Politikë

Rama batuta me organizatorët e Forumit të Bledit: Pse na keni vendosur karrige të vogla? Fshihet ndonjë mesazh?

1 Shtator, 15:05| Përditesimi: 1 Shtator, 16:00

  • Share

Në panelin e dytë të diskutimit në Forumin e Bledit në Slloveni për zgjerimin e BE-së, Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij duke bërë batuta me organizatorët.

Atyre u tha se nga njëri forum në tjetrin, karriget vijnë duke u zvogëluar. Ai pyeti me humor nëse fshihet ndonjë mesazh pas kësaj.

“Karriget bëhen gjithmonë e më të vogla. Keni ndonjë mesazh që na përcillni përmes karrigeve? Sa për të thënë që doni që ne ta mbyllim shpejt. Por nëse doni që ne ta mbyllim shpejt, jo moderatorë italianë. Dhe e dyta, nuk duhet të kishit njerëz nga Ballkani, e aq më tepër kandidatë”, u shpreh Rama.  


Lajmi kryesor:

Slloveni/ Forumi i Bledit diskuton për zgjerimin e BE-së, Rama: Po punojmë për të mbyllur negociatat në 2027! Costa: Mos humbasim momentin! Kos: Zbatoni reformat


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?