Gjatë fjalës së tij me qytetarë në Sarandë kryeministri Rama tha se kryedemokrati Lulzim Basha fle gjumë kudo dhe kurdiset nga ata që ka nga pas, përkatësisht, sipas kryeministrit, Ilir Meta dhe Sali Berisha.
“Luli mund të flejë kudo, unë kam qenë me të. Kam treguar barsoletat e dynjasë që mos ma zinte gjumi, se shkoi shumë vonë. Ai mund të flejë në shtëpi, në makinë, pa problem fare. Ku ka një vend të mbështesë kokën, ai fle. Madje më besoni edhe kur është duke folur, ai fle, sepse ka mësuar të flasë në gjumë, ndaj është komplet i papërgjegjshëm në ato që thotë. Njëherë shfaqet si radikal ekstremist, njëherë si djalë i mirë, varet si është kurdisur. Përtej tij, pas tij, qëndrojnë ata që e kurdisin. Ka mundësi që shumica dërrmuese e shqiptarëve të dojë prapë Ilir Metën e Sali Berishën në jetën e tyre? Të dojë prapë që Shqipëria të hyjë në një fazë pasigurie e të përfundojë në buzë të një humnere tjetër? Edhe herën e dytë kështu ndodhi, ndonëse jo si në 1997, por borxhi ishte shumë i lartë. Ne duhet me patjetër të garantojmë që Shqipëria nuk kthehet mbrapa dhe që ngritja jonë të vazhdojë edhe më e vendosur e më e shpejtë. Por për t’u ngjitur më lart e më shpejt, duhet shumë më tepër forcë, duhet karakter”, tha kryeministri Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Saliu e partia e tij, me kryetar kukull! Meta kandidat i opozitës në Vlorë, takohet skutave me subjektet e OFL-së! Janë bërë si grup hijenash
//ReportTv.al