TIRANË-Qeveria përgatiti aktin normativ për të shtyrë pagesën e qirasë për 2 muaj, prill dhe maj për 3 kategori, biznesin e vogël që është mbyllur për shkak të situatës, familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës dhe studentët që janë larguar për në banesat e tyre pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.
Kreu i qeverisë theksoi se 3 kategoritë nuk do i paguajnë qiratë për prillin dhe majin dhe pas dy muajve në mënyrë proporcionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet. Por çfarë ndodh me ata që nuk kanë një kontratë noteriale? Kryeministri propozoi dy rrugë; ose të pranojnë fatin e tyre që e kanë shkruar vetë ose të denoncojnë. Por çfarë do të ndodhë me ata persona që qiranë e kanë burimin e vetëm të jetesës. Për këtë kategori, kryeministri tha se do të trajtohet ndryshe, pra do të ketë specifikime.
Nisma e kryeministrit Edi Rama për shtyrjen e qirasë për bizneset e vogla, familjet në nevojë dhe studentët, duke paralajmëruar qiramarrësit se nëse bëjnë rezistencë do të gjobiten pesëfishin e shumës së qirasë që marrin ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë nisëm si antikushtetuese dhe se po nxit përplasje sociale mes shqiptarëve vetëm për të mbrojtur oligarkët e tij të 120 milionë eurove që u jep koncesionet.
Pas akuzave të PD, ka qenë edhe më i ashpër reagimi i kryeministrit Rama duke i cilësuar si një çetë vulëhumburish ndaj hallexhinjve të kësaj lufte. Por kjo nuk ka mbajtur PD-në e heshtur ,ku përmes sekretari të përgjithshëm Gazmend Bardhi shprehet se Rama nuk duhet të merret me sulmet ndaj opozitës, por të anulojë koncesionet dhe të ushqejë familjet me bukë, pasi buxheti i shteti mund ta përballojë këtë gjë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Me aktin normativ për masat e veçanta do të ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës! Kjo masë mbështetëse vlen edhe për studentët që jetojnë me qera! Kush ka humbur punën në të zezë dhe ka këtë hall, mund të përfitojë nga kjo masë vetëm duke denoncuar punëdhënësin! Qeradhënësit do të ndalohen t'u kërkojnë pagesën mujore këtyre subjekteve ose do të penalizohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së qerasë përkatëse! Për çdo rast presioni nga qeradhënësit, subjektet qeramarrës të dy kategorive të mësipërme, të drejtohen në faqen online të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve! *kjo luftë kërkon medoemos që kushdo ka një mundësi më shumë, të solidarizohet me fakte jo me fjalë, për këdo që s'ka asnjë mundësi të mbijetojë pa solidaritet.
Botohet në fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për të shtyrë pagesën e qirasë për 2 muaj, prill dhe maj për 3 kategori, biznesin e vogël që është mbyllur për shkak të situatës, familjarëve të regjistruar në punë, që kanë ndaluar punën për shkak të luftës dhe studentët që janë larguar për në banesat e tyre pas shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë.
Ky vendim është një shtesë që i bëhet aktit normativ nr.3 të datës 15 mars 2020 të Këshillit të Ministrave , “për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.
“Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale dhe të dakordësuar me qiradhënësin, pas muajit maj 2020. Për ato kontrata që përfundojnë përpara afatit 31 maj 2020, detyrimi i prapambetur do të paguhet nga qiramarrësi brenda tre muajve pas datës 31 maj 2020”, thuhet parimisht në aktin normativ.
Ndërkaq, akti normative parashikon se të gjithë qiradhënësit të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim pritet të përballen me penalitete.
“Të gjithë qiramarrësit e përcaktuar në këtë pikë, të cilët kanë ankesë për qiradhënësin si pasojë e moszbatimit të detyrimeve të mësipërme, do t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve nëpërmjet komunikimit elektronik.
Qiradhënësit, të cilët nuk e zbatojnë këtë pikë, dënohen me gjobë në masën e pesëfishit të qirasë mujore përkatëse.
Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për ndjekjen dhe zbatimin e parashikimeve të kësaj pike dhe nxjerrjen e udhëzimeve përkatëse.”
Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas publikimit.
Ish-deputeti demokrat Edi Paloka nuk e shikon si zgjidhje shtyrjen e qirave. Për Palokën zgjidhja është subvencionimi nga shteti, pasi pas dy muajve aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët.
"Të vetmit që gëzojnë në këtë krizë dhe nuk janë në luftë janë 10 koncesionarët e Edi Ramës, që nuk u preket asnjë qindarkë. Vetëm këtë vit Edi Rama planifikon t’u japë pa asnjë dobi për qytetarët plot 120 milion euro! Qeveritarët e korruptuar dhe oligarkët janë të babëzitur, jo pronarët, që mbijetojnë me të ardhurat e siguruara nga qiraja!
Shyrja e qirave nuk është zgjidhje. Qiratë duhet të subvencionophen nga shteti, siç po bëjnë vendet fqinjë. Pas 2 muajsh aftësia paguese e bizneseve do të jetë edhe më e pakët. Vetëm Edi Rama nuk e kupton këtë, sepse i bën llogaritë e biznesit të vogël që mezi mbijeton në kushte normale, bazuar në fuqinë ekonomike të tij dhe të 10 oligarkëve, që pasurohen çdo ditë me paratë e shqiptarëve".
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mbrëmjen e sotme skemën dhe procedurën si do të bëhet shtyrja për dy muaj, prill dhe maj e pagesës së qirave për biznesin e vogël, familjet që janë prekur nga koronavirusi apo studentët. Kreu i qeverisë theksoi se tre kategoritë nuk do i paguajnë qiratë për prillin dhe majin dhe pas dy muajve në mënyrë proporcionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet.
"Komunikova një nismë parimin e një nisme, nëse më lejoni para se ta shtjelloj t'ju lexoj aktin normativ që lidhet me qiratë, që besoj se i jep përgjigje një pjese të madhe të përgjigjeve dhe shqetësimeve. Të gjithë qiramarrësit individë që kanë një kontratë për banesë apo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien përpara shpalljes së epidemisë dhe ka një kontratë pune por e kanë pezulluar apo zgjidhur pas gjendjes nuk do ta paguajnë detyrimin për dy muaj, prill dhe maj. Po ashtu të gjithë studentët me të njëjtat preokative nuk do ta paguajnë për dy muaj.
Po kështu të gjithë sipërmarrësit persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 mln lekë në vit, që kanë kontratë noteriale qiraje para epidemisë nuk do ta paguajnë detyrimin për dy muaj, prill dhe maj. Detyrimi i prapambetur do të paguhet në mënyrë proporcionale dhe dakordësuar pas muajit maj 2020. Për ata që përfundojnë para 31 majit, detyrimi do të paguhet brenda tre muajve më pas.
Të gjithë qiramarrësit që kanë ankesë do të i drejtohen tatimeve përmes komunikimit elektronik dhe qiradhënësit do të ndëshkohen me gjobë pesëfish. Drejtoria e tatimeve do të ndjekë dhe zbatojë pikat dhe nxjerrë udhëzimet. Jemi në kushtet e një lufte. Nuk do i paguajnë këto dy muaj dhe pas dy muajve në mënyrë proporcionale do të fillojnë të paguajnë detyrimet. Dy muaj kam parashikim që është optimist. Por mund të jetë më e shkurtër apo më e gjatë, por këtu jemi edhe mund të shtyhet sërish".
Por çfarë ndodh me ata që nuk kanë një kontratë noteriale? Kryeministri propozoi dy rrugë. "Në të gjithë botën marrëdhënia nuk është marrëveshje strikte e përcaktuar në bazë të pranisë së noterit, ka me apo pa noter, të shkruar mes palëve apo me shtrëngim dore. Mjafton që personat që kanë një nga këto marrëveshje. Ky akt nuk nënkupton favorizimin e qiramarrësit. Nëse ka një qira që e paguan apo një punë në të zezë që paguhet, janë dy kategori që kanë dy zgjidhje, ose të pranojnë faktin e tyre që e kanë shkruar vetë ose të denoncojnë' tha Rama në Opinion.
Por çfarë do të ndodhë me ata persona që qiranë e kanë burimin e vetëm të jetesës. Për këtë kategori, kryeministri tha se do të trajtohet ndryshe, pra do të ketë specifikime. "Ata që e kanë jetike këtë qira, janë në vete dhe do të kemi një përgjigje specifike, pasi nuk i konsiderojmë që të sakrifikojnë për të tjerët, por që duhen ndihmuar. I gjithë biznesi i vogël nuk do të paguajë qiratë, por edhe te biznesi i vogël ka një pjesë që punon, por që duhet ndihmuar nga situata, pasi e gjithë atmosfera nuk ia ka bërë të lehtë, por ka edhe një pjesë që nuk punon fare dhe që ne do i çojmë pagën e luftës. Edhe këtu për këtë kategori të dytë, që do të marrë pagën e luftës, do të kemi një lajm brenda paketës".
Megjithatë, taksa e pronës do të paguhet, tha më tej kryeministri. "Taksa e pronës nuk ka lidhje me qiratë, është taksë e pasurisë tënde, sesi e përdor ti atë. Me ato para që tjetri merr nga qirave ai paguan një tatim nga e ardhura mbi qiranë, taksa e pronës nuk ka lidhje me qiranë". Një përgjigje kryeministri e kishte edhe për akuzat e opozitës se kjo lëvizje çon në përplasje sociale. "Kacafytja është ëndrra e tyre. Le ta provojnë që të kacafyten me një qiramarrës".
Pas reagimit të Ramës duke i cilësuar si çetë vulëhumburish që nuk dinë se çfarë flasin, ka ardhur sërish reagimi i PD, përmes sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ai tha se Rama duhet të 'sakrifikojë' koncesionet, tenderat dhe shpenzime operative të qeverisë dhe të ndihmojë familjet që kanë nevojë për bukë.
"Edi Rama u kërkon sakrificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anulojnë koncesionet dhe PPP. Në vend që të sulmojë opozitën që po qëndron në krah të qytetarëve në nevojë:
1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.
2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.
3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.
Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës. Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anulo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook", shkruan Bardhi.
Pas akuzave të Partisë Demokratike duke u rreshtuar kundër kësaj nismës për shtyrjen e qirave për bizneset e vogla, familjet në nevojë dhe studentët, ka reaguar kryeministri Rama duke u thënë se po sulen si një çetë vulëhumburish, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte, ndërsa thekson se akti normativ, që është duke u bërë gati.
Në lidhje me akuzat s epo nxit përplasje sociale mes shqiptarëve, Rama iu përgjigj me ironi PD duke thënë se "sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç'bëjmë".
"Ndërkohë që kam publikuar parimin nismës së Aktit Normativ mbi pagesat e qirave të të dëmtuarve rëndë nga lufta që kanë humbur momentalisht aftësinë paguese dhe janë nën lloj-lloj presionesh, deri edhe të rënda nga qiradhënës të caktuar, shoh që ende pa dalë akti PD-ja është lëshuar siç di vetë kur prek majën e dëshpërimit!
Sa gjynah që janë, nuk e gjej dot pse Zoti nuk ua ushqen fare vajin e kandilit të trurit as në këtë kohë të errët, po nuk kemi ç'bëjmë!
Akti Normativ po bëhet gati, do të kem mundësinë t'ju shpjegoj edhe qiramarrësve hallexhinj, edhe qiradhënësve në hallin e tyre, edhe të gjithë të tjerëve që jetojnë me hallet përkatëse, se sa i drejtë është ky Akt Normativ, me ligj e me zakon, e se sa e fajshme (për të mos thënë kriminale) është në mes të luftës kjo kundërvënie e verbër e një çete vulëhumburish pa din e pa iman, ndaj njerëzve më në hall të kësaj lufte!", shkruan Rama.
Partia Demokratike ka dalë kundërt nismës së shtyrjes së pagesës së qirasë nga qiramarrësit duke akuzuar kryeministrin Rama se po nxit përplasjen sociale mes shqiptarëve vetëm për të mbrojtur oligarkët e tij.
Sipas PD, buxheti i shteti ka fonde për të ndihmuar qytetarët në nevojë, por Rama preferon që 120 milionë euro t'ua japë oligarkëve përmes PPP- dhe mbi 50 milionë euro në formë tenderash të dyshimtë që ju janë dhënë të klientëve të përhershëm dhe nuk zgjedh të ndih ojë popullin shqiptar.
Këto nisma, sipas PD "janë të turpshme dhe antikushtetuese, të një njeriu që është në betejë me shqiptarët".
DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE
Në këtë kohë pandemie, ku çdo qytetar është në betejë për të mposhtur virusin dhe për t’ia dalë pa dëme në jetë njerëzish, fatkeqësisht kryeministri është në betejë me shqiptarët.
Nisma e tij për të ndaluar pagesën e qirasë nga qiramarrësit e bizneseve të mbyllura është një vepër e turpshme që mëton të ndajë shqiptarët.
Ky është një vendim antikushtetues, i padrejtë dhe i rrezikshëm.
Njeriu që nuk pranon të anullojë kontratat koncesionare ku palë është qeveria, por shpall anullimin e kontratave ku palë janë subjekte private, është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Për të mbrojtur oligarkët, për të mbrojtur paratë e vjedhura, Edi Rama ka braktisur qytetarët dhe bizneset dhe tani po mundohet që t’i përplasë ata me njëri-tjetrin.
Në Shqipërinë e varfëruar, shumë qytetarë jetojnë me qiratë që marrin, një pjesë tjetër paguajnë shpenzimet e tyre me qiratë dhe një grup tjetër paguajnë këstet e kredive me to. Mospagesat e qirasë do të ulin jo vetëm të ardhurat për qiradhënësit, por gjithnjë e më shumë shqiptarë nuk do të kenë aftësi paguese. Ekonomia në vend do të goditet akoma më keq në zinxhirin e konsumit. Dhe kjo vetëm do të shtojë varfërine dhe numrin e të varfërve.
Një qeveri e përgjegjshme nuk do t’i hidhte shqiptarët kundër njëri tjetrit, në këto ditë të vështira. Një qeveri që mendon për të gjithë qytetarët, si për qiramarrësit ashtu edhe për qiradhënësit, një kryeministër që angazhohet në betejë për të mbrojtur popullin e tij nuk përpiqet të krijojë ndasi.
Një qeveri e përgjegjshme duhet të gjejë burimet e nevojshme për të mbështetur bizneset e vogla përmes heqjes apo pezullimit të përkohshëm të taksave. Likuiditeti i parave do të përdorej për të paguar një qira që mund të rinegociohej mes palëve.
Një kryeministër i përgjegjshëm duhet të ndërhyjë duke siguruar pagesën e 50% të qirasë për bizneset e mbyllura, siç po ndodh në Kosovë. Do të siguronte ndihmë ekonomike duke paguar një pjesë të rrogës së këtyre punonjësve siç bën Kosova.
Një qeveri e përgjegjshme duhet të heqë dorë nga vjelja e qirave shtetërore ndaj bizneseve. Duke i dhënë atyre mundësi që me ato para të paguajnë punëtorët e tyre.
Por për fat të keq, shqiptarët janë sot të vetëm në këtë betejë. Kryeministri nuk mendon për ta, dhe për vështirësitë ekonomike që po prekin çdo ditë e më shumë familjet e shqiptarëve.
Në buxhetin e shtetit janë sot 120 mln euro të destinuara për projektet korruptive të PPP-ve, janë mbi 50 mln euro në formë tenderash të dyshimtë që ju janë dhënë të klientëve të përhershëm.
Edi Rama nuk pranon që të heqë dorë nga këto kontrata, së paku për një afat një vjeçar. Kryeministri nuk pranon që të sakrifikojë aferën e 120 mln eurove nga buxheti i shqiptarëve.
Mes shqiptarëve dhe oligarkëve Edi Rama ka zgjedhur këta të fundit, edhe në kushtet e tmerrshme në të cilën ndodhet vendi sot.
Prandaj ka vendosur ti hedhë kundër njëri tjetrit shqiptarët, që t’i shtyjë ata në një konflikt social dhe të shmangë përgjegjësinë e tij dhe detyrimin e tij ligjor për t’iu përgjigjur me fonde, detyrimeve për qeverinë që i përcakton qartë Ligji i Emergjencave.
Sepse Edi Rama e ka për detyrim ligjor në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit për Fatkeqësinë Natyrore që të dëmshpërblejë çdo humbje të qytetarëve dhe bizneseve. Kjo nuk është në dëshirën e tij, ky është detyrim që rrjedh nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Qiraja nuk do të falet, por do të shtyhet për t'u shlyer pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se bizneset e vogla që janë mbyllur për shkak të situatës së luftës, familjet, por edhe studentët që jetojnë me qira nuk do ta paguajnë deri në fund të kësaj situate. Në rast presioni, Rama paralajmëroi se qiradhënësi do të gjobitet sa pesëfishi i vlerës përkatëse! Por reagimet në faqen e kryeministrit kanë qenë të shumta pas këtij vendimi. Disa qytetarë i janë ankuar kryeministrit se çfarë duhet të bëjnë qiradhënësit që varen nga qiratë që marrin, pasi mbeten në rrugë duke qenë se shteti po ndërhyn në pronën e tyre (e parashikuar nga gjendja e fatkeqësisë)? Kryeministri i është përgjigjur duke u kërkuar qiradhënësve, që të ulen dhe të flasin me qiramarrësin për një marrëveshje që të paguajnë me këste të arsyeshme pak e nga pak detyrimin. Pra nuk falet qiraja, por shtyhet që të paguhet pas përfundimit të gjendjes së krijuar nga koronavirusi. "Ulu me qeramarresin e bej nje marreveshje qe te te paguaje me keste te arsyeshme pak e nga pak detyrimin kur te mbaroje lufta" është përgjigja e Edi Ramës për njërin nga komentuesit që iu ankua.
ORE rama ti je I mire me qiramarresit ,,po pse nuk merr nja 30 veta e ti mbash ne shtepine tende ne surrel, ti nje femije ke,,zahon.,,,se ti ke dhe leke ti mbash me buke,,,po na thua mbajini ju,,se une dua rehatin tim.….
PërgjigjuVetem ka nje gje zoti Rama. Pagesa dmth vetem shtyhet, jo pezullohet me sa kam kuptuar. Kjo do te thote qe nese mua me shtyhen pagesa e taksave, ose dhenia e qirase, i bie qe une thjeshte i shtyj, se per te paguar do i paguaj patjeter! Keshtu apo jo! Dmth une ne muajt qe do rifilloj punen do me duhet te punoj qe te paguaj taksat apo edhe qirane e ketyre muajve qe nuk punoj. Kjo eshte pak e pakuptimte sepse e para une edhe kur te rifilloj punen ne dyqanin tim do me duhet kohe qe ta ringre perseri biznesin, dhe e dyta duhet te punoj shume me shume se sa punoja me pare qe te fitoj te paguaj dhe taksat ose qirane qe me ka mbetur nga keta muaj.. Keshtu me detyron qe mos te leshoj kupon tatimor etj etj..
PërgjigjuO Bardha rri ne shtepi se sta kemi qejfin ty tani, futu dhe ti ne llogoren kunder salivirusit, nuk behet opozite ne kohe lufte, nuk e pe mbreme salivirusin si ulerinte ne ekran , taman si nje ujk i plagosur.
Përgjigju@ genci 11.19.Rrofsh o Genc qe ma ben te ditur se qeveria me shpetoi mua jeten!!!Po ty a ta shpetoi?? Normal qe jeta eshte mbi ghithçka Por kur kam paguar taksa rregullisht prej kaq vitesh a eshte e drejte imja dhe detyre e qeverise te na ndihmoje?Pastaj meqe parate shkojne e vijne pse nuk subvecionon shteti??Apo parate tona vetem SHKOJNE kurse per qeverine vetem VIJNE! Nuk e di si do flisje nese qeveria nuk do te te linte me punu por do te te detyronte me pagu!
PërgjigjuShtet madheshtor! Ju lumte zoti Rama!
PërgjigjuDoli dhe thupa më në fund tathi i thupësn është i sigurt për thuthuqin e partis BASTARDE PD PARTI KRIMINELËSH E HAJDUTËSH. Këta sa të jet jeta s'vin në pushtet se skan vota kan vetëm një grusht kok pa larësh e një tuf analfabetësh.
PërgjigjuAi nuk ka tru
Po pse zgjidhje te duket kjo?vertet do te krijoje perplasje!jam qiramarres dhe korrekt me te zotin e prones prej shume vitesh.Biznesin ma mbylli qeveria me ligj! Qiradhenesit i takon e drejta e tij POR meqe mua ma mbylli RAMA i takon RAMES te beje dhe kompesimin e qerase! NUK kam nevoje per shtyrje qeraje se kete e zgjidh dhe pa akte normative! Ky akt mua me thote qe ne momentin kur hap dyqanin te zotit i kom borxh dhe qerane per muajt qe ma mbylli qeveria!!Pra na rrofte pagesa e luftes se pushkatimin ekonomik RAMA na e ka bo gati!!!
PërgjigjuSefer ,qeveria te shpetoj jeten.Dyqanin ta mbylli Covid-19. Lutu per shëndetin se lekët shkojne e vijne.
Pse kjo opozite kaq destructive,kaq armiqesore ndaj pupollit dhe shtetit shqi[ptar, nga I cili ushqehet dhe mendon ta udheheq ne te armen,Pse kjo opizite pa asnje version-alternative per qeverisje ndryshe,por vetem kerkon te hedh vaj ne zjarr dhe te pengon zhivillimet e proceseve shteteror e e kombetare,vertet kjo eshte mjerimi I shqiptareve dhe Shqiperise.
PërgjigjuKu e pe ti qe eshte destruktive dhe jo destructive Opozita? E di ti qe ne Kosove qirane gjysmen e paguan shteti??? Po rrogat e di qe i paguan shteti dhe nuk detyron biznesin te marri kredi pa njohur kushtet e kredise? Mos flisni kot sa per te hardhuar oksigjen se vlen sa frengu pulen keto kohera! Degjoni, lexoni, perpunoni pastaj fol se te nderon jo ysh perpara se thote KM juaj se imi s'eshte me keto marrezira qe ben! Opozita ta ka thene, ose paguan shteti qirane ose e ndajme 50 me 50! Cdo alternative eshte me e mire se kjo e miratuar ne menyre antikushtetuese!
Kryeministri yne eshte me i miri ne bote. Mendoja se ishte Saliu qe fliste per te tera por jo, ky edhe i ben. Ben akte normative, sa per 140 deputete qe marrin rroge kot, ben mjekun, policin, sportistin, gazetarin, ahengun, dolline, te gjitha. Nuk ka me mire se ky, gjall ne bot. I sugjeroj qe te nxjerri nje akt normativ dhe te vere orare per shkuarjen ne tualet, se helbete mbakne apo smbajne tubat e mutit...
PërgjigjuNe U.S.A.sapo doli vendimi :-Asnje landlord nuk lejohet te perzere qiramarresit kur nuk paguajne qirane,per sa kohe jane nen masat shternguese te covidit,kjo bazohet ne ligjet qe perdoren automatikisht ne raste te tilla.Shqiperia duhet te marre shembull!
PërgjigjuKur nje qeveri te zhgenjen per rreth 75 vjet eshte e veshtire te gjesh arsye kombetare. Tani ne jemi ne lufte, e ne dime si te veprojme mbas lufte. Te behet referendum qe te shtetizohen tere pronat ne shqiperi. Ky popull gjithmone ka fituar me votime . Vec e kupton me vonese qe ja kane fute gjithmone vetes.
PërgjigjuDuhet shume kujdes nga qeramaresit! Duhet te sigurohen nga veprimet e njeaneshme duke u mbeshtetur ne egzistenca e nje ideje, per te perfituar nga prona e tjeterit. Historikisht bilanci ka qene kritik, se ne te tilla raste nuk ka bere fajde as qenia vella ose moter, as egzistenca e mbrojtjes nga me te fortit. Nuk duhet fajtesuar ai qe iluzionoi nje ide te tille por fajtor do jete ai qe pervetson pronen e tjetrit, qofte edhe per disa muaj. Arseni
PërgjigjuPas 6muajsh do luteni ju qeradhenesit por sdo gjeni me njerez per tju dhene qera.Shumica do kene falimentuar si biznes....Zgjerojeni zemren o njerez se ju eshte bere sa nje koker dardhe.
I kam lexuar komentet me shum kujdes dhe nuk di ta shpjegoj se si qendron puna atje ne Shqipri, vetem se me duket se dikush me shum ka hallin e qera marrjes se sa jeten e tij o te dikujt tjeter( pa ofenduar njeri gjithmon). Shteti besoj duhet ti bej me mir studimet e ksaj situate, por duhet dhe ta pranojm qe jemi ne nje situate te panzakont qe nuk eshte par prej shum e shum kohesh. Vet jetoj ne UK dhe ktu pak a shum u moren disa masa te ngjashme, Pagim der ne 80% e pages ne rast humbje pune, Mbrojtje nga Kredia Shtepis der ne 3 muaj( por do pagujet pas lufte). Etj etj. Ne rastin tim personal Vazhdoj paguaj cdo gje dhe pse akoma skam mar as nje lek nga Shteti prej nje muaji ne Karantinim me dy familje, prinder X2 dhe vet X5. Minimumi £3000 ne muaj vetem baziket. Edhe ktu qeveria mund te bej leshime me taksat e qeveris vendore po se rruan njeri. Detyra ime si prind dhe fmi eshte ti rri gati ktu familjes der ne frymen time te fundit dhe leku eshte gjeja fundit qe mendoj(dhe seshte se eshte pa fund por me pun krahu).plus 5 familje pleqsh qe as nuk i njof te gjith me lagje we i mbaj me pazar nga nje muaj. Por duhet ta Respektojm Qeverin Shqiptare per masat e mara ne nje koh rekord pamvarsisht rrethanave. Per ato qe jan qera dhenes dhe jan ok nga ana financiare qe mendoj se jan 99% e tyre nuk eshte se do bejn keq qe te presin e ti marin pak me vones, po ashtu edhe qera dhensit mos te ken mendjen te mbajn lek ne bank e te perfitojn nga Fatkeqsia. Problemi mbar boteror qe po shkatron boten eshte vetem Tafmaja & Lakmia. Nqs se njerzit behen bashk ne kto koh ska gje qe nuk mundet. Uroj qe te jemi te gjith mir e tja dalim mbane kti p...dh motre virus dhe ti lem gjerat materiale ne nje an, se po te ishte lufta 3 botrore e po na bombordonin sa para mbrapa sbesoj do kishte koh njeri tu ankonte per vlers monetare me shum se te shpetonte koken e tij dhe te dashurve te tij. Sa me shume Paqe & Dashuri dhe bota do jet nje bot me e bukr per te gjith.
PërgjigjuBravo,arsyetim i plote mbi situaten.S'ke cfare te shtosh me teper.
keta qe japin objekte me qera gezohen per te gjithe ata qe ndihmojn ne kete situat botrore.por nuk duan qe te jene ne vendin e tyre.duan te gezohen me xhepin e tjetrit jo me te tyren.duan leket nje me nje.nuk mendojn dhe pak per ata qe nuk punojn dot.nuk them qe dhe ata duhet te paguajn prandaj dhe eshte me e llogjikshme te shtyhen,te paguajn me vone dhe me keste,shume e sakte.shqupi do ti mbuloj te gjitha shteti.shteti te paguaj dhe mediat qe na hiqen si gazetar,te gjithe analsitat e leshit se na ngelen pa pune,shteti duhet te marri borxhe cdo dite,qe te falimentoj ky shtet duhet thjesht te ndejkesh ato qe duan sgqupistat qe as rrogen e tyre nuk pranojn te pergjysmohet.sic dujet dhe qiradhensat na qenkan shqupista me ide fashiste qe nuk u intereseon asgje cetem xhepi i tyre
Përgjigjuky bardhi don tja shtysh nje sallam 2-3 metra o edo
PërgjigjuMerruani shtëpitë atyre që I kanë blerë me gjak e mund në emigracion, dhe me qirat që marrin mbajn familjet e prindërve dhe paguajn akoma kredi bankare .. Kjo është reformë e 1946, ske faj ti o plehrë mirë na i bëre se vet te votuam që nga unë i pari. Ti je me plehrë se Saliu o Edi Rama.
PërgjigjuHiqeni nga menja ate perplasjen veri jug qe shef saliu ne enderr cdo dite.. Kontribuoni ta kalojme kete semundje .. sh qytetre po dalin per xhiro.. Shtoni masat se jemi akome ne gjysem rruge.. Lejeni politiken se ajo na ka marr ne qafe si komb..
PërgjigjuSi duket këta kriminel të PD-s janë qiradhënësit më të mdhenjë ...!
PërgjigjuGjynahe Bab Ed Rama u thinje për populline. Tani I ka flinke e mjekere bore të bardha, u tret për populline
PërgjigjuPo mir e kan keta te pd qirraxhinjt mos paguajn qirradhenesin te bejn bamiresi po qeveria pse si fal drita uje se ngeli duke ber si i njerzishem edi rama ne kuriz te popullit.
PërgjigjuNe Gjermani disa dite me pare Adidas njoftoi qe nuk do te paguante qerane per dyqanet e saj qe jane te mbyllur ne kete kohe krize. Pati nje indinjim te madh nga shoqeria dhe sot Adidas deklaroi qe do te paguante rregullisht. https://www.spiegel.de/wirtschaft/unternehmen/corona-krise-adidas-will-nun-doch-miete-zahlen-a-afa90028-8d2f-4c9d-9eb5-fa50a593d490 Nuk do te thote qe ai qe ka dhene dyqanin me qera eshte me doemos me i pasur se qiramarresi. Shteti duhet te jete i kujdesshem qe te solidarizohet me te dyja palet! Nje zgjidhje do ishte qe qirramaresi te mos paguante 2-3 muaj dhe shteti te kompensoje tatimin e qerase per 12 muaj per qiradhenesit.
PërgjigjuO Kevin o mret, po ti e njeh mire cfare eshte Adidas? Nese jo ta them une qe eshte pothuaj e barazvlefshme me kompanine Mercedes-Benz, qe do te thote qe jane kompani aq te pasura sa jo vetem qe nuk duhet te diskutojne per qirane, por perkundrazi, duhet te kontribuojne ne zbutjen e rendeses financiare per popullin. Ketu behet fjale per qirate per dyqane te vogla qe luftojne per mbijetese, dhe jo per kompani gjigande financiarisht, por te vogla ne mendesi (nese eshte e e vertete ajo qe thua).
Zoti kryeminister!keto banditat,kriminelet,drogagjijt e PDse kane nga 5,6 pallate te leshuara me qera me para droge e krimi prandaj dalin ne konferenca per shtyp krye 30"se jua prish interesin ti.
PërgjigjuShume i drejte vendimi,kur dyqanet jane mbyllur cfare qeraje(700mije min)do pronari kur nuk punohet,per mendimin tim do shtuar nje vendim tjeter per pronaret.te demshperblehen ne baze te kredise qe i paguajne bankes(shume lehte e verifikueshme) edhe s besoj se paguajne me shume se 500 mije ne muaj,nqs paguajne kredi gjithmoneper tu verifikuar.nqs jane pronare te marin 200 mije lek e te rrine urte.
PërgjigjuKe shume te drejte zoti edi rama,,,,kryeminister me dinamik ne pune se ti nuk kemi pare ne 20 vjet,,,nuk marrin vesh gomeret e pd,,kujtojne se duke kundershtuar cdo gje te mire qe ben qeveria do mundin te kundervene popullin kunder qeverise,,ata legenat e shqupit te na thone n.q.s. i ha barku per popullin sa familje ka ndihmuar P.Derrave..dhe te na tregojne se ku i kane gjetur paret per te blere makina mbi 50.000 euro,,...si nuk kane turp qe dalin ne TV....
PërgjigjuMir ata t partise Po kto mbeshtetesit e tyre nuk I kuptoj m. A nuk I dine se ca masakrash jan ber gjat kohes kur ishin ata n pushtet (gerdeci 21 janari Tropoja etj). Se kuptoj si I shkojn akoma nga mbrapa
O zoti rama po te flas me fakte dhe shifra: ma ke mbyllur biznesin me urdher dhe do te me japesh( Nese gjithmone) 26000 lek.pi keshtu dhe bashkeshortes sime 26000 lek.pra bejne 52000 lek ne muaj.Qeraja qe paguaj eshte 50000 lek.sigurimet mujore 21000 lek(1+2).uji dhe dritat shtepi plus dyqan 20000 lek.pra shpenzimet mujore te detyruara(pa futur detyrimet vendore) jane 91000 lek.Mund te me thoni si te jetoj? Jam vet i katri ne familje.E kuptoj qe eshte kohe lufte por perveç armikut virus kemi dhe armikun fukarallik dhe keqmenaxhues!
PërgjigjuORE JANE GJYNAH STUDENTET DHE ATA QE KANE MARRE DYQANE ME QERA,,POR DUHEJ SHTETI QE TE PAGUANTE QERATE E TYRE PER TRE MUAJ...E MERR PERSIPER SHTETI PAGESEN...POR KY SHTET NUK MENDON PER POPULLIN ,,SE PARATE I KA BERE KONCESIONE E TENDERA....EDI RAMA THIRRI MENDJES SE EDHE QERATE QE PAGUAJNE STUDENTET ESHTE FAJI I QEVERISE ,,KENI 7 VJET DHE NUK E CATE KOKEN PER TE NDREQUR KONVIKTET APO TE SHTONIT DISA KONVIKTE TE REJA...TURP.I MADH..QEVERI HAJDUTE..
PërgjigjuFajin e ka Saliu
PërgjigjuBoll! Jemi ne lufte dhe zgjidhjet e momentit jo gjithmone jane te pranushme.. Le ti japim kohe te beje zgjidhjen e duhur.. Nuk do na hedhi shteti jone ne lume...
PërgjigjuLufte eshte termi i duhur per te justifikuar edhe veprimet me te keqia. Ky nuk dha asnje shpjegim se si i beri llogarite qe mori kete vendim, cfare pasojash do kete dhe si do perballet me ato pasoja. Nuk mund te marresh nje vendim me pasoja kaq te medha me instikte apo ide te momentit. Kujdes nga anarkia dhe popullizmi duke u justifikuar me termin lufte. Duhen ruajtur parimet e demokracise qe jane dhe baza e ketij sistemi
Dridhe like, boje triko
PërgjigjuKeto masa injoranteske priteshin nga ky kryeminister i felliqur.... E ka per detyre plehra qe te paguaje gjithcka sepse kemi nje jete qe paguajme taksa per keto dite, por kta kurvat i kane vjedhur taksat dhe tani nxjerrin keto masa idiote si e si per te mos na dhene ate qe na takon....
PërgjigjuSkandaloze dhe e rrezikshme. Shtetëzim i pronës private me ligj dhe antikushtetues nga ana e qeverisë( një personi).Populiste dhe e rrezikshme. Shpresoj ta kthejnë mbrapa ,sa pa u krijuar ndërmjet personave juridikë privat.
PërgjigjuNuk eshte antikushtetuese Kjo gje i lejohet KM gjate periudhes se fatkeqesise natyrore
Edhe pak e keni , zgjebsa te mbaruar.Dale se nuk keni pare gje akoma ju bytheca qe i bete duart gjak duke i duartrokitur te dyja palet e ketyre muterve qe ne Shqiperi quhen politikane se nuk keni bythe te rroni me djersen tuaj dhe ju shkoni mbrapa partive.Edhe ato milionat qe gjoja hodhi per biznesin vete do ti marrin dhe populli do ta haje prape.Ta gezoni .
PërgjigjuE kuptoj shqetesimin e atyre qe kane ambiente te dhena me qera.Shteti mbase duhet tu jap dhe atyre 26000 lek si pagese lufte per çdo ambient te mbyllur me urdher qeverie.POR ata nuk kane si ti kerkojne qera qeramarresit kur aktiviteti tyre eshte mbyllur.Disa qeradhenes thone se kane kredi per te paguar dhe kan te drejt POR mos harroni se dhe bizneset kane plot prej tyre kredi per te paguar!dhe duke ndihmuar qeramarrsin ndihmoni veten tuaj!( mos harroni se ne kohe normale jeni paguar rregullisht nga keto biznese dhe kur ata vet nuk kan pasur ndonje fitim ose e kan mbyll muajin dhe me humbje!)
PërgjigjuO sefer daja po ya paguaje shteti qirane se taksen e 15% e me,prandaj mos fol me karlleqe
Vetem kete jave spitali rajonal I vlores mbylli tenderin e ushqimit me mbi 3 mln euro e pak kohe me pare spitali psikiatrik vlore te dhene te njejtit person, pse nuk i ndalon keto tendera zoti rama, apo leket qe mer nga BE 50€ per cdo te burgosur e nderkoh ushqimet ja cojne familjarer,, ndaj strategjia e Etildes dhe rames eshte sa me shume njerez ne burg pasi marin nga BE 50€ ne dite per te burgosur, ndaj sberen dhe amnisti por u tallen, pasi nese do dilnin minimumi 1000 te burgosur etilda qe fle ne hotele luksi me .. do humbiste 50.000€ ne dite ne muaj beheni vet llogarine,, hapni syte o popull e ngrihuni ti shporrim te gjithe plehrat me pd e ps
PërgjigjuPo cuditem me komentuesit,te gjithe jetojne me qerane e marre nga dyqani.Askush nuk punon nga Ju?,apo merrni ate qera dhe jetoni si parazit.Dembela njerez.Megjithse vendimi i Kryeministrit eshte i padrejte dhe absutd,nuk e justifikon qendrimin tuaj karshi ketij vendimi.
PërgjigjuE ke idenë sa është papunësia në vend? Mos akuzo kot. Pa qënë militant partie e pa bërtitur e ndenjur mbrapa parrisë nuk ke shanse të punësohesh. Dhe nëse janë të papunë me dëshirë, kanë liruar vendet e punës që të punojnë të ardhurit nga rrethet. Nuk marin as asistence as pagese papunesie, kanë kursyer shtetin, madje i japin lekë shtetit taksta e detyrime nga qeraja.
Rrofte PK
PërgjigjuRroft pi.... sateme se na kenaqi mbreme
Gomarllik i paster
PërgjigjuPo une qe kam kredi e me qerane paguaja kredine do ma paguaj qeveria kredine
PërgjigjuPo pse po fitimim mos e ndan gje me qiramaresin biznesi,me cfare te drejte shteti behet pronar ne pronen time o plehre.
PërgjigjuO pall po flas per ato "biznese" qe me zor shtyjne muajin!Po ti kur thua biznes kujton se jane te gjithe si mane,kastrati,nushi etj.shumica e tyre mbijetojne dhe 4 milion ne muaj nuk i shohin as ne endrrat me te bukura! Nuk po them te mos paguajne POR atyre qe ja ka mbyll shteti me ligj tja paguaje shteti qerane.KAQ! SA per ,"emrin" : Sefer daja ka qen nje bejtexhi qe ta jepte pergjigjen sipas menjes!!!
O safet prandaj nuk ecën Shqipëria para se ka emra turq si puna jote, po pse o debil ai që ka marrë dyqan me qera po themi 700 mij lek, dhe vet fiton 4 milion lek ne muaj më mua i ndan lekët e tepërta?! Ahh që juve o do.. Nëna që të të njihni per baba.
Po .fitimin qeramarresi e ndan me ty! Ti qerane e merr çdo muaj(dhe nuk pyet ndonjeher fiton apo nuk fiton qeramarresi).pastaj dhe sikur te mos e vendose Rama vete ai qe ka nje ambient biznesi te dhene me qera duhet te tregohet NJERI ne rradhe te pare! Si mund te paguaje qera ai qe nuk po punon se eshte mbyllur me urdher qeveritar??
I nderuar z.kryeminister, ky me duket nje vendim plotesisht i padrejte, pasi ne nga qiraja mbahemi familjarisht. Me cfare do paguajme kredit, ushqimet, ilacet, drita, uje. Me duket nje vendim i palogjikshem se jo te gjithe kane kursime nga qiraja qe marrin. Nese do ishte keshtu duhet te merrni dhe ju ndonje mase ndryshe ne favorin tone si shtet. Ju si shtet duhet ti dilni garant te gjitha kategorive ne kete rast pandemie.
PërgjigjuRipjellje ti mund te thush ca te dush se koment i lir esht , por njerit i kam 25.000 € per 3 vjet , dhe tjetrin e kam me qera ka 10 vjet me 600.000 lek ne muaj . Per sa i perket topes ashtu jam , mua nuk mi kerkon qeraxhiu keto muj e kam te rregullume punen time , rri i qet ti per kok bidonin
O andon o koke bidon ti as ke mare nganjehere qera e as ke dhene se dukesh ca arsyetimi qe bene o tope
Po pse nuk punon po pret qerane , po a e shikon qe nuk po punon asnje lloj buznezi . Apo te marre borxh e ti jape ty te ruash ekulibrat ekonomike , po te jem si qeragjiu jot ta le direkt objektin klm
O majlinda fal enver hoxhes e vaksinave te tij qe nga tbc e plot te tjera je sot gjalle jo fal masave te ketij gjakpiresi. Mjeket ne mbare boten po bejne tbc te mbrohen nga Covid 19. Popull injorant ju ka bere lavazh rama
O Zotri po sikur ai qeramarrsi ta lej dyqanin deri sa ti te gjesh nje qeramarrs tjeter ku do ti gjesh oto lek ? sa per modelin e italis po te kishte bere kete qe beri Rama nuk do kishn gjith ato viktima mendoni per jeten tuaj jo per lekun o njerez . Nese deri me sot Rama ska ber gje sot ai bere ate qe duhej bere po mbron poullin dhe po mos bente kete si itaianet do ishim . Ky popull do Enver Hochen se ai i bente zap .
Zoti Kryeminister, ne nga qiraja mbahemi me cfare do ti paguajme drita, uje, tel, ilace ushqimet e muajit me cfare do ti blejme ne nga kjo gje mbahemi familjarisht. Kredite me cfare do ti lajme?!Te jepni dhe ju leke si jashte ne mbeshtetje te kesaj kauze na e jepni ju qirane athere nga shteti. Duhet te mbani dhe ju pergjegjesite e juaja nuk me duket nje vendim i drejte dhe i arsyeshem. Faleminderit!
Përgjigjuti o Genci qenke tamom Genci ... po pse mer barbon se i till do jesh nga komenti qe ben .. duhet ti vij turp Aurores se ja ka bere Zoti risk apo ka punuar te kete 1 prone e mer qeran e spunon .. turp te vij ty mer moracak komunist qe kujton se jemi me prone shteterore akoma.. bisneset ja mbylli shteti ai ti dali per zot ... pse sdel ky gjati te thote qe e ne na falet taksa truallit qe e paguajme 1 me 1 e kur pronen e kemi bosh .. mos i jep llapes kur ne jeten tende ke pagu vetem uje e drita
Po mire moj Aurora qe na ke bere gjashte komente ,nuk punoni ju familjarisht apo prisni qerane. Turp t'ju vije. Edhe pa te thene Kryeministri vete duhet te ulesh me qeraxhiun dhe t'ja falesh ose ti kerkosh shume-shume gjysnen e qerase. Edhe nje here turp t'ju vije
Po ne zoti rama me qerane mbahemi si familje cfare do hame dhe me cfare do te paguajme drita , uje, tel, tatimqeraje dhe gjithashtu taksat vendore ne i kemi ne kurriz po ilacet me cfare do ti paguajme!
Përgjigjupo bashkia a fo na e marri taksen e prones????
PërgjigjuAh deliri i madheshtise eshte i rrezikshem, si katunaret qe zbriten ne qytet. Anullo PPP e leshit e ndihmo popullin
PërgjigjuC'NA bere more edi ne me qirane mbaheshim….
PërgjigjuKy eshte vendimi me i palogjikshem i marre deri me sot...pa shkuar me tutje ne paligjshmerine e tij
PërgjigjuPo biznesi i vogel te hallexhinjte merr me qira, nuk shkon tek ata qe kane qendra tregtare. Si gjithmone fukarai e ha.
PërgjigjuKjo mase ngjall konflikt ne popull dhe duket e rrezueshme ne gjykate. Shteti duhet te lehtesoje ose subvencionoje, jo te ndeshkoje pa shkak. Shteti rri vete jashte loje,pa fut doren ne xhep, edhe i thote privatit 'se mos merr qira se te ndeshkova'. Qellimi duket i mire, por mjeti i perdorur i padrejte dhe konfliktual.
PërgjigjuTani ka ngelur vetëm që Lideri Suprem të urdhërojë shtetezimin e gjithë pronës private dhe të na shpallë diktaturë proletariati. U pa puna, le ta shijojë delirin e pushtetit absolut ca kohë,sa të vijë ora që shqiptarët t'i lajnë hesapet me të.
PërgjigjuEshte i afte per diversion teknika te mesuara nga partia punes perca e sundo kaloja fajn tjerve packa se problemin e ke kriju vet me ket bllokim deri diku imagjinar nga ky armiku paduksem me te semur te pompuar e me viktima te sajuara. O dallkauk u cove nje megjes dhe bllokove gjithcka shikon tv italiane cfar masash marin ata i kopjon dhe ti mbas 3 ditesh po i kopjon shemtut pa regull pa qartesu shifra data masa thjesht urdher a thu se jemi kafshe cirku dhe do i vijm pas avazit urdhrave arbitrare qe vet leshon dhe sman pegjegjsi se je i pa pergjegjshem je i semur ajo kartela qe ke pas ka qen e sakt skizofrenet ushqehen nga frika nga paniku me ate jeton aty ndihet i gjall ndez imagjinaten tende se je shpetimtari kti populli pa ty do shfaroseshim me pak fjal je 1shi ti i di tgjitha. Ne fakt do beje mire te hiqje takse e rruges se kombit qe ke dhen me koncension sepse ne kontrat ke shkruar qe ai paguhet dhe kur nuk fiton pra nga ajo shuma 100milion euro 10milion euro i shkojn koncesionarit se ka dal me humbe ska punu kto dite sw ska pas qarkullim per kto jep llogari ti jo qeraxhiu puntori ne te zeze ato pune e kan zgjidhjen brenda jane te vet regullushme marveshje sic kan ra dakort dhe me pare. Ti jep llogari per koncesionet dhe jepi buke njerze mos i nderse kundra njeri tjetrit.
PërgjigjuMe çtë drejt nxjerr urdheresa ky per pronën private!!!?? Nuk e kupton që prona esht e shtrenjt dhe e drejt hyjnore? Shumica e qiradhenesve mbajn familjen me qeran, nuk e kupton kaq gje ky mostra qe vet nuk i ka ber asnje lehtesim bisnesit!
PërgjigjuPra z.Kryeminister gjithe koston e pandemise prape populli do e paguaje, mjafton te mos preket buxheti i qeverise tende.
PërgjigjuPo mire me me fal tani se spo arrije dot ta kuptoj kete gje. Ky thote mos paguani qiradhenesit, po qiradhenesi kredine e bankes me te cilen e ka blere dyqanin apo shtepine mos ta paguaj? Po kur te mbaroj kjo situate dhe te mos me kete dhene 2 apo 3 muaj qera qeramarresi ti do me ndalosh mua qe ti them u mbyll kontrata? Ta nxjerr ne rruge dhe te gjej qeramarres tjeter. Kjo eshte ti marresh njerezit ne qafe e ti nxjerresh ne rruge jo tani po pas 2 muajsh.
PërgjigjuDeri Tani vendimi ma i mire i mundshem prefekt
Përgjigjudukesh qe i bjen shpejt Qylit !!!
Po qiraja 2-3 qind mije leke ne muaj po i zoti dyqanit ky do ushqehet ajo qira eshte per te ngrene buke shteti ben mire ti maguaje vete te gjtha se ka gjithe jeten qe e vjel popullin dhe tani eshte rasti tja ktheje mrapa dhe jo dhe jo nje pronar me nje dyqan te vogel se ato jane leke per buke
PërgjigjuMe cfar dispozite ligjore denon qiradhensin per bisnesin e vogel ? Paguaji nga xhepi ose buxheti.Banesa ambjeti eshte imi dhe jo prone e qeverise.Ju qe bllokuat punen aktivitetin e bisnesit ke mare persiper ta pagujshe.Kontrata eshte private.Punte e qeverise zgjidhi ti dhe jo ne kurriz te privatit.Ti nxjer vendime per gjoba ne shkojme ne Gjykate.Ti nuk je zoti neqiell e toke duke bere si te duash e spekulluar me epidemin.Ulu e bisedo me njerzit zbrit nga kali,pasi aty rri me votat tona.Je me i arsyeshem e llogjikeshem me njerzit.
Përgjigjuo kafsh e qelbur. po un qe jetoj me 300 m8j lekshin e dyqonit qe kam dhon me qira...
PërgjigjuDembel.... , gjej pune si të gjithe ne te tjerët. Tironc tave fërgese.
Po me keto shkollat private ketej nga Durresi si i behet.. Te pakten te marrin gjysmen e shumes..
PërgjigjuKy po supozon qe te gjithe ata qe marrin qira jane te pasur dhe nuk kane nevoje per te ardhura. Gabim trashanik dhe veprim ne kundershtim me cdo llogjike ekonomike dhe besoj dhe ligjore. Mbase i duken te gjithe si vetja qe s'i numuron dot pronat por ka dhe nga ata qe nuk jane te tille. Edhe qiramarresit jane taksapagues (dhe jo pak por 15%) dhe duhet te mbrohen si te gjithe bizneset e tjera.
Përgjigjushihni njerezit se kane dale ne rruge pa respektuar masat e duhura. Sot eshte shkelur karantina me kater kembe. Mos e leshoni kete sakrifice tani se do e humbim si xhaferri simiten se nuk kemi sistem shendetesor ne te na kuroje. o do bejme sforco me gjithe ekonomi ose do ikim per lesh.
PërgjigjuSi ke guxim ti mor gomar i gjate me vendos per qerane e privatit.Kaq shume te ka hype deliri i madheshtise sa me duket se po mendon se je pronari i Shqiperise.[Kush je ti ti ti ti]Kishe ba mire me nxjerr akt normativ qe per keto muaj qytetaret te mos pagujne drita e uje.te mos pagujne taksa banese,taksa gjelberimi tvshra etj etj etj e largoju nga privati se ato shtepi,dyqane e cfar kan leshu me qera i kan ba me mund e sakrifica,kurse ti cfar ke ba e ca ke neper banka i ke me korrupsionin e 20peqindshit ne bashki e vjedhjet 7 vjecare ne qeveri