Politikë

Rama: Saliu e partia e tij, me kryetar kukull! Meta kandidat i opozitës në Vlorë, takohet skutave me subjektet e OFL-së! Janë bërë si grup hijenash

9 Prill 2021, 15:39| Përditesimi: 9 Prill 2021, 19:33

  • Share

Nga Saranda ku ka zhvilluar një takim me qytetarët bashkë me ekipin e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish opozitën dhe presidentin Ilir Meta. Teksa tha se udhëheqësit e vërtetë të opozitës janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, duke e cilësuar Lulzim Bashën si “kukull të kurdisur”, Rama akuzoi presidentin se hiqet si kandidat i PD në Vlorë dhe zhvillon betejë skutash, sipas tij duke u takuar edhe me subjekte të OFL.

Ndalur te ngjarja më e fundit në Rinas, ku u pezulluan fluturimet për 24 orë për shkak se kontrollorët ndërprenë punën, sipas kryeministrit Rama, Meta dhe Berisha tentuan të merrnin peng aeroportin. Duke folur për programin e PS, Rama tha se “Shqipëria 2030” do ta kthejë vendin në kampion të turizmin në Ballkan. Ndërkaq Rama theksoi se janë duke punuar që të shkëputet zinxhiri i infektimeve në mënyrë që sezoni turistik të ketë me shumë të tepër prurje turisteve.

“Është kënaqësi e madhe të shijosh në këtë orë dhe temperaturë fantastike këtë hapësirë të re që po merr formën e vet përfundimtare duke i dhënë Sarandës një vlerë të re, duke i ofruar të gjithëve vizitorëve të saj mundësi të re, për të shijuar këtë bregdet, pa qenë të detyruar të shtyhen me njëri-tjetrin apo të përballen me një shëtitje që shoqërohet nga gropa edhe nga pengesa të shumta, siç ishin ato që e karakterizonin këtë hapësirë më parë. Nga ana tjetër, është kënaqësi të mendosh që kjo hapësirë do të vendoset në dispozicion të turistëve, ku ne jemi duke punuar çdo ditë, e natë me këmbëngulje të madhe të shkëpusim zinxhirin e infektimeve dhe kushteve të imponuara nga pandemia, sezoni turistik të jetë me shumë të tepër prurje turisteve dhe me të ardhura të atyre që jetojnë me turizëm.

Ne sot ishim në disa nga pikat e tjera të kësaj zone, ku pamë nga afër ndryshimet që vazhdojnë, që nga uji 24 orë, pas 100 vjetësh në Delvinë ku po përfundon një investim cilësor dhe së shpejti familjet do të kenë në çezmë atë që i është premtuar në vite dhe vite të tëra, tek pjesa tjetër, në zonën e Finiqit, ku kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme, por edhe në zonën e Konispolit ku sot prodhohet më shumë se në kohën që cilësohej e artë e kooperativave, falë punës së tyre, por të mbështetur fuqimisht nga ne", tha Rama.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama

Ora 19:28
‘Kandidati Meta u premton njerëzve se do u nxjerrë të afërmit nga burgu’, Rama: Opozita duhet kundërvotuar fuqishëm, janë grabitës të pronave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Himarë me përfitues të certifikatave të pronësisë, ku  tha se ka filluar dhënia e titujve.

“Me ligjin 20/20 u hap rruga e regjistrimit për herë të parë të tokave bujqësore në bregdet për ata që nuk regjistronin dot pronat e tyre dhe as nuk merrnin dot certifikatat e pronës”, thotë Rama.

Nga ky takim ka hedhur akuza ndaj listës së opozitës në Vlorë duke thënë se në 25 prill ata duhet të kundërvotohen sepse sipas Ramës përfaqësojnë interesa të dikujt tjetër, duke përmendur këtu edhe presidentin Ilir Meta.

Kreu i qeverisë i konsideroi kundërshtarët politikë me pronë-marrës ndërsa theksoi se çështja e pronës në jug të vendit është futur në brazdë.

“Po bisedonim me Damianin për mundësinë për t’i hapur rrugë krijimin e një porti turistik këtu në Himarë. Studimet kanë nxjerrë që është shumë e thellë pjesa atje dhe del me një lloj kosto të lartë. Me këto ndërhyrjet Vunoit e keni parë sa është rritur vlera. Po krijohen kushtet. Sa të bien në temperaturë normale të gjithë se janë të gjithë me temperaturë të lartë se unë i njoh, e kam temperatura ime. Do jenë pika të forta të turizmit elitar.

Tani e kemi futur në brazdë çështjen e pronës. Zgjidhja është gjetur, Ndërkohë që po të shikoni listën e tyre, është listë pronë-marrësish jo punëmarrësish apo punëdhënësish. Aty janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini me botën e errët të grabitjes dhe tjetërsimit të pronave dhe përfaqësojnë interesa shumë të qarta të tjetërkujt. Prandaj kanë ardhur në qarkun e Vlorës. Që nga tuneli deri në Ksamil.

Ka filluar dhënia e titujve. Ndërkohë që unë do të kapja aspektin tjetër. Do të shikoni listën e tyre është në rradhë të parë një listë pronëmarrësish. Aty janë personazhe që kanë lidhje që ju i dini por që duhet dhe të tjerët ti mësojnë me të gjithë botën e erret të grabitjes së pronave. Dhe përfaqësojnë interesa shumë të qarta të tjertërkujt, prandaj kanë ardhur në Vlorë sepse asnjë nuk banon në Vlorë.

Kjo është një arye më shumë përtej të gjithë arsyeve, që ata të kundërvotohen fuqishëm sepse janë shumë të rrezikshëm dhe kanë treguar se çfarë mund të bëjnë me pronat. Iu kujtohet mirë ajo revolta e orikumit është po ajo bazë nga njëra anë ana tjetër dmth është e pronave poshtë. Jeni shumë shumë të qartë për këtë dhe uroj që njerëzit të jenë vigjilentë sepse ata duhen kundërvotuar fortë të lihen me 1 ose 2 deputetë. Të krasitet ajo pemë e kalbur që duan të mbillet politikisht.

Për kadidatin tjetër ilir metën sdua të zgjatëm shumë se ju e patë çndodhi 2 ditë më parë. Tani është zhvendosur në Vlorë dhe është qartësisht në një vzhdë ë që nuk flet për asgjë të mirë nuk lë të parashikohet asgjë e mirë në ato tkimet e skutave me ofl dhe gjykatës e prokurorë të korruptuar. Duhen kundërvotuar shumë fort. Vota këtu për PS është votë për ti kundërvotuar fort por edhe që ne të vazhdojmë punët”, tha Rama.

 

Ora 16:26
Rama: Luli fle kudo, ka mësuar të flasë në gjumë! Për t’u ngjitur më lart e më shpejt, duhet karakter (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij me qytetarë në Sarandë kryeministri Rama tha se kryedemokrati Lulzim Basha fle gjumë kudo dhe kurdiset nga ata që ka nga pas, përkatësisht, sipas kryeministrit, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

“Luli mund të flejë kudo, unë kam qenë me të. Kam treguar barsoletat e dynjasë që mos ma zinte gjumi, se shkoi shumë vonë. Ai mund të flejë në shtëpi, në makinë, pa problem fare. Ku ka një vend të mbështesë kokën, ai fle. Madje më besoni edhe kur është duke folur, ai fle, sepse ka mësuar të flasë në gjumë, ndaj është komplet i papërgjegjshëm në ato që thotë. Njëherë shfaqet si radikal ekstremist, njëherë si djalë i mirë, varet si është kurdisur. Përtej tij, pas tij, qëndrojnë ata që e kurdisin. Ka mundësi që shumica dërrmuese e shqiptarëve të dojë prapë Ilir Metën e Sali Berishën në jetën e tyre? Të dojë prapë që Shqipëria të hyjë në një fazë pasigurie e të përfundojë në buzë të një humnere tjetër? Edhe herën e dytë kështu ndodhi, ndonëse jo si në 1997, por borxhi ishte shumë i lartë. Ne duhet me patjetër të garantojmë që Shqipëria nuk kthehet mbrapa dhe që ngritja jonë të vazhdojë edhe më e vendosur e më e shpejtë. Por për t’u ngjitur më lart e më shpejt, duhet shumë më tepër forcë, duhet karakter”, tha kryeministri Rama.

Ora 16:25
Opozita tha se do shfuqizojë ligjin e pronave, Rama: Kanë letrat e pronave të grabitura me shantazhe, lidhje të shkurtra, me pushtetin e Saliut (VIDEO)

Nga Saranda kryeministri Edi Rama ka komentuar premtimin e kreut të PD Lulzim Basha i cili tha se kur të vijë në pushtet do të shfuqizojë ligjin e pronave.

Rama duke akuzuar Metën dhe Berishën si drejtuesit e opozitës, tha se ata kanë një lidhje të fortë me qarkun e Vlorës pasi sipas tij kanë letrat e pronave të grabitura me shantazhe.

“Nga ana tjetër, është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë së bashku me premtimin e tyre, do të shfuqizojmë ligjin e pronave. Ka një lidhje shumë të fortë me këtë qark ai personazh, ka letrat e pronave të grabitura me shantazhe, lidhje të shkurtra, me pushtetin e Saliut. Mijëra e mijëra hektarë. Mijëra e mijëra nga ato hektarët që njerëzit autoktonë të këtij bregdeti kanë hequr picirin për t’i marrë, e ndërkohë ë hiqnin pancirin janë detyruar t’ia shesin zarbove të ardhur nga Tirana. E çuditërisht më pas shfaqeshin si pronarë emra që s’kanë lidhje me këtë trevë fare. Nuk ka asnjë mundësi, nuk ekziston që të prerisë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër.

Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha që përveçse fle në këmbë nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur ndërsa udhëheqësit realë të asaj opozite janë Saliu dhe Ilir ata që morën peng aeroportin e Rinasit. Janë ata që i bashkon një ankth Ii madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre.

Të përsërisësh eksperimentin e zgjedhjeve të atyre që janë bërë bashkë tufë për të sulmuar plaçkën duke synuar pushtetin, do të thotë, një budallëk i madh për t’u rikthyer edhe njëherë mbrapa. Sepse janë po ata, e është fatkeqësisht po ajo mënyrë, me po ato ide, program”, u shpreh kryeministri.

Ora 16:02
Rama: Do bëhemi kampion të Ballkanit, brenda kësaj dekade do kemi 4 aeroporte, porte turiste dhe turizëm elitar dhe të jahteve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë mandati të tretë do të vijohet me ndërtimin e aeroporteve të Sarandës e Vlorës dhe porteve turistike. Ai tha se turizmi do të fokusohet edhe tek ai i jahteve dhe resorteve elitare duke nxitur punësimin. Brenda kësaj dekade tha Rama do të bëhemi kampon të Ballkanin në këtë drejtim.

"Ne firmosim më në fund kontratën për ndërtimit të aeroportit të  Vlorës dhe do  të lançojmë garën për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Nuk është më një ëndërr por realitet dhe do të jenë një histori suksesi. Investimet në aeroportin e Rinasit do të vazhdojnë me një ritëm krejt tjetër ose më saktë do të rifillojnë pas shumë vitesh për shkak të një koncesionari të huaj, do të investojmë në pista për të pasur edhe ulje të avionëve trans-oqeanik dhe gjatë mandatit të tretë do të bëhemi me 4 aeroporte dhe së bashku me portet e reja turistike që nga Saranda, Vlora, Durrësi dhe më pas ai i Shëngjinit do të kemi një hartë tjetër të Shqipërisë. Edhe në kategorinë e Turizmit do të sjellim edhe atë të jahteve dhe resorteve elitare që do të nxisin punësimin dhe do të kenë paga më të larta. Kështu ne brenda kësaj dekade do të bëhemi kampionë të Ballkanit në këto drejtime", tha Rama.

Ora 15:57
Rama: Meta e Berisha morën peng Rinasin! Janë gati ta djegin Shqipërinë për interesat e tyre (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish akuza ndaj presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me situatën e krijuar në Rinas, ku u anuluan fluturimet për 24 orë pasi kontrollorët pezulluan punën. Ndërsa akuzon Metën dhe Berishën për pengmarrje të Shqipërisë, thotë se ata janë gati të djegin vendin.

“Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha, që përveçse fle në këmbë dhe flet si një pllakë gramafoni, nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur, ndërsa udhëheqësit real të asaj opozite janë Saliu dhe Iliri, ata që morën peng aeroportin, ata që janë gati të djegin Shqipërinë për të arritur synimet e tyre. Janë ata që i bashkon një ankth i madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre mbi proceset e vendit, e mbi të gjithë mbi procesin e drejtësisë. Këtë e di gjithë Shqipëria, i madh e i vogël, këtë e dinë edhe demokratët.

Me të mbyllur kontratën me aeroportin e Vlorës, ne do të lancojmë kontratën për aeroportin e Sarandës. Pa diskutim që do të jetë një tjetër histori e vështirë suksesi. për pak ditë ne hapim aeroportin ndërkombëtar të Kukësit. Investimet në Aeroportin e Rinasit do të nisin me një ritëm krejt tjetër. Do të kemi terminalin e ri, pistën, që garantojnë udhëtimet transoqeanike, që të shkojmë e vijmë direkt nga Amerika. Gjatë mandatit të tretë këto aeroporte, së bashku me portet e reja turistike, kemi një hartë komplet tjetër të Shqipërisë, me një mundësi tjetër për të rritur numrin e turistëve, por edhe nivelin konsumator të tyre. Ne sot jemi në kushtet kur e kemi kaluar fazën e mesjetës në menaxhimin e një pasurie të madhe në një sektor super strategjik si energjia. Tani me investimet e reja e të mëdha ne do të mund të kthehemi në eksportues neto të energjisë, që do të thotë se nuk do të eksportojmë më kur nuk kemi shi, se me ndërtimin e Skavicës, ne do të kemi rezervën e ujit, por as nuk do të derdhim më ujë, kur kemi shi, duke sjellë përmbytje. Ne kemi bërë gabime, por ama është e sigurt se në këtë periudhë prej një mandati e pak dhe një lufte që vazhdon ne kemi vendosur standarde në të gjitha sektorët", tha Rama.

Ora 15:45
Rama: Iluzioni i rrugës së lehtë të merr në qafë! Saliu e partia e tij, me kryetar kukull! Meta kandidat i opozitës në Vlorë, takohet skutave me subjektet e OFL (VIDEO)

Nga Saranda kryeministri Edi Rama ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Për këtë të fundit thotë se hiqet si kandidat i PD dhe zhvillon betejë skutash.

“Iluzionet e rrugëve më të lehta e kanë marrë në qafë më shumë se 1 herë qytetarët. Që nga koha e Haxhi Qamilit. Iluzioni se mund ntë bëhen të pasur pa punuar i bëri të rendin pas sudes xhaferrit e vebiut. Dhe e dimë si përfundoi përsëri mes flakëve. Nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan këto dhimbje të mëdha për kombin janë personazhë të historisë, personazhët e fundit të flakëve të Fierit janë jo vetëm gjallë por janë aktivë dhe janë pikërisht zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij, partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe ilir metës, Metës që është president i republikës për të gjithë ne.

Ka vendosur kandidaturën në Vlorë dhe zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do u nxjerrë njerëzit nga burgu. Mbledh këtu bashkë me leskon e famshëm të fuqive të rakisë që është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë Vlorës dhe prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që u goditën nga Vetingu.

Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hijenash. Edhe nga ana tjetër pa harruar që të mos lërë 2 gurë bashkë për të nxitur sa më shumë rrëmujë konfuzion pasiguri duke arritur deri aty ku e pamë të gjithë deri te nxitje e aktivitetit jetik të trafikut ajoror të republikës së Shqipërisë pa dashur tja dijë për pasojat. Bllokimi  i vaksinave ka qenë një nga goditjet më të forta. Nga bllokimi i njerëzve deri te bllokimi i arkivolëve. Ky është Ilir Meta kandidati i opozitës në qarkun e vlorës”, tha Rama.

Komento

Komente

  • Tirona: 09/04/2021 20:22

    Po ne qe i kemi shpijat qysh nga viti 1900 me te gjitha dolumentat e Turkut , te Zogut, e se fundit te Enver Hoxhes te regjistruara ne librin e nagastrave , ku te paret tane kane bere nje gabim qe nuk jane interesuar per ti mare tapit dhe kur ne pasardhesit e tyre filluam te interesohemi mbas vitit 2013 per ti rregjisturar ne hipoteke per te mare tapite , na del qe drejtuesit te Hipotekes te kesaj kohe qe drejtohesin nga hajdutat e LSI-se na kthejne pergjigjie qe kjo prone ka pronare edhe te tjere qe nuk jane te brezit tone familjare dhe me e keqja eshte se thone qe prona o shtet.Jy z.Kryeminster e paskeni nxjerr nje ligj per tu hapur rruge tokave bujqsore ne bregdet qe te rregjistrohen dhe te meren tapite nga keta pronare te cilet nuk jane pronaret vertete se keto prona ua moren pronarve te vertete dhe ua dhene te tjereve me ligjin ate ligj famekeq , te cilet i kane futur ne grindje shqiptaret njeri me tjetrin me duket se me kete ligj famekeq LSI ka zaptuar pronen tone te blere dhe te ndertuar te blere nga setrgjyshi yne e cila kjo prone ndodhet ne mes te Tirones, ku ne sterniperit e tij presim te dali ndonje ligj si ai 20/20 qe keni nxjerre per tokat bujqesore dhe mos te bredhim duke shkuar neper gjykatat e korruptuar te cilat nje pune qe zgjidhet brenda disa oreshe po na e zgjasin me dekada

    Përgjigju
  • Baton: 09/04/2021 20:17

    Hipokrizia dhe arroganca e kombinuar me injorancen misherohen mese miri tek kryedallkauku. Edhe nje pashkolle do dinte te fliste ne menyre korrekte dhe etike. Por jo nje pinjoll i lig i nomeklatures komuniste. Pretendon se presidenti ka kontakt me elemente te krimit te organizuar. Ose shpif ose ka te drejte. Ne te dy rastet ka nje goxha problem. Pasi nuk eshte ne tagein e tij te beje te tilla deklarime. Nese shpif do te thote qe shperdoron detyren, nese thote te verteten, duhet te kallzoje ne prokurori. Madje ka edhe dicka me te lige, nga e ka mesuar se me ke takohet presidenti? U ka vene njerez nga pas, i pergjon? Turp i madh te kemi kokrren e idotit per kryeminister.

    Përgjigju
  • Turi: 09/04/2021 17:36

    Meso ndonje fjale tjeter o zoti kryeminister se vetem Luli te ngeli ne goje e ke ti qeverine apo mos e ke harruar

    Përgjigju
  • O tej: 09/04/2021 17:21

    Luli fle ne bythe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?