Kryeministri Edi Rama tha se gjatë mandati të tretë do të vijohet me ndërtimin e aeroporteve të Sarandës e Vlorës dhe porteve turistike. Ai tha se turizmi do të fokusohet edhe tek ai i jahteve dhe resorteve elitare duke nxitur punësimin. Brenda kësaj dekade tha Rama do të bëhemi kampon të Ballkanin në këtë drejtim.
"Ne firmosim më në fund kontratën për ndërtimit të aeroportit të Vlorës dhe do të lançojmë garën për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Nuk është më një ëndërr por realitet dhe do të jenë një histori suksesi. Investimet në aeroportin e Rinasit do të vazhdojnë me një ritëm krejt tjetër ose më saktë do të rifillojnë pas shumë vitesh për shkak të një koncesionari të huaj, do të investojmë në pista për të pasur edhe ulje të avionëve trans-oqeanik dhe gjatë mandatit të tretë do të bëhemi me 4 aeroporte dhe së bashku me portet e reja turistike që nga Saranda, Vlora, Durrësi dhe më pas ai i Shëngjinit do të kemi një hartë tjetër të Shqipërisë. Edhe në kategorinë e Turizmit do të sjellim edhe atë të jahteve dhe resorteve elitare që do të nxisin punësimin dhe do të kenë paga më të larta. Kështu ne brenda kësaj dekade do të bëhemi kampionë të Ballkanit në këto drejtime", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Saliu e partia e tij, me kryetar kukull! Meta kandidat i opozitës në Vlorë, takohet skutave me subjektet e OFL-së! Janë bërë si grup hijenash
//ReportTv.al