditesimi: 23 Qershor 2022, 16:42

  • Share

BRUKSEL- Bashkimi Europian, edhe këtë herë nuk ka çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos së Bullgarisë që po i mban peng 2 vetet prej vitesh.

Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor i mbajtur të enjten e 23 qershorit nuk dha asnjë rezultat pozitiv, ashtu si kurse edhe pritej. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’u duhet të presë për negociatat deri në një kohë të pacaktuar, nisur nga situata e fundit e brendshme në Bullgari me rrëzimin e qeverisë në momentin që pritej të hiqej vetoja për maqedonasit.

Samiti u karakterizua nga tensione, teksa edhe një konferencë e parashikuar mes presidentit Francez, Macron, presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe Charles Michel presidenti i këshillit Europian është anuluar pa dhënë arsye.

Tensionet që patën, liderët i shfaqën kur dolën për foton familjare. Kryeministri Rama u shfaq duke debatuar e duke i kërkuar “llogari” presidentit francez Emanuel Macron dhe presidentit të këshillit Europian Charles Michel. Me tension shihet edhe teksa po ecte edhe mes presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhe Michel.

Në foton familjare të liderëve, kryeministri Rama ishte reshtuar krah kryeministrit bullgar në largim Kiril Petkov, ndërsa menjëherë pas shkrepjes së saj ndau një mesazh dhe ironi shumë të fortë në rrjetet sociale.

“Vend i bukur me premtime të bukura të pambajtura. Por ne shqiptarët nuk dorëzohemi bukur”, shkroi Rama.

Pa dhënë asnjë motiv, të 3 liderët europianë, Macron, Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, anuluan konferencën që do mbanin pas Samitit. Për kryeministrin Rama kjo ishte shenjë e qartë se edhe ata nuk ndihen mirë dhe nuk kanë çfarë të thonë që nuk morën vendim pozitiv për të ardhmen integruese të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ora 22:56
Samiti i BE-së/ Dalin konluzionet e liderëve Europian për Ballkanin Perëndimor

1655984563_2900262925750278773150894758521441100851845n.jpg

Në përfundimit të Samitit të BE-së, liderët Europian kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat ku prezantohen konkluzionet mbi Ballkanin perëndimor.

Konkluzionet e plota
Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e tij të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe bën thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

1. Bazuar në metodologjinë e rishikuar, Këshilli Evropian fton Komisionin, Përfaqësuesin e Lartë dhe Këshillin që të avancojnë më tej integrimin gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit tashmë gjatë vetë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita.

2. Këshilli Evropian rikujton rëndësinë e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe në veçanti ato që lidhen me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Ai gjithashtu u bën thirrje partnerëve të garantojnë të drejtat dhe trajtimin e barabartë të personave që u përkasin pakicave.

3. Këshilli Evropian u informua për zhvillimet e fundit në diskutimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai bën thirrje për një zgjidhje të shpejtë të çështjeve të fundit të mbetura në mënyrë që negociatat e pranimit të mund të hapen pa vonesë.

4. Këshilli Evropian ripohon urgjencën e arritjes së përparimit të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht në Dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës*.

5. Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen politike të arritur më 12 qershor 2022 nga krerët e Bosnjë-Hercegovinës në Bruksel, e cila është e nevojshme për stabilitetin dhe funksionimin e plotë të vendit dhe për t'iu përgjigjur aspiratave të popullit. Ai u bën thirrje të gjithë liderëve politikë në Bosnje dhe Hercegovinë që të zbatojnë me shpejtësi angazhimet e përcaktuara në marrëveshje dhe të finalizojnë urgjentisht reformën kushtetuese dhe zgjedhore, e cila do t'i lejojë vendit të përparojë me vendosmëri në rrugën e tij evropiane, në përputhje me opinionin e Komisionit. .

6. Këshilli Evropian është i gatshëm t'i japë statusin e vendit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën dhe për këtë qëllim fton Komisionin t'i raportojë pa vonesë Këshillit mbi zbatimin e 14 prioriteteve kryesore të përcaktuara në opinionin e tij, me vëmendje të veçantë për ato të cilat përbëjnë një grup të konsiderueshëm reformash në mënyrë që Këshilli Evropian të kthehet për të vendosur për këtë çështje.

Ora 14:27
Rama shfaqet i nervozuar pas takimit BE-Ballkani Perëndimor, i kërkon llogari Macron-it dhe Michel-it (FOTO)

Kryeministri Edi Rama është shfaqur i nervozuar gjatë kohës që liderët po bënin foton familjare në samitin e BE-së. Fillimisht Rama ishte në krah të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen.

Rama duket sikur po i kërkon pikërisht shpjegim për rezultatet e takimit Michelit, ndërsa më pak i kërkon 'llogari' edhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Macronduket sikur vijon të ketë vëmendjen drejt fotos, por Rama vijon t’i flasë mesa duket i pakënaqur edhe nga presidenca franceze në BE.

Para momentit të fotografimit, shihet në katin e tretë të podiumit kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, i cili përpiqet t’i thotë diçka Ramës, i cili nuk i kushton vëmendje.

Ora 14:20
VIDEO/ Tensione të forta mes Bullgarisë dhe Maqedonisë në Bruksel, Kovaçevski i drejtohet me gisht kryeministrit bullgar në detyrë

Pak para nisjes së samitit të BE në Bruksel, ka pasur tensione mes kryeministri bullgar në largim, Kirill Petkov dhe kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevski. Në një moment Petkov përshëndet kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili duket se i flet me ton të ashpër duke iu drejtuar me gisht.

Ky moment ka bërë xhiron e mediave maqedonase por edhe në ato bullgare.

Ora 14:14
Rama ironi nga Brukseli: Vend i bukur me premtime të bukura të pambajtura! Por ne shqiptarët nuk dorëzohemi bukur

1655983674_Screenshot7.jpg

Nga Brukseli, teksa ka postuar foton familjare nga Brukseli e ka pasur një mesazh të qartë.

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm... Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, ka shkruar Rama.

Ora 13:29
Pak para nisjes së samitit, liderët e BE dhe te Ballkanit mblidhen për foto familjare

 

Pak para nisjes së samitit të BE në Bruksel, liderët e unionit dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për një foto familjare.

Ora 12:59
‘Liberalizoni sot vizat me Kosovën’ Vjosa Osmani flet pas mbështetjes nga kryetarja e PE-së: Hapni dyert

 

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel ka kërkuar që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

‘Është një ditë historike. Sot është dita kur ne duhet të fillojmë realisht negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet të fillojmë realisht të flasim për të garantuar liberalizimin e vizave për Kosovën’, tha ajo.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani teksa hynte në punimet e Samitit, tha se ka ardhur koha që BE-ja t’i flasë qartë Ballkanit, ose përndryshe të tjerët do ta zënë hapësirën e lënë bosh prej unionit.

 “Duke hapur dyert e saj për Ukrainën dhe Moldavinë, BE po dërgon një mesazh me rëndësi gjeostrategjike. Është një vendim gjeopolitik dhe është pikërisht ajo që i duhet Ballkanit Perëndimor. Pra shpresoj shumë që ndërkohë që Ukraina dhe Moldavia vazhdojnë njëkohësisht, BE-ja të kuptojë se ne jemi pjesë e zemrës së Evropës dhe se edhe ne meritojmë të vazhdojmë, sepse nëse BE-ja nuk i jep një sinjal të qartë Ballkani Perëndimor, faktorë të tjerë keqdashës do ta përdorin atë hapësirë”, u shpreh Osmani.

Ora 12:33
Presidenti i KE-së nga Samiti në Bruksel: Po diskutojmë me Bullgarinë për të ringjallur procesin e zgjerimit

1655449286_w56633270800x450.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke hyrë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, deklaroi sot se ky është një moment i rëndësishëm për të ringjallur procesin e zgjerimit në rajon dhe për të dërguar një sinjal të qartë.

 “Ka diskutime të vazhdueshme me Bullgarinë dhe ne po e ndjekim situatën nga afër”, shtoi Michel, duke nënvizuar angazhimin e BE-së për të kapërcyer ngërçin e krijuar nga vetoja e Sofjes për Shkupin.

Ora 11:54
Kryeministri bullgar në detyrë shuan shpresat: Vetoja nuk hiqet gjatë Samitit

 

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha sot se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Pas rënies së qeverisë bullgare mbrëmjen e kaluar, asnjë parti politike në Bullgari nuk dëshiron të humbasë fytyrën përpara zgjedhjeve të parakohshme. Me votën e katërt në pak më shumë se një vit që ka të ngjarë të ndodhë në shtator, heqja e vetos nuk do t'i përshtatej elektoratit, i cili kryesisht e mbështet atë.

Petkov, tani në cilësinë e ish-kryeministrit, i qëndron qëndrimit të tij se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës franceze. Petkov tha se i pëlqente “personalisht” propozimi francez, por nuk i takonte atij, por parlamentit të merrte një qëndrim.

Ora 11:49
Mitsotakis përsërit qëndrimin: Brenda 2033 Ballkani Perëndimor të jetë anëtar në BE

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në samtin e BE-së përsëritur qëndrimin e tij se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së brenda 2033.

Kryeministri theksoi se Greqia "do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian" dhe shtoi se do t'i propozojë Këshillit Evropian që në vitin 2033 të caktojë një moment historik në mënyrë që ky proces të përfundojë. 

“Pikërisht 19 vite më parë, në Samitin e Selanikut u hap rruga për hyrjen e Ballkanit Perëndimor në familjen europiane. Fatkeqësisht, që atëherë, progresi që është bërë, në praktikë është minimal. Dhe e kuptoj plotësisht pse në vendet e Ballkanit Perëndimor ekziston një skepticizëm relativ në lidhje me synimet e Bashkimit Evropian për të përfshirë realisht vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Është një mundësi për të rifilluar këtë proces me intensitet edhe më të madh. Kusht i domosdoshëm që kjo të ndodhë është që mosmarrëveshja mes Sofjes dhe Shkupit të zgjidhet përfundimisht, në mënyrë që të fillojnë zyrtarisht negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për procesin e anëtarësimit të tyre.

Greqia qëndron në anën e Ballkanit Perëndimor, si ekonomia më e madhe në rajon, si një vend që ka korrur përfitimet e anëtarësimit në familjen evropiane. Ai do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjen e tyre për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Ne e dimë se për këto vende procesi është i vështirë. Ka kushte specifike që duhet të plotësohen dhe kjo është diçka që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta dinë.

Megjithatë, mendimi im është se është shumë e rëndësishme të jepet një moment historik specifik në mënyrë që ky proces të përfundojë. Sugjerimi im për Këshillin Evropian është që ky moment historik të jetë në vitin 2033, tridhjetë vjet pas Samitit të Selanikut, në mënyrë që Ballkani Perëndimor dhe qytetarët e tyre ta dinë se në fund të këtij procesi të gjatë ata mund ta presin me padurim. familje evropiane. “Greqia do të qëndrojë pranë këtyre shteteve, në këtë përpjekje të vështirë, në këtë rrugë të gjatë që ata janë tashmë”, tha kryeministri.

 

Ora 11:13
Vuçiç në Bruksel: Nuk pres asgjë

1655975703_PeaceStabilityVucic800x45011200x900.jpg

Para gazetarëve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se pret që t'i nënshtrohet sërish presionit për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe deklaroi se ata që e ngrenë këtë çështje do të "marrin përgjigjen e tij".

“Ne tashmë kemi votuar kundër agresionit në Ukrainë në OKB dhe mbështesim Ukrainën territoriale, ashtu siç mbështesim integritetin territorial të Serbisë, gjë që nuk është rasti me shumë anëtarë të BE-së”, tha Vuçiç në fillim të samitit. I pyetur se çfarë pret nga samiti i sotëm, Vuçiç është përgjigjur shkurt: “Asgjë”.

Ora 10:26
Në prag të vendimit në Bruksel/ Gjermania: Vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë një shans realist për t'u anëtarësuar në BE

1655972807_Screenshot1.jpg

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian pasi kanë punuar shumë për shumë vite për të përmbushur kushtet për hyrjen në bllok> Këtë e nënvizoi edhe një herë sot në Bruksel kancelari gjerman Olaf Scholz.

"Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për gati 20 vjet mundësinë për t'u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian," u tha Scholz gazetarëve përpara një takimi të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

 “Është shumë e rëndësishme që ky të bëhet një premtim i besueshëm sepse përpjekjet e shumta që këto vende kanë ndërmarrë duhet në fund të çojnë në pranimin e tyre”, tha ai, duke shtuar se Gjermania do të punojë drejt këtij qëllimi.

Ora 10:23
‘Ka ende shpresë’, Borrell: Sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

1655821826_thumbsbc46a8f1c0ea5a2fef1e93a5137f388972.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell,  tha se sot duhet të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi në Ballkan, sot duhet të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nuk mund të mos e fsheh keqardhjen time. A ka ende shpresë? Nuk e di se çfarë mund të bëjë parlamenti në Bullgari. Por duket se nuk po shkon mirë’- tha Josep Borrell.

“Ne do të duhet të përpiqemi të zgjidhim situatën dhe kjo tregon se unanimiteti është një problem, nuk mund të vazhdojmë me një vend që bllokon gjithçka. Sot nuk është një ditë e mirë”.- tha Borrell.

Ora 10:15
Vuçiç në Bruksel: Harrojeni se do ta njohim Kosovën

1655967795_vucic.jpg

Në nisje të samitit të BE-së, presidenti serb është pyetur nga gazetarët kroatë ndaj deklaratave të presidentit dhe kryeministrit të Kroacisë, të cilët kanë thënë se Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, pra edhe me BE-në edhe me Rusinë.

Presidenti i Serbisë iu përgjigj: Për fat të mirë, as presidenti dhe as kryeministri i Kroacisë nuk pyesin asgjë për qëndrimin e Serbisë dhe të ardhmen e saj, por qytetarët e Serbisë që kanë zgjedhur lidershipin e tyre. Serbia ka një karrige, ajo është karrigia serbe!

A prisni kritika për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë? Presidenti Vuçiç tha se priste, por u tha gazetarëve kroatë të mos shqetësohen dhe se ato kritika do të marrin përgjigjen e tyre!

I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”.

Ora 10:04
Rama ia thotë në sy gazetares bullgare: Jeni një turp! Do e ndërtojmë Europën në vendin tonë

 

Nga samiti i BE-së në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka akuzuar Bullgarinë se po mban peng anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Rama

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

Rama u pyet edhe nga media bullgare, ku gazetares bullgari i tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni zhgënjyes djema. Jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Ora 09:46
Rama: Ballkani i Hapur është përgjigja për krijimin e shpirtit europian, njerëzit e Ukrainës të mos shpresojnë shumë nga BE-ja

1655968496_Screenshot8.jpg

Në nisje të samitit të BE-së, kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për Ballkanin e Hapur. Për mediat ndërkombëtare, Rama shprehu një mesazh të qartë ndaj Bashkimit Europian pas ngërçit që është krijuar me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut e që po mban peng nisjen e negociatave edhe për Shqipërinë.

“Ballkani i Hapur është përgjigja e vërtetë në këtë situatë dhe me anëtarësimin që do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe nuk do presim Europën që ta bëjë këtë”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se “Ballkani i Hapur është për të gjithë”.

“Ne jemi në vendet e para, sepse çdo njeri duhet të luajë rolin e vetë në këtë proces dhe Shqipëria është duke punuar. Maqedonia e Veriut është kandidate në 18 vite, Shqipëria është në 7 vite, por hapja për Ukrainën është një lëvizje e mirë. Por them se njerëzit e Ukrainës nuk duhet të mbajnë shumë shpresa”, shtoi Rama më tej.

Ora 09:30
Rama publikon foton me Kovaçeskun: Ende po prisnin Godonë? Jo, ne jemi mësuar tashmë me këtë shfaqje

Në një kohë kur nuk pritet një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me BE-në, për shkak të vetos bullgare, kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Teksa e lidh me dramën ‘Duke pritur Godonë’, Rama ironizon dhe shkruan se tashmë ato janë mësuar me këtë shfaqje.

‘Ende po prisni Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane.’- shkruan Rama.

Ora 09:16
Rama mbërrin në samitin e BE-së: Nuk pres që çështja e Bullgarisë të zgjidhet, ka marrë peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

 

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në samitin e BE-së në Bruksel, ku tha se nuk pret që çështja në Bullgari të zgjidhet. Rama tha se Bullgaria, një vend i NATO-së, ka marrë peng dy vende të tjera të aleancës, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

"Ua kam thënë përkundër optimizmit të ngutur të disave nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari por ndërkohë nëse do zgjidhet do jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e në vendi të NATO-s. Të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe në vështrimin e 26 vende ve të tjera që rrinë e shohin si yjet", tha Rama.

Ora 09:11
Samiti i BE në Bruksel, Rama: Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare

1655821657_rama.jpg

'Sot është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari'. Kështu shkruan kryeministri Edi Rama, i cili i referohet zhvillimeve në samitin e BE-së që po mbahen në Bruksel ku pritet një përgjigje për hapjen e negociatave. Rama shkruan se është turp për Evropën kjo çështje bullgare, që mban peng integrimin e dy vendeve të NATO-s.

‘Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!’- shkruan Rama.

Ora 08:59
Varhelyi: Parlamenti bullgar të miratojë sot propozimin për Maqedoninë dhe Shqipërinë! Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE

1655468449_49395960046f2fd8cfdedk.jpg

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi, thotë se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së. Ai i bën thirrje Bullgarisë që të miratojë propozimin për t’i hapur rrugën hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

‘BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë.

I bëjmë thirrje Parlamentit Bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për miratim sot siç është propozuar më herët.

Kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë.’- shkruan Varhelyi.

Ora 08:48
Osmani në Bruksel: E kemi vendin në familjen europiane, shpresoj të liberalizohen vizat

Para samitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u tha gazetarëve se Kosova synon që në samit të theksojë që e ka vendin në Bashkimin Evropian.

“Ne e kemi vendin këtu, në mes të familjeve të kombeve evropiane, ku kemi kontribuar me shekuj. Ne kemi nevojë një mesazh të unifikuar të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sepse sa më shumë hapësirë të lihet për keqdashësit, natyrisht që do ta përdorin”, tha Osmani.

E pyetur nëse ka shpresa se në këtë samit do të ketë përparime në procesin e liberalizimit të vizave, Osmani tha se shpreson, por nuk dëshiron të nxisë pritje nga njerëzit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edmond( koder rreshen): 23/06/2022 19:39

    Qeveria e Bullgaris esht Qeveri me "seder" ! Bullgaret jan shteti i fundit i BE per nga mireqenia ! Te hyje Shqiperia dhe Maqedonia,ata (Bullgaret) prapa te fundit do te jen !

    Përgjigju
  • GOLI: 23/06/2022 15:17

    NJE HAPSIRE RASTI PER TE BASHKUAR TROJET E MEMES SHQIPERI PER TE BERE OSE TE QENIT FAJTORE BULGARIA ....TE TILLA RASTE JANE NDERGJEGJE ZGJUARSIE...SA PER TE THENE SE VIGJILENCA BULLGARE SHTIGJETI I DREJTON NE KAHJE TE TILLA.......

    Përgjigju
  • Karadakiu: 23/06/2022 14:39

    Pasi Evropa nuk po na do, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia le të ''pushtohen'' nga ShBA.

    Përgjigju
  • Labi: 23/06/2022 13:05

    Nga sistemi TIMS rezulton se edhe djaloshi Avni Rustemi ndodhet në Bruksel. Patronazhistet të rrinë të qetë sepse nuk ha mortja m*ut e s'bie rrufeja në h*le

    Përgjigju
  • bruno: 23/06/2022 13:02

    fal punes se ber nga qeveria mendoj se e meritojme qe te integrohemi ne BE dhe te mposhtim veton e bullgarise

    Përgjigju
  • viki: 23/06/2022 12:53

    do arrijm qe ta mposhtim veton e bullgarise sepse kemi punuar fort per te arritur deri ketu dhe nuk do mposhtemi tani

    Përgjigju
  • emigrant gjermani: 23/06/2022 12:52

    Albanistani vendi me i koruptuar ne europe dhe bote me politikane te korruptuarsi ilir meta sali berisha fatmir mehdiu ku te gjithe keto shushunja kane vilat me luksoze ne lalez para te pista ne angli e tgjithe europen me vrasje dhe hudhje dinamiti pothuajse cdo jave bisneseve d jio ne eorope por ne grope ste pranon europa

    Përgjigju
  • Megi: 23/06/2022 11:10

    Shpresoj qe te antarsohemi ne Be pasi kemi permbushur cdo nevoje

    Përgjigju
  • Era: 23/06/2022 11:09

    Urojme shume qe te behemi pjese e Bashkimit Europian sepse e meritojme

    Përgjigju
    • blackweb: 23/06/2022 14:33

      boll me keto komente te shumfishta se na hape barkun

  • Marjeta: 23/06/2022 11:02

    Jemi krenare qe dhe kaq ja keni arritur mos hiqni dore sepse do arrini ta mposhtni dhe veton e bullgarise

    Përgjigju
  • Maksi: 23/06/2022 11:01

    Ju jeni nje njeri i perkushtuar dhe jam e bindur se ju do ta beni kete gje do arrini ti bindni

    Përgjigju
  • Edison: 23/06/2022 10:57

    Shpresojme qe shteti bullgar te heqe veton dhe te japi nje mendim pozitiv per Shqiperine

    Përgjigju
  • Titi: 23/06/2022 10:49

    Nuk mund te na mbaj bullgatia peng be duhet te mar masat qe shqipria te antarsohet pa maqedonin e veriut

    Përgjigju
  • Andi: 23/06/2022 10:48

    Ne kete samit ka shume per te diskutuar dhe shoresoj qe shqiperia te antarohet dhe te filloj proceduarat pa maqedonin e veritu

    Përgjigju
  • Nilsa: 23/06/2022 10:43

    Shpresoj qe bullgari te heqi veton

    Përgjigju
  • Nje surelas: 23/06/2022 09:29

    Ne Pariz u mblodh UNO-ja Fol Enver te lumte goja! Fol e mbro te drejtat tona. Merre Vjosen dor' per dore... Dhe Albinin per "zverku" Se eshte tip zevzeku...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?