Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se do të votojë administratën e re zgjedhore. Ndërkohë për koalicionet u shpreh se nuk do t'i heqin por do t'i qytetërojnë ku kandidatët të garojnë vetëm nën një logo.
"Mendoni pak sa gjëra për të cilat unë do votoj këtu pa asnjë dëshirë. Do mbyll hundën dhe do votoj. Qoftë përsa i përket institucioneve të zgjedhjeve ku ju thashë ju çuam atyre zëvendësministrin e Sali Berishës, njeri që kur ka qenë këtu nuk ka përtuar të sulmojë PS. Unë tek ai vlerësoj vetëm një gjë pasi është nga të paktit nga të djathtët që kur ishte këtu thyen kocka në Parlament dhe nuk thyen etikën. Do votoj këtu, por që ta bëj këtë, PS duhet të ketë dakordësinë e lojtarëve të tjerë. Këtu ndryshoj unë nga ata, Saliu dhe të tjerë me radhë sepse respektoj faktin që në ndeshje ata do jenë në fushë ndërkohë që tani bëjnë stërvitje ping pongu. Ju i doni të gjitha, doni të kandidoni në shumë qarqe, pragun 1 përqind. Çfarë e dini PS ju, lopë që të mbushni kovën? Ku jeni këtu në ara? Pragun e ulëm. Partitë e vogla nuk i duhen njeriut. Nuk mund të shkojë kjo punë kështu me shantazhe. Kushdo të bëhet deputet e ka rrugën mjafton të ketë votat e nevojshme. Peng njeri, bashkim forcash nuk e merr dot. Koalicionet e thashë nuk do t'i heqim por do t'i qytetërojmë. Nuk mund të jenë kope që dalin nga pylli dhe dalin tek kryqëzimi. Janë bashkim forcash me një logo. Koalicionet si të gjithë vendet e Europës, përcaktojmë njeriun që do udhëheqë dhe kush do të jetë skuadra. Listat nuk janë koperativë. Merr deputeti vota dhe hyn në parlament, merr tjetri më shumë dhe ja kalon të parit. Nuk mund të bëjë ligj për Ralfin" - tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Meta takohet skutave me trafikantët që preken nga OFL, por kjo gjuhë s'i shkon me PS! Opozita e re s'do marrë asnjë votë as me lista të hapura e as me të 'shqyera'!
E.M.//ReportTv.al