Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite (28 mars) edhe një takim me shtabin elektoral të PS-së në Elbasan.
Nën drejtimin e kreut politik të qarkut, ministrit Arbjan Mazniku, u diskutua për fushatën elektorale, por u fokusua edhe tek batutat politike me ironi dhe epitete.
Ai iu referua përsëri deputetit demokrat Dash Sula, duke pyetur shtabin se “çfarë thotë Dash Sula”, teksa mori përgjigjen se ka ngelur vetëm, jashtë listave dhe fushave.
“E, sa foli ai e kullufiti bufi”, tha kryeministri.
Ai kujtoi edhe një prej anëtarëve të FRPD-së së demokratëve në Vlorë, që i kishte thënë “nuk jemi mësuar me fitoren, po vetëm me humbjen dhe s’e dimë se si do e menaxhojmë fitoren e PD më 12 maj”.
“Puna është kur ngatërrohen fushat, se nëse ai do ta çojë në Karavasta, gati jemi ta ndihmojmë, ta çojë fushave, te këneta e vërtetë. Bufi në Tiranë ngeli duke ngrënë demokratët, gjej e ha, gjej e ha. Dash Sula i shkretë sa doli, e kullufiti, i ikën puplat. Por me të vërtetë është budallik, se po të më pyesje mua, nga të gjithë ata për në Elbasan, ai ishte më i hajrit, i forti. ishte më i lodhshmi, atë do zgjidhja të hiqja nga lista e tyre. E mori bufi dhe klluf! Primaret ishin kurth, u bënë për t'u shfaqur. Kush u shfaq, e hëngri bufi. Ata e hëngrën se u shfaqën, ndaj. Ata të Primareve, i hoqi të gjithë ai se u shfaqën”, vijoi Rama.
Dikush nga të pranishmit e ngacmon për Lulzim Bashën dhe teksa mendohet me dorën në kokë, kryeministri përgjigjet shkurt, duke iu referuar një shprehjeje popullore:
“Luli mundohet, por s’bëhet... nuk bëhet edhe pse mundohet! Jo, jo, s'bëhet...!”.
Duke iu kthyer garës në Elbasan dhe projeksioneve, nuk e mungoi as diversionin politik me referencë deputetin Sula, duke u shprehur se PD as 5 deputetë nuk i merr dot në Elbasan, pasi “bufi” e ka mendjen se si të mos njohë rezultatin më 12 maj, duke futur në lista të besuarit, sesa të fitojë.
“Ata edhe po kapën 5-ën, mirë, po vështirë do jetë. Me çfarë po shoh dhe dëgjoj unë, edhe 5-ën vështirë e kanë. Me gjelin mund ta kapnin pesën ata. Se ai gjel, gjel mo. Vështirë do e kishin, por do përpiqeshin, edhe mund ta kapnin pesën. Unë s’e dija që ishte kandidat edhe në Primare ai, madje edhe se nuk e kishin futur në listë të hapur, por atë nuk e paskan vënë fare. Unë s’e dija këtë. Lista e mbyllur e PD është listë humbëse. Bufi e di që e ka të sigurt humbjen dhe më 12 maj do dalë të thotë i vodhi, mafia ndërkombëtare, Sorosi, etj.”, u shpreh kryeministri ndër të tjera, teksa në fund bëri edhe një fotografi me të gjithë të pranishmit.
Komente

Organizimi i Ps-ës,eshte shume lart,ketyre nuk ke çfare i bën,po te shohesh Pd-ën dhe opoziten, jane copë-copë,nuk dine asgjo,infrastruktura,organizimi eshte mesjete.Nuk dinë sa veta janë,computeri nuk njihet fare,akoma me kalem e fletore.
Përgjigju