Politikë

Rama: Bllokimi nga një vend brenda BE është zakon i keq! S’mund të përdoren çështjet dypalëshe mes dy shteteve, është hipokrizi dhe marrëzi

23 Shtator, 13:50| Përditesimi: 23 Shtator, 14:22

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama shprehu kritika për qasjen që ndjekin disa vende të BE, të cilat në disa raste kanë bllokuar negociatat me vende të caktuara për shkak të problemeve mes njëri-tjetrit. Ai i cilësoi si hipokrizi dhe marrëzi veprimet e tilla, teksa përmendi edhe rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbetur shumë pas Shqipërisë sa i përket procesit të negociatave.

“Janë ca i vjetër në këtë punë dhe kam parë edhe ca të tjerë që ishin pararojë. Në fillim ishte Maqedonia, kështu quhej para se të ndryshonte seksin. Tani Maqedonia e Veriut. Nuk është në hartë, më pas ishte Serbia, ndërkohë nuk është gjekundi dhe Shqipëria konsiderohej si ndonjë ditë kush e di. Ndërkohë që tani jemi më përpara por s’duhet të mendojmë në kuptimin e disa vendeve të tjera, duhet ta mendojmë si një mënyrë për të bërë punën tonë dhe këtë mendonim kur ishim shumë mbrapa dhe kur askush nuk mendonin se do të hynim. Shanset janë të mëdha për shkak të kontekstit por me BE nuk i dihet. Ndaj duhet të bëjmë maksimumi në këtë pikë ku e gjithë yjësia është e rreshtuar në favorin tonë, që s’ka ndodhur ndonjëherë dhe të vraprojmë për të mos e lënë këtë mundësi të na shpëtojë. Edhe Mali i Zi po kështu ka një shans të mirë. Me shpresë edhe vendet e tjera. Bullgaria do të jetë më elastike kur vjen fjala për RMV dhe do t’i lërë të negociojnë. Është zakon i keq në BE kjo marrja peng, është një rrëmbimi i një vendi për hir të politikës së brendshme, një vend merr peng një vend, një merr një tjetër dhe e bën mish për top apo si të thuash e gatuan kuzhinën e vet në mënyrë të figurshme. Shpresoj që RMV të ketë rrugëtim normal se është e pakuptimtë që një vjen në BE të bllokojë bisedimet me një vend që do të hyjë në BE për hir të disa çështjeve dypalëshe. I lë bisedimet të vazhdojnë dhe në moment të fundit, mund të thuash jo ka një gjë që duhet ta zgjidhim por është shumë politike, hipokrike e marrëzi. Askush, as Mali i Zi të mos përballet me një gjë të tillë, shpresoj qe Serbia të drejtohet në rrugën e duhur. Edhe për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Do të ishte mirë që të gjithë të anëtarësohen.”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Negociatat me BE, Rama në Vjenë: Mjedisi, më sfiduesi! Kemi rënë dakord për ‘shtyrjen’ e këtij kapitulli përtej datës së anëtarësimit (VIDEO)


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?