Politikë

Rama ‘thumbon’ Berishën: I mençur është bufi i vërtetë i kënetës, jo ai i Tiranës! Kujtim Gjuzit i merr të keqen ai se i ka musteqet vërtetë madhështore

28 Mars, 16:08| Përditesimi: 28 Mars, 16:58

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama nuk harroi ironitë, epitetet dhe personifikimet mes botës zoologjike dhe asaj politike.

Ai kujtoi se kundërshtari i tij Sali Berisha po punon për të qëndruar në opozitë dhe për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve dhe humbjes më 12 maj, ndaj ka ndërtuar atë listë, duke i bërë edhe “nder” PS-së me heqjen e kandidatëve të fortë si Dash Sula dhe të tjerët.

Duke nënvizuar se Berisha kishte dalë me buf sot në konferencë duke thënë se është një shpend i mençur, ai tha se bufi i vërtetë është i mençur, por jo ai i Tiranës.

“Bufi e kishte pranuar sot, kjo është gjë e mirë. Bufi e kishte pranuar që është buf nëjherë, është dhe hapi i parë. Më tregonin që kishte thënë që bufi është gjë e mençur që e kanë mbajtur si simbol. Patjetër, bufi i kënetës meriton respekt, jo kur të vjen në Tiranë e bën politikë. Bufi i veshur me kravatë që na tregon ne si do bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin.

Bufin e respektoj vertetë për kënetën e Karavastasë, jemi të gatshëm ta mbështesim bufin, por jo për atë në Tiranë. Po jo të na tregojë ne se bëhet Shqipëria Madhështore me Kujtim Gjuzin. Dhe në fakt Kujtimit i merr të keqen ai edhe pse ka një palë musteqe dhe në fakt musteqet i ka madhështore ai”.


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?