Në Elbasan, aty ku demokrati i zhgënjyer Dashnor Sula, është deputet, Edi Rama iu dha një mesazh kundërshtarëve. Ai u kujtoi se Berisha nuk respektoi vullnetin e demokratëve dhe la jashtë listës, fituesit e garës së brendshme në PD.
"Më vjen mirë që nuk do jetë, kundërshtarin më të vështirë ma vrau kundërshtari vetë. Bufi u përgatit për në opozitë, Dash Sula dhe ai i Kavajës u hoq për 12 majin, potencialisht për rrezik, kur bufi të thotë në 12 maj, më vodhën, Gjeli i Detit zor se do i shkonte pas. Ju të primareve që ju fyen, duhet të votoni nr 5, jepini një mësim bufit", tha Rama.
Rama komentoi edhe gjestin e Sali Berishës që u shfaq në selinë blu me një buf mbi tavolinë.
"Bufi kishte pranuar që është Buf. Kish thënë që ishte i mençur. Patjetër, meriton respekt, por jo kur të vjen në Tiranë me bo politikë. Të shkojë në Karavasta", tha Rama.
I shoqëruar nga drejtuesit politikë dhe lokalë në qark, si dhe skuadra e kandidatëve për deputetë, ai mori takim me grupin e të rinjve, para të cilit bëri edhe prezantimin me një mesazh të fortë publik për rigjenerimin e PS-së, pasi edhe në Parlamentin e ardhshëm pothuajse 60% e ligjvënësve të majtë do jenë fytyra të reja.
"Tani është koha për t'i dhënë sa më shumë zë brezave të rinj. Djemve dhe vajzave të reja, që vijnë nga qyteti dhe fshati, që kanë dëshirë ta thonë fjalën e tyre dhe këmbënguljen për t'u dëgjuar. Unë jam i lehtësuar që pas një përpjekjeje jo të shkurtër, se e kemi nisur që në shtator këtë projekt, t'i japim shqiptarëve brenda dhe jashtë shqipërisë dhe çdo qarku, bashkie e komuniteti, një mundësi zgjedhjeje, duke i dhënë edhe kësaj skuadre një ide të qartë, e cila do jetë jo vetëm përfaqësuese e mandatit të katërt, por edhe se cila do jetë PS-ja e 2030-ës. Shembimlli më i mirë është i Borës (Muzhaqi) e cila do jetë deputete, edhe pse herën e kaluar nuk fitoi dhe këtë herë është pjesë fal këmbënguljes së saj dhe mundësitë e shtuara të jeni të bindur, për ata që janë më të rinj, janë sot qëllimi im më i madh sesi PS duhet të fitojë dhe të ketë sukses, duke përgatitur edhe kalimin e stafetës nga një gjeneratë te tjetra", tha kryeministri mes të tjerash.
Në fund nuk harroi edhe "mustaqet e Kujtim Gjuzit", duke u shprehur se opozita ka madhështore vetëm musteqet e tij.
"...jo të na tregojë ne se bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin. Dhe në fakt Kujtimit i merr të keqen ai edhe pse ka një palë musteqe dhe në fakt musteqet i ka madhështore ai”, vijoi Rama.
Siç ka përsëritur në të gjitha komunikimet drejt 11 majit, Edi Rama këtë proces zgjedhor e sheh si vendimtar për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kryesocialisti i quajti këto zgjedhje të pangjashme me asnjë tjetër dhe apeloi që shqiptarët t’i japin një mesazh Evropës, duke mos e humbur këtë moment historik. Ndaj u kërkoi të rinjve të vrapojnë të parët ditën e votimeve të vendosin një kryq tek Partia Socialiste.
Kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta politike, teksa pati një episod me të rinjtë në sallë, për shkak të ovacioneve edhe me fishkëllima.
Teksa pjesa më e madhe zgjodhën përplasjen e duarve dhe thirrjeve, dikush nga salla preferoi të fishkëllente dhe kjo solli reagimin e kreut të qeverisë.
“Ja, edhe këtu gjendet ndonjë si në takimin e kaluar (atë në Lezhë). Ky e paska më fishkëllimë. Jo me të fishkëllyer”, tha ai, duke iu drejtuar të riut.
Por nuk vonoi dhe pak minuta më vonë fjala e tij u ndërpre nga ovacionet, ku pati një fishkëllimë tjetër të zgjatur, e cila bëri që kreu I PS-së t ëmos e linte pa komentuar.
“Prapë ky me këtë fishkëllimën e zgjatur. Nuk ka nevojë për fishkëllima. Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë…”, u shpreh Rama mes të tjerash me batutë, që shkaktoi edhe të qeshura në sallë.
Kryeministri Edi Rama bëri sot thirrje nga Elbasani, teksa prezantoi kandidatët e PS-së, që vota më 11 maj të jetë masive dhe fitorja e qartë, pasi një rezultat siç e quajti ai "as mish dhe as peshk" mund ta mbyllë dritaren europiane njëherë e mirë dhe nuk dihet se kur mund të hapet më.
Madje përshkrimin teknik dhe politik e bëri duke ironizuar përsëri kundërshtarin, që dikur e kishte pushtetin kur PS ishte në opozitë dhe nuk arriti t'i hapte negociatat apo që ta kishte mundësinë historike.
"Jo të shofësh bufin në BE, e imagjinoni dot ju bufin të pritet në BE me krahëhapur, as bufi dhe as lukunia e kënetës. As besohet dhe vlerësohet siç e kemi ngritur ne nivelin e Shqipërisë, se këtu ishin edhe kur nuk ishim ne dhe Shqipëria ishte një qenie e nënçmuar. Por është konkrete gjëja, përtej kësaj, janë 1 mijë vetë që punojnë çdo orë dhe ditë, pa pushim, punë e madhe që po bëhet, çerekmilionë faqe, nga organizmi i BE-së tek ai joni, për t’i kaluar. Negociatat zgjasin me vite e vite, por duan ata ta bëjnë. Vrapojnë ata, vrapojmë dhe ne", u shpreh ai, duke theksuar se momenti është i duhuri për faktorë që vetë BE-së i interesojnë gjeopolitikisht.
Dhe në fund një paralajmërim për qytetarët shqiptarë nëse rezultati i 11 majit është i paqartë:
"Imagjinoni të dali një rezultat as mish as peshk më 12 maj dhe e çoroditur, e ata do thonë këta se dashkan këtë punë. Sepse nëse 4 muaj të vonohet procesi i negociatave, mbyllet e nuk arrihet procesi, dhe nëse ata e shikojnë e mbyllin dritaren e negociatave dhe në këtë mënyrë ne humbasim edhe trenin e historisë".
Nga Elbasani, në takimin me të rinjtë, Rama tha se Sali Berisha nuk do të jetë i mirëpritur në BE. Sipas kreut të qeverisë, kur ata ishin në pushtet, nuk arritën ta ngrenë vendin në nivelin që është sot.
“Ne kemi bërë plot, do të bëjmë plot të tjera, të gjithë janë procese dhe kantiere të hapura. Elbasani si qark bëhet nyje shumë e rëndësishme sepse kalon korridori 8, është superstrada që po ndërtohet, është hekurudha që kemi marrë mbështetjen për lotet, edhe bypassi i Elbasanit. Të gjitha këto janë të rëndësishme, do të bëhen. Por më e rëndësishmja, është që ne të mos humbim takimin me historinë.
Kjo është historia, në 11 maj është takim me historinë, brenda 2027 mbyllim negociatat. Kishin dalë pasqyrat e kënetës se BE rrëzoi Ramën...BE, po ta pyesësh, do thotë që hyrja në BE bëhet sipas meritës. Por nuk ka nevojë të pyesësh BE, mjafton të dish pak nga historia jonë bashkëkohore, mjafton të shohësh bufin fizikisht, mund të imagjinohet që në BE do pritet me krahë hapur? Nuk ndodh. As bufi, as gjithë lukunia e kënetës, nuk kanë shans të vlerësohen, besohen siç kemi arritur ne ta ngremë nivelin e respektit dhe besimit për Shqipërinë. Këtu ishin”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje nga Elbasani për një votë bindëse në favor të PS-së dhe mazhorancës, pasi një rezultat i lëkundur mund të bënte që vendi të humbiste trenin dhe shansin historik për në BE.
Ai tha se duke zgjedhur votën për mazhorncën, zgjidhet BE-ja dhe kështu thahet edhe këneta.
“Kjo është në fakt e gjitha, një kënetë moçalore. Duke zgjedhur BE-në zgjedhim që të thahet këneta, por duke zgjedhur kënetën, pengojmë një mision historik, një ëndrre shekullore, mbajmë edhe kënetën në jetë”, tha kryeministri.
Ai apeloi që ky shans të mos humbej për të disatën herë dhe qëllimi ishte mbyllja e negociatave brenda 2027, që e çon edhe vendin te dhoma e brendshme e BE-së.
“Të mos e humbim këtë takim me historinë, këto të tjerat janë të rëndësishme, por nuk janë historike. Qëllim është mbyllja e negociatave brenda 2027, ky është synimi. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan, sepse nu ka nevojë fare të pyesësh BE-në, sepse BE thotë se anëtarësimi bëhet mbi bazë merite”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri Edi Rama nuk harroi ironitë, epitetet dhe personifikimet mes botës zoologjike dhe asaj politike.
Ai kujtoi se kundërshtari i tij Sali Berisha po punon për të qëndruar në opozitë dhe për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjes më 12 maj, ndaj ka ndërtuar atë listë, duke i bërë edhe “nder” PS-së me heqjen e kandidatëve të fortë si Dash Sula dhe të tjerët.
Duke nënvizuar se Berisha kishte dalë me buf sot në konferencë duke thënë se është një shpend i mençur, ai tha se bufi i vërtetë është i mençur, por jo ai i Tiranës.
“Bufi e kishte pranuar sot, kjo është gjë e mirë. Bufi e kishte pranuar që është buf nëjherë, është dhe hapi i parë. Më tregonin që kishte thënë që bufi është gjë e mençur që e kanë mbajtur si simbol. Patjetër, bufi i kënetës meriton respekt, jo kur të vjen në Tiranë e bën politikë. Bufi i veshur me kravatë që na tregon ne si do bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin.
Bufin e respektoj vertetë për kënetën e Karavastasë, jemi të gatshëm ta mbështesim bufin, por jo për atë në Tiranë. Po jo të na tregojë ne se bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin. Dhe në fakt Kujtimit i merr të keqen ai edhe pse ka një palë musteqe dhe në fakt musteqet i ka madhështore ai”.
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur për fitoren e thellë më 11 Maj, duke thënë se nuk luajnë për Kampionatin kombëtar, por për Champions League.
"Sa më poshtë, aq më mirë. Edhe më poshtë edhe më mirë. Poshtë fare, mirë fare. Por, këtë herë, si asnjëherë më parë me duket kjo për atë mesazh që populli shqiptar do t’i japë Brukselit dhe 27 vendeve të BE si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për tu bërë anëtarë të BE. Me 11 maj nuk luajmë kampionatin kombëtar. Në 11 Maj, ne luajmë edhe Champions League. Dhe vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’u thënë të gjithëve dëgjoni në 11 Maj është një moment historik, që si asnjëherë më parë deri më sot, që kur kemi marrë rrugët dhe kemi ulëritur duam Shqipërinë si Evropa dhe jemi ndarë nga komunizmi janë bashkuar yjet e fatit dhe nuk jemi thjesht vetëm ne që duam të hyjmë por edhe BE do të na marrë.", tha Rama.
Më tej, Rama shtoi se në këto zgjedhje nuk duhet të mendojnë për ‘krushkun apo dajën’ por të votojnë njëzëri për PS.
“Nuk fitojnë dot ata, por problemi është me më 11 maj duhet që shqiptarët të përqafojnë njëri-tjetrin përtej të majtës e të djathtës, të tejkalojnë tifozllëqet, jo ky krushku dhe ai daja. Në këtë fushatë këto gjëra s’duhet të bëjnë sens. Shqiptarët pavarësisht se janë majtas apo djathtas s’e kanë pasur ndonjëherë si sot votën më të lidhur me një gjë shumë personale.”
Kryeministri Edi Rama tha se lista e PS-së nuk është për “mbulesë tavoline e vjetër me lule”, por serioze dhe e mbushur me të rinj, duke e krahasuar edhe me atë të kundërshtarëve.
Dhe këtu mori shkas nga disa emra të opozitës që nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë si në Elbasan me Dash Sulën apo me fituesin e Primareve në Kavajë.
Ai bëri ironi me Berishën dhe madje Dash Sulën duke e përsëritur epitetin “gjel deti”. Jo për fyerje, siç e sqaroi, por si kundërshtar të fortë dhe serioz, që “bufi e kullufiti vetë”, duke lehtësuar mazhorancën.
“Kjo është një zgjedhje se kush do qeveris Shqipërinë dhe kush do administrojnë punët e vendit. Nuk i kemi këto si dekor apo mbulesë me lule të një tavoline të vjetër. Unë dhe pak të tjerë jemi në listat e mbyllura, për të mos zënë të gjitha hapësirat e harës. Por ka edhe të tjerë të listës së hapur nga kandidatët që janë deputetë. Por këtu në Elbasan keni e të tjerë, si Dash Sula, që unë i them Gjeli i Detit, ai fitoi Primaret në Elbasan. Nëse mua do më vinte rasti me heq ndonjë nga lista e tyre është pikërisht Dash Sula, se është më i lodhshmi nga ata atje. Ndaj edhe i them unë atij gjeli i detit.
Dash Sula është, po i thoja qëparë, unë Dash Sulen do hiqja se është më i vështiri dhe më i lodhshmi kur del atje. Nuk mundet ta mbante dot këneta, më vjen mirë që s’do jetë në Parlament dhe nuk ka gjë më të ëmbël kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari vet. Kjo për të thënë që heqja e tij dhe disa të tjerëve, siç ishte rasti i Kavajës që nuk figuron në listë fare. Njerëz me vota, ça tregojnë ato në tërësinë tyre. Pse i hoqën, sepse ne kemi bërë një listë dhe kemi paraqitur një skuadër për të qeverisur sot dhe për të siguruar që Shqipëria është në duart e sigurta. Nuk ka gjë më të mirë se kur kundërshtarin tënd ta vret vetë kundërshtari jot. Por edhe kandidati i Kavajës që fitoi Primaret dhe nuk figuron fare në listë. Votate kënetës, por ishin vota, pse i hoqën ato?”, tha Rama.
Më tej Rama shpjegoi se lista e PS është për të qeverisur dhe për Shqipërinë në BE. Kurse për Berishën tha se “i kullufiti kandidatët për 12 majin dhe jo për 11 majin”.
“Ndaj kemi bërë një listë e skuadër për të qeverisur sot dhe për të ardhmen, për të treguar se Shqpëria në BE është në duart e një force politike që ka në AND-në e vetë ndryshimin e vetëvetes.
Nga ana tjetër bufi është përgatitur për opozitë, ndaj Dash Sula u hoq për 12 majin jo për 11 majin, edhe ai kandidati Kavajës u hoq më 12 maj. Se kur bufi të dali më 12 maj zgjedhjet u vodhën, çohuni e të tjerë, zor se Dash Sula do e ndiqe nga pas për të protesutuar dhe kërkuar zgjedhje të reja. Ndaj edhe bufi I kullufiti dhe ngeli gjeli pa listë. Se ka ngelur gjeli tani fushave të Peqinit”, tha kryeministri, duke shkaktuar edhe ovacione në sallë.
Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje demokratëve që u zhgënjyen nga Primaret që t’i japin një mësim Sali Berishës dhe të votojnë për PS më 11 Maj, jo për t’u bërë socialist, por për të ardhmen e tyre në BE.
“Iu them atyre që janë në kategorinë, të gjithë që në primare dolën fitimtarë dhe bufi...dhe të gjitha ta që votuan për këta, iu them se kurrë nuk ka për të hapur hajër asnjë zgjedhje e lirë e juaja, apo votim i juaji për sa kohë nuk do të thani kënetën. Askush nuk iu fton dhe nuk iu thotë se 11 Maj hajde merreni testerin e PS, apo bëhuni socialist apo ndërroni bindje.
Por ama me 11 maj edhe për arsyen tuaj tërësisht personale, që vota juaj e atyre pseudoprimareve është bërë objekt i një talljeje të madhe dhe ata që ju zgjodhët humbën rrugës, ju duhet të votoni 5, që me votë të investoni për Shqipërinë në BE dhe të merrni pasaportën e Shqipërisë Evropiane dhe t’i jepni një mësim bufit të kënetës dhe gjithë asaj kënete duke treguar se nuk jeni numëror topi, por kur e ktheni votën në anën tjetër ata ngelen komplet pa asnjë mundësi për të bërë sikur fituan. “, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama, në një takim nga Elbasani, tha se të rinjtë e të rejat që janë bërë pjesë e listave të PS, nuk janë thjesht një dekor apo një mbulesë me lule e tavolinës së vjetër.
Kreu i qeverisë u shpreh se nuk i kanë lënë të gjithë në fushën e betejës, duke shtuar se ai dhe disa emra të tjerë u futën në listën e mbyllur ‘që të mos zinin të gjitha hapësirat e garës’.
“Të zgjedhim partinë me më shumë vajza dhe djem dhe partinë me shumë eksperiencë. Kjo nuk është një zgjedhje e një konteksti bukurie, apo gare kush është më i riu, por zgjedhje se kush do të qeverisë Shqipërinë. Aq sa është e rëndësishme që të ketë shumë të reja dhe të rinj, siç kemi në skuadër, të rejat e të rinjtë nuk i kemi si dekor apo mbulesë me lule e një tavoline të vjetër.
Nuk i kemi lënë të gjithë në fushën e betejës duke kyçur brenda në listat e mbyllura, në fakt janë në një masë të madhe në rastin tonë në fushë betejë. Unë bashkë me pak të tjerë jemi në listat e mbyllura për arsyen se donim që të mos zinim të gjitha hapësirat e garës. E sigurt që sot, një pjesë e atyre që janë në listën e parlamentit të ardhshëm janë deputetë”, u shpreh kryeministri.
Komente

Ne fakt ty duhet te te jap populli nje mesim te mire dhe me pas atij matufit duke votuar per partite e reja qe te zhdukeni njehere e mire nga politika se e shkaterruat kete vend
Përgjigju