Politikë

‘Derën e BE e kemi hapur’, Rama ‘porosi’ kryebashkiakëve: Të provojmë se jemi të denjë për t’u ulur në tryezë! Në vjeshtë hapim të gjithë kapitujt

11 Korrik, 15:09| Përditesimi: 11 Korrik, 18:50

  • Share

Në vjeshtë Shqipëria pritet të hapë negociatat me BE për të gjithë grupkapitujt. Kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e Bashkive në gjithë vendin, tha se Shqipëria tashmë derën e Bashkimit Europian e ka të hapur, por duhet të “provojmë që jemi të veshur mirë, të stërvitur mirë, edukuar mirë për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë”.

“Një pjesë e madhe e procesit lidhet dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi kom vendore dhe patjetër lidhet edhe me qeverisjen vendore. Shumë e rëndësishme që të mbahet parasysh që koha ikën shumë shpejt dhe gjërat kanë shkuar sipas parashikimit. Kemi bërë gjërat e duhura dhe komisioni është përgjigjur me ritmin e duhur bazuar në marrëveshjen dypalëshe që kemi për të arritur deri në fund të 2027, të mbyllim procesin. Gjasat janë që në vjeshtë do ti hapim të tërë kapitujt, rekord historik në kohë në gjithë procesin e integrimit. Vlen shumë për të gjithë ata që nuk e njohin procesin nga brenda, që të informohen sa më shumë dhe që të kuptojnë sadopak që anëtarësimi në BE është një çështje me plotësimin e kritereve dhe plotësimin e kushteve të të qenit, i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre.  E rëndësishme që ato që kemi fol gjatë ditës dhe që lidhen me vendosjen e një niveli të caktuar standardesh dhe respekti në marrëdhëniet mes qytetarit dhe ligjit. Kemi kaluar në fazën që e kemi derën hapur dhe duhet të provojmë që jemi të veshur mirë, të stërvitur mirë, edukuar mirë për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë. Kam parasysh dhe atë që thashë sot, dukjen përmbajtjesore të bashkëjetesës më hapësirën publike që është një gjë themelore dhe kapacitete për të garantuar këto marrëdhënie mes institucioneve dhe qytetarëve, institucioneve me njëri tjetrin dhe tërësisë sonë institucionale me BE”, tha Rama.

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se roli i Bashkive në rrugën drejt BE është qendror.

“Roli i Bashkive në rrugën drejt BE është qendror. 70% e ligjeve të BE janë më ndikim në nivelin vendor ose bazohen në bashkitë, qytetet dhe fshatrat që ju drejtoni. 23 nga këto fusha janë të lidhura drejtpërdrejtë me ju dhe rolin tuaj si në bashki edhe në territor. Që nga ekonomia, tek rritja, bujqësia, siguria ushqimore, transporti mjedisi, tek shërbimet sociale në territor janë fusha që lidhen me punën që ju bëni. Do punojmë bashkë në këto drejtime, për transformimin që do vijë si rezultat i standardit në BE, si në infrastrukturë edhe tek bizneset, për eksportet, tregu i BE është treg me 450 mln konsumatorë. Është tregu më i madh ku mund të futemi për të gjeneruar rritje në 5-10 vitet që vijmë dhe së treti do punojmë me fondet si mundësi për projektet tona që na jep BE”, tha Dhuka.  


Lajmi kryesor:

Rama ‘ultimatum’: Brenda së hënës kryetarët e njësive administrative të shkarkuar! Qendër monitorimi për ndërtimet pa leje, Operator kombëtar për ujin e mbetjet


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?