Kryeministri Edi Rama bëri me dije se deri tani vendin tonë e kanë vizituar 11 milionë vizitorë.
'Njëri kujdeset për dijen dhe rritjen e njohurive të një vendi sepse dallimin mes vendeve nuk e bën sa ke, e bën sa di. Shumë herë njerëzit thonë, “po mirë, ne i kemi të gjitha këto pasuritë natyrore dhe pse ne nuk jemi Zvicra”? Sepse për një kohë shumë të gjatë ne kemi mbetur shumë prapa në dije. Është dija që i kthen edhe ato pasuritë natyrore në pasuri të përbashkët; është dija që i jep mundësinë një vendi të transformohet edhe më shpejt dhe të bëhet gjithmonë e më i mirë për njerëzit e vet. Patjetër shëndeti dhe sigurisht që përtej problemeve dhe përtej ankesave dhe shqetësimeve, ashtu siç nuk mund të krahasohet fare, është thjesht një mision i pamundur situata e shkollave, gjendja e mësuesve, gjendja materiale dhe morale e mësuesve një dekadë më parë, kur mësuesit merreshin e hidheshin si lecka lart e poshtë dhe ku vendosja në punë e mësuesve ishte çështje sa politike, aq klienteliste, aq ku di unë se çfarë.
Ashtu edhe nuk mund të krahasohet situata e sotme me të gjitha problemet që ka me atë të viteve më parë, me shërbimin shëndetësor, spitalet e kështu me radhë, por patjetër të dyja këto kanë nevojë për kornizën e sigurisë dhe kur vijmë tek siguria, sot Shqipëria, nëse jemi në kushtet që vjet kemi pritur 10 milionë vizitorë nga jashtë dhe sivjet sot që flasim akoma kur ka edhe disa muaj deri në fund të vitit, të kemi arritur në 11 milionë, siguria është elementi i parë kryesor dhe të gjithë ata që pyet kur vijnë në Shqipëri, përmendin mikpritjen, përmendin natyrën, përmendin ushqimin dhe përmendin sigurinë.'- tha Rama.
Lajmi kryesor:
240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
M.Q./ReportTv.al