Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në hapjen e Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të kthehet në një laborator për Europën, ku të provohet e ardhmja.
“Kjo nuk është rastësi, është një horizont. Horizonti për mua, do të thotë një vend ku investimet europiane gjejnë një mundësi të re.
Horizonti për mua nuk është kur zhytesh në pirgje letrash dhe rezistenca nuk është slogan, por një nevojë e përditshme që përmbushet nga përkushtimi ndaj Europës. Një vend ku ideja mund të shkojë në realizim më shpejt se kudo tjetër ne kontinent.Një vend ku BE dhe rajoni i saj nuk takohen për të ardhmen, po për ta bërë të ardhmen realitet.
Nuk duhet shumë shkencë, për të kuptuar që Ballkani Perëndimor, mund të bëhet laboratori i Europës, për të testuar dhe për të provuar të ardhmen. Le të themi troç Europa nuk e ka luksin, dhe të varet nga ajo që nuk e kontrollon dhe ne të Ballkanit Perëndimor nuk e kemi luksin që të mbetemi në rastin më të mirë potencial. Dhe ta kthejmë potencialin në qëllim dhe ta kthejmë këtë rajonn në zonën e transformimit të Evropës”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Investoni, rajoni merr 4 mld €! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasëm i BE
A.D/I.M/ReportTv.al
