Politikë

Rama ironizon Dash Sulën dhe Berishën: Gjeli i detit mbeti rrugëve, ishte më i lodhshmi, kundërshtari e hoqi vetë! E kullufiti bufi bashkë me atë të Kavajës

28 Mars, 16:02| Përditesimi: 28 Mars, 17:02

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha se lista e PS-së nuk është për “mbulesë tavoline e vjetër me lule”, por serioze dhe e mbushur me të rinj, duke e krahasuar edhe me atë të kundërshtarëve.

Dhe këtu mori shkas nga disa emra të opozitës që nuk u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë si në Elbasan me Dash Sulën apo me fituesin e Primareve në Kavajë.

Ai bëri ironi me Berishën dhe madje Dash Sulën duke e përsëritur epitetin “gjel deti”. Jo për fyerje, siç e sqaroi, por si kundërshtar të fortë dhe serioz, që “bufi e kullufiti vetë”, duke lehtësuar mazhorancën. 

“Kjo është një zgjedhje se kush do qeveris Shqipërinë dhe kush do administrojnë punët e vendit. Nuk i kemi këto si dekor apo mbulesë me lule të një tavoline të vjetër. Unë dhe pak të tjerë jemi në listat e mbyllura, për të mos zënë të gjitha hapësirat e harës. Por ka edhe të tjerë të listës së hapur nga kandidatët që janë deputetë. Por këtu në Elbasan keni e të tjerë, si Dash Sula, që unë i them Gjeli i Detit, ai fitoi Primaret në Elbasan. Nëse mua do më vinte rasti me heq ndonjë nga lista e tyre është pikërisht Dash Sula, se është më i lodhshmi nga ata atje. Ndaj edhe i them unë atij gjeli i detit.

Dash Sula është, po i thoja qëparë, unë Dash Sulen do hiqja se është më i vështiri dhe më i lodhshmi kur del atje. Nuk mundet ta mbante dot këneta, më vjen mirë që s’do jetë në Parlament dhe nuk ka gjë më të ëmbël kur kundërshtarin më të vështirë ta vret kundërshtari vet. Kjo për të thënë që heqja e tij dhe disa të tjerëve, siç ishte rasti i Kavajës që nuk figuron në listë fare. Njerëz me vota, ça tregojnë ato në tërësinë tyre. Pse i hoqën, sepse ne kemi bërë një listë dhe kemi paraqitur një skuadër për të qeverisur sot dhe për të siguruar që Shqipëria është në duart e sigurta. Nuk ka gjë më të mirë se kur kundërshtarin tënd ta vret vetë kundërshtari jot. Por edhe kandidati i Kavajës që fitoi Primaret dhe nuk figuron fare në listë. Votate kënetës, por ishin vota, pse i hoqën ato?”, tha Rama.

Më tej Rama shpjegoi se lista e PS është për të qeverisur dhe për Shqipërinë në BE. Kurse për Berishën tha se “i kullufiti kandidatët për 12 majin dhe jo për 11 majin”.

“Ndaj kemi bërë një listë e skuadër për të qeverisur sot dhe për të ardhmen, për të treguar se Shqpëria në BE është në duart e një force politike që ka në AND-në e vetë ndryshimin e vetëvetes.
Nga ana tjetër bufi është përgatitur për opozitë, ndaj Dash Sula u hoq për 12 majin jo për 11 majin, edhe ai kandidati Kavajës u hoq më 12 maj. Se kur bufi të dali më 12 maj zgjedhjet u vodhën, çohuni e të tjerë, zor se Dash Sula do e ndiqe nga pas për të protesutuar dhe kërkuar zgjedhje të reja. Ndaj edhe bufi I kullufiti dhe ngeli gjeli pa listë. Se ka ngelur gjeli tani fushave të Peqinit”, tha kryeministri, duke shkaktuar edhe ovacione në sallë.


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?