Ministrja e Sportit dhe Sportit, në takimin e zhvilluar sot në shkollën “Kosova” në kryeqytet, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, publikoi objektivat për mbulimin e të gjitha shkollave me oficerë sigurie.
Afrim efektivësh edhe nga Akademia e Sigurisë dhe trajnime për Kibernetikën. Problem zhvillimi i teknologjisë së internetit, nga vijnë dhe cenimet më të mëdha për fëmijët. Kreu i qeverisë tha se duhet të fuqizohet punonjësi i oficerit të sigurisë pasi, janë syri dhe veshi prindërve. Sipas Ramës ata kanë mision të njohin me emër çdo fëmijë.
‘Duhet ta fuqizojmë edhe më shumë punonjësin e oficerit të sigurisë kemi bërë rritje page për oficerët e sigurisë në 800 euro, por s’do të ndalemi këtu. Të marrim një vendim të drejtë që mbajnë marrëdhënie në ngushta me drejtuesit e shkollës dhe mësuesit. Janë syri dhe veshi i vetë prindërve. Kanë mision të njohin me emër çdo fëmijë. Të dinë se duke parë në çfarë humori dhe situate psikologjike është fëmija.’- tha Rama.
Nga shkolla “Kosova” të cilin e cilësoi si model në drejtim të funksionimit të “Paketës së Sigurisë” dhe garantoi vazhdimësi të projektit, Rama kishte një tjetër porosi për mësuesit dhe prindërit.
“Duhet të mbrojmë fëmijët nga ato ekranet e smartphone dhe ekranet e kompjuterëve ku hyn llumi i pandalshëm i lloj-lloj imazheve që normalisht nuk kanë punë në mjedisin e përbashkët, i lloj-lloj informacioneve të paverifikuara, i lloj-lloj lajmeve të rreme, i lloj-lloj shpifjeve dhe manipulimeve. Nuk është një fenomen shqiptar, por që në Shqipëri ka gjetur dhe aleatë në njerëzit që kanë prezencë televizive, prezencë mediatike përpiqen vetëm t’i helmojnë dhe t’i çorientojnë njerëzit”
Në këtë viti shkollor janë 40 oficerë sigurie më shumë në mbarë vendin në institucionet arsimore parauniversitare.
‘Qëllimi është mbulimi i shkollave me oficerë sigurie në shkolla dhe në buxhetin e vitit 2025 do parashikohen shtime të tyre në shkolla, me qëllim që të mbulohen të gjitha. Këtë vit janë 40 oficerë të rinj në 40 shkolla dhe numri total shkon në 240 oficerë.’- tha Manastirliu.
Ministri i Brendshëm, Hoxha garantoi për zbatimin e projektit që vjen për herë të parë "Smart City" për të rritur sigurinë në gjithë të gjithë vendin.
“Janë instaluar kamera sigurie dhe sisteme monitorimi, në hyrje dhe në perimetrin e institucioneve shkollore, për t’u garantuar që çdo incident të parandalohet në kohë. Përmes 'Smart City' synojmë një standard të ri në monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe analizimin e pamjeve të rrugëve, hapësirave të mëdha publike, qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat.’- tha Hoxha.
Paketa e Sigurisë në shkolla”, një nismë në vitin e dytë të zbatimit, synon që në në shkolla dhe në perimetrin pranë tyre të ketë një nivel të ri mbrojtjeje në aspektin e sigurisë rrugore, sigurisë ushqimore, sigurisë urbane, si dhe mbrojtjes ndaj fenomeneve të dëmshme për nxënësit, si duhanpirja, apo përdorimi i drogës.
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e mësuesve. Kreu i qeverisë tha se është mbështetës i tyre dhe se një punë të tillë nuk do ta bënte dot.
‘Si një baba që kam edhe mundësinë t’i gëzohem faktit që kemi një djalë 10 vjeç, se çfarë durimi duhet! Unë ju them të gjithëve që hyni në klasa ‘Zoti qoftë me ju’. Zoti dhe prindërit ju bekofshin çdo mëngjes. Jam adhurues dhe mbështetës i çdo mësuesi se jeni të vetmet figura që i shoh me zili në sensin që në raste të tjera do ta bëja... por unë këtë punën tuja së bëj dot.’- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën teksa u shpreh se “rrokanisin kokën e dynjasë”, sipas tij për të krijuar idenë që qeveria është në krye të një ushtrie me banditësh e hajdutësh.
Rama i pranishëm në takimin e zhvilluar për sigurinë në shkolla, theksoi se sfidë në ditët e sotme është mbrojtja e fëmijëve nga llumi i shpifjeve, e shtoi se “mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar”.
Sipas Ramës, ka njerëz që kanë gjetur strehë në media dhe në vend të flasin për problemet e njerëzve, përpiqen t’i helmojnë e çorientojnë njerëzit, për të krijuar idenë ne një Shqipëri që është kënetë e madhe, ku lëvizin kafshët e ujit e pyllit.
'Gjithmonë ngjethet mishi kur mendoj që ndërkohë që unë flas, ju dhe të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e asaj zone të jetës publike shqiptare që është zona e politikanëve dhe atyre që dalin nëpër ekrane dhe rrokanisin kokën e dynjasë, jeni një presion të vazhdueshëm të një mbetje të madhe pikërisht të mjedisit psikologjik, një ndotje e tmerrshme që e bën njërin të dyshojë nëse ajo që shikon dhe ajo që jeton përditë, është e vërtetë. Apo ajo që dëgjon janë e vërteta. Duke i futur të gjithë në një thes, duke shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë, episode, momente, personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botë, personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit, atëherë të krijohet ideja që këtu është një histori krejt tjetër nga ajo që jeton përditë.
Po ashtu, patjetër nëse një mësuese që shfaqet diku në një video duke dhunuar një nxënës, janë gjëra që sinjale për t’u motivuar dhe përmirësuar më tutje, si edhe për tu lehtësuar që një ferrë u hoq nga baçja, kthehen në momente kur fillon batërdia “ja kështu ndodh në klasa, ja ku i dërgoni fëmijët”. për të projektuar në sytë e publikut idenë se ata që qeverisin janë në fakt në krye të një ushtrie me banditë, hajdutë, dhunues, qofshin mësues e mjekë. Patjetër që mjedisi i shkollës, apo hapësira ku ndërveproni rëndohet nga kjo situatë. Kësaj s’kemi çfarë i bëjmë.
Është sfidë e madhe, mund ti përgjigjemi duke krijuar të gjithë distancën higjienike të nevojshme për të mos u afektuar, nga e gjithë kjo marrëzi që faktikisht nuk është fenomen shqiptar, por që në Shqipëri ka gjetur aleatë, që në vend të flasin për problemet dhe tu thonë njerëzit si mund ta bëjnë më mirë këtë punë, përpiqen ti hetojnë dhe ti çorientojnë dhe të krijojnë idenë se Shqipëria është një kënetë e madhe në sipërfaqen e së cilës lëvizin të gjitha llojet e kafshëve të ujit e pyllit. Ndjesë për këtë parantezë, por mendoj që kjo është diçka e rëndësishme për ta pasur parasysh në radhë të parë mësuesit. Duhet të fitojnë imunitetin e tyre.''- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në shkollën ‘Kosova’ duke folur për sigurinë në shkolla tha se oficeri i sigurisë duhet të njohë çdo fëmijë me emër, pasi janë syri dhe veshi i vetë prindërve.
'I kthehem këtu vitit 2019, ka nisur tek shkolla, tek gjimnazi “Qemal Stafa”, në mos gabohem, ky projekt për futjen e oficerit të sigurisë në shkollë. Në vitin 2019, si rezultat i një sërë shqetësimesh të mprehta të shprehura nga mësuesit, të shprehura nga drejtuesit e shkollave, të shprehura nga prindërit dhe ka nisur si një projekt që sot ka marrë formë dhe që sot na ka dhënë të gjitha arsyet për të parë një ndryshim të rëndësishëm por edhe për të kuptuar se duhet ta fuqizojmë edhe më shumë këtë autoritet të ri të shkollës që është punonjës-oficeri i sigurisë, e për këtë arsye kemi bërë edhe një rritje të pagës së oficerëve të sigurisë që sot paguhen 800 euro, por nuk do të ndalemi këtu, sepse këtu nuk është çështje policësh në mjediset e shkollës. Këtu është çështje njerëzish që janë te kualifikuar për temën e sigurisë, që janë aty si një urë ku kalojnë të gjithë dhe që duhet të garantojnë informimin e të gjithëve dhe bashkëveprimin me të gjithë.
Oficerët e sigurisë janë në vend të prindërve që vëzhgojnë nga larg fëmijët që kujdesen për të kuptuar shqetësimet e tyre, që përpiqen të gjejnë problemet duke thjesht ndjekur ndërveprimet mes tyre, që u afrohen fëmijëve dhe i këshillojnë, që i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë në një moment kur ka një keqkuptim që mund të kthehet në një konflikt, që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollës dhe me mësuesit dhe që janë syri dhe veshi i vetë prindërve në raport me fëmijët. Oficerët e policisë kanë një mision që të njohin me emër çdo fëmijë, që të dinë duke parë se në çfarë humori, në çfarë situate psikologjike është fëmija dhe kjo patjetër që është një punë shumë e ndërlikuar që kërkon një ndërveprim të afërt dhe me psikologët.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se deri tani vendin tonë e kanë vizituar 11 milionë vizitorë.
'Njëri kujdeset për dijen dhe rritjen e njohurive të një vendi sepse dallimin mes vendeve nuk e bën sa ke, e bën sa di. Shumë herë njerëzit thonë, “po mirë, ne i kemi të gjitha këto pasuritë natyrore dhe pse ne nuk jemi Zvicra”? Sepse për një kohë shumë të gjatë ne kemi mbetur shumë prapa në dije. Është dija që i kthen edhe ato pasuritë natyrore në pasuri të përbashkët; është dija që i jep mundësinë një vendi të transformohet edhe më shpejt dhe të bëhet gjithmonë e më i mirë për njerëzit e vet. Patjetër shëndeti dhe sigurisht që përtej problemeve dhe përtej ankesave dhe shqetësimeve, ashtu siç nuk mund të krahasohet fare, është thjesht një mision i pamundur situata e shkollave, gjendja e mësuesve, gjendja materiale dhe morale e mësuesve një dekadë më parë, kur mësuesit merreshin e hidheshin si lecka lart e poshtë dhe ku vendosja në punë e mësuesve ishte çështje sa politike, aq klienteliste, aq ku di unë se çfarë.
Ashtu edhe nuk mund të krahasohet situata e sotme me të gjitha problemet që ka me atë të viteve më parë, me shërbimin shëndetësor, spitalet e kështu me radhë, por patjetër të dyja këto kanë nevojë për kornizën e sigurisë dhe kur vijmë tek siguria, sot Shqipëria, nëse jemi në kushtet që vjet kemi pritur 10 milionë vizitorë nga jashtë dhe sivjet sot që flasim akoma kur ka edhe disa muaj deri në fund të vitit, të kemi arritur në 11 milionë, siguria është elementi i parë kryesor dhe të gjithë ata që pyet kur vijnë në Shqipëri, përmendin mikpritjen, përmendin natyrën, përmendin ushqimin dhe përmendin sigurinë.'- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria nuk do të ndalet me rritjen e pagave për mësuesit. Gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla ku janë angazhuar 240 oficerë sigurie në mbarë vendin, Rama u shpreh se rroga mesatare e një mësuesi është 950 euro.
'Këtë e kemi bërë duke vendosur si një objektiv strategjik të politikës sonë rritjen e vazhdueshme të pagave për mësuesit. Sot kemi arritur që pagën mesatare të mësuesve në Shqipëri ta kemi 950 euro. Është një rritje shumë domethënëse përmes së cilët ka edhe një përshkallëzim sipas eksperiencës. Ne nuk kemi ndërmend të ndalemi. Synimi ynë është që Shqipëria ka nevojë të jetë kampione në rajon me të gjitha aspektet.'- tha Rama.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, vlerësoi projektin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të siguruar të gjitha shkollat me oficerë, me qëllim rendin dhe sigurinë e fëmijëve në to.
Nga takimi në shkollën "Kosova" sot, ku mori pjesë bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Manastirliu, dha edhe lajmin se tani këto shkolla janë të monitoruara me kamera sigurie, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e rasteve të paligjshme.
Hoxha njoftoi edhe projektin e ri të MB, i quajtur “SmartCity”, që e cilësoi si "një nga më madhorët" dhe që parashikon sigurinë kombëtare, ku përfshihen Policia Rrugore në monitorimin e rrugëve, por edhe një sistem teknologjik i tërë (e ngjashme me "Syrin e fajkoit" apo Big Brother).
“Një sistem madhor për monitorim, kontroll, mbikëqyrje të hapësirave, qyteteve, shkolla ve dhe ambiente publike. Kjo mbikëqyrje modernizon infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit, të angazhuar për një Shqipëri të sigurt e më të mirë”, tha ai.
Ministri i Brendshëm renditi masat kryesore të ndërmarra, si rrjedhojë e nismës “Paketa e Sigurisë në Shkolla”. Gjithashtu, ministri Hoxha prezantoi dhe një nga projektet më madhorë të “Shqipërisë 2030”, në aspektin e sigurisë.
“Përmes 'Smart City' synojmë një standard të ri në monitorimin, kontrollin, mbikëqyrjen dhe analizimin e pamjeve të rrugëve, hapësirave të mëdha publike, qyteteve, përfshirë këtu edhe shkollat. Ky projekt do të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit”, theksoi ai.
Hoxha u shpreh se “Paketa e Sigurisë në Shkolla” është një nismë në vitin e dytë të zbatimit dhe konsolidimit të saj, teksa “është shtuar prania e forcave policore, me dhe pa uniformë, në zonat rreth shkollave, me qëllim kontrollin dhe parandalimin e çdo incidenti që dëmton shëndetin dhe sigurinë e nxënësve”.
“Janë instaluar kamera sigurie dhe sisteme monitorimi, në hyrje dhe në perimetrin e institucioneve shkollore, për t’u garantuar që çdo incident të parandalohet në kohë. 240 Oficerë të Sigurisë, ura lidhëse mes Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit, “syri dhe veshi” i policisë në shkolla”, shpjegoi ministri.
Qëllimi sipas tij, është të modernizojë edhe më tej infrastrukturën teknologjike të Policisë së Shtetit.
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu deklaroi sot (13 Shtator) në një takim për sigurinë në shkolla se janë shtuar edhe 40 oficerë të rinj sigurie në ambientet shkollore për këtë vit.
Më këtë organikë të re shkon në 240 oficerë të angazhuar në ruajtjen e shkollave, me qëllim parandalimin dhe ruajtjen e sigurisë në shkolla. Deklarata u bë nga shkolla “Kosova” në kryeqytet.
Ministrja u shpreh gjithashtu se është rritur edhe rroga me 20 për qind kësaj kategorie, sikurse mësuesve dhe psikologëve, por theksoi edhe një sistem referimi për bashkëpunim më të mirë, trajnime, dhe veprime me qëllim ruajtjen e nxënësve nga çdo lloji akti dhune dhe krijimin e një gardhi sigurie.
“Qëllimi është mbulimi i shkollave me oficerë sigurie në shkolla dhe në buxhetin e vitit 2025 do parashikohen shtime të tyre në shkolla, me qëllim që të mbulohen të gjitha. Këtë vit janë 40 oficerë të rinj në 40 shkolla dhe numri total shkon në 240 oficerë. Do afrojmë edhe oficerë të trajnuar, si ata të Akademisë të Sigurisë dhe rritëm rrogat me 20 për qind që të ndihen më të vlerësuar dhe të jenë më të motivuar”, tha Manastirliu.
Më tej ajo kujtoi problematikat e mëparshme që me kalimin e viteve janë zgjidhur dhe objektivat e programeve të reja të bashkëpunimit.
“Strehat e dijes të jenë vende ku çdo fëmijë të jetë i sigurt. Ambiente gjithëpërfshirëse të sigurta. Kemi shumë për të bërë. Na duhet përpjekje kolektive, ku përveç mësues dhe psikologë e prindër, rol kryesor luan edhe oficeri i sigurisë në shkollë. Jemi të ndërgjegjshëm që sot fëmijët përballen tani si dhuna verbale, bullizmi online, ngacmimet etj. Fenomene që janë shtuar edhe për shkak të rritjes së teknologjisë së internetit dhe rrjeteve sociale”, tha ministrja.
Ndaj në vijim të këtyre përpjekjeve Manastirliu u shpreh se “është ndërtuar një rrjet sigurie në shkolla jo vetëm me oficerë, por me bashkëveprime të të gjithëve atyre që kanë lidhje, për koordinim sa më efektiv, parandalim dhe sinjalizim, që janë të rëndësishme”.
Manastirliu përmendi edhe problematikën e incidenteve.
“Në raport me vit më parë, janë ulur incidentet 733 më pak, të raportuara. Qëllim është të fuqizojmë rolin e oficerëve të sigurisë në shkolla. Mbështetëm me rritje historike të pagave mësuesit dhe psikologët, po ashtu me 20% edhe oficerët. Do ketë edhe trajnime në vazhdim si ajo e mbrojtjes kibernetike. Ruajtja e perimetrit të sigurisë në shkolla për të garantuar dhe evidentuar në kohë, si dhe parandaluar incidentet. Kemi aktualisht edhe 850 punonjës social dhe psikologë në shkolla”, theksoi ministrja.
Ajo kujtoi se do aplikohen edhe shkollat verore në vijim dhe angazhohen mësues që nuk janë aktiv, për të dhënë kontributin e tyre.