TIRANË- Nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta për kreun e shtetit Ilir Meta, duke e akuzuar se takohet skutave me trafikantë që ndiqen nga Operacioni Forca e Ligjit.
"SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T'i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar", tha Rama.
Teksa fliste nga vendi, për shkak se foltorja ishte e bllokuar nga deputetja Rudina Hajdari, Rama komentoi edhe këmbënguljen e opozitës për lista të hapura! Kreu i shtetit iu përgjigj duke i thënë se nuk do të marrin asnjë votë as me lista të hapura, e as "të shqyera", siç ai i cilësoi, pasi sipas tij opozita e re, por edhe ajo jashtëparlamentare i di shqiptarët për budallenj.
Duke argumentuar se përse janë hequr koalicionet parazgjedhore, Rama hodhi akuza të forta për partitë e vogla. Për numrin një të qeverisë, ato janë një grup i vogël shantazhierësh. "Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh, partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe ta kthejnë pastaj në degë thesari të atij që ka vulën por fakti që kanë qenë të tilla deri sot nuk do të thotë që nuk pengohen", përfundoi Rama.
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer ndryshimeve të bëra në Kodin Zgjedhor dhe sulmeve ndaj presidenti Ilir Meta. Rama tha se uli pragun nga 3 në 1% se kështu kishte kërkuar opozita, ndërsa solli shembullin e Italisë, sipas së cilit ka bërë 5 reforma zgjedhore me shumicë të thjeshtë.
"Në të gjithë historinë e saj, Shqipëria nuk i ka dhënë asnjë tjetri çfarë i ka dhënë pa kursim Ilir Metës, që e ka bërë kryeministër, kryetar Kuvendi dhe president. Një njeri që nuk ngopet dhe nuk ndalon që ngatërruari dynjanë, pse çfarë do Ilir Meta nga Shqipëria? Kur flasim për formula do të thotë që flasim për preferenca në mënyrën se si bëhet hapja e listave, formulat i ka shpikur bota dhe ne kemi studiuar si funksionojnë listat e hapura në Europë dhe kemi zgjedhur këtë. Te formula mund të ketë diskutime plot, por në fund standardet janë të garantuara. Askush me këtë ligj nuk hyn direkt deputet pa marrë pëlqimin e popullit, nuk është i përjashtuar, por nëse merr pëlqimin e popullit mund të hyjë në Kuvend. Opinioni im për partitë e vogla s'është sekret, por nuk mjafton se unë nuk jam as diktator, PD është realitet politik, hymë në proces kompromisi, nuk mund të fshihet nga tryeza se ka fshirë veten nga parlamenti. Basha humbi rrugën dhe harroi të drejtën e parlamentin, ishte kërkesë e tyre që të ulej pragu. 1% të pragut, ca janë këto parti që me këtë prag kapin podiumin dhe mikrofonin, kur s'kanë asnjë. Italia ka bërë 5 reforma zgjedhore dhe me shumicë të thjeshtë, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka argumentuar se përse është kundër koalicioneve, teksa ka sulmuar partitë e vogla.
"Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh, partitë e vogla janë parti pengmarrësish që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe ta kthejnë pastaj në degë thesari të atij që ka vulën por fakti që kanë qenë të tilla deri sot nuk do të thotë që nuk pengohen", tha Rama.
Rama nga foltorja e Kuvendit u shpreh se do të votojë administratën e re zgjedhore. Ndërkohë për koalicionet u shpreh se nuk do t'i heqin por do t'i qytetërojnë ku kandidatët të garojnë vetëm nën një logo.
"Mendoni pak sa gjëra për të cilat unë do votoj këtu pa asnjë dëshirë. Do mbyll hundën dhe do votoj. Qoftë përsa i përket institucioneve të zgjedhjeve ku ju thashë ju çuam atyre zëvendësministrin e Sali Berishës, njeri që kur ka qenë këtu nuk ka përtuar të sulmojë PS. Unë tek ai vlerësoj vetëm një gjë pasi është nga të paktit nga të djathtët që kur ishte këtu thyen kocka në Parlament dhe nuk thyen etikën. Do votoj këtu, por që ta bëj këtë, PS duhet të ketë dakordësinë e lojtarëve të tjerë. Këtu ndryshoj unë nga ata, Saliu dhe të tjerë me radhë sepse respektoj faktin që në ndeshje ata do jenë në fushë ndërkohë që tani bëjnë stërvitje ping pongu. Ju i doni të gjitha, doni të kandidoni në shumë qarqe, pragun 1 përqind. Çfarë e dini PS ju, lopë që të mbushni kovën? Ku jeni këtu në ara? Pragun e ulëm. Partitë e vogla nuk i duhen njeriut. Nuk mund të shkojë kjo punë kështu me shantazhe. Kushdo të bëhet deputet e ka rrugën mjafton të ketë votat e nevojshme. Peng njeri, bashkim forcash nuk e merr dot. Koalicionet e thashë nuk do t'i heqim por do t'i qytetërojmë. Nuk mund të jenë kope që dalin nga pylli dhe dalin tek kryqëzimi. Janë bashkim forcash me një logo. Koalicionet si të gjithë vendet e Europës, përcaktojmë njeriun që do udhëheqë dhe kush do të jetë skuadra. Listat nuk janë koperativë. Merr deputeti vota dhe hyn në parlament, merr tjetri më shumë dhe ja kalon të parit. Nuk mund të bëjë ligj për Ralfin" - tha Rama.
Rama ishte i ashpër me opozitën parlamentare duke iu referuar fjalimit të deputetes Rudina Hajdari. Gjatë seancës nuk kanë munguar dhe debatet me deputetin Kujtim Gjuzin të cilit i thotë se iku rulota dhe ju mbetën zaret juve.
"Çfarë thonë fëmijët kur ju dëgjojnë që flisni me këtë gjuhë. Lëshohen në gjuhë si 'gamori ndahon'. Juve po e bëni për atdheun, ju shqetëson fakti që po ikin dhe doni t'i mbani në Shqipëri me këtë gjuhë që përdorni. Kjo është ajo që bëni për Shqipërinë ju. Nuk e dua unë fare, do ta mbyll hundën dhe do votoj komisionet politike sepse janë 3 palë në këtë mes dhe nuk jam diktator. Jam i pari i një familje politike që gjithë jetën e vetë ka marrë kosto politike dhe aritmetike. Duan apo nuk duan ata që ju imitojnë juve. Kujtojnë se jeta do bëhet më e bukur nëse vjen në pushtet Luli, Monika, Iliri, Saliu. Iku rulota në Lanë dhe ju mbetën zarat juve. Keni folur dhe të kam dëgjuar, nuk jam për të bërë batuta me ty. Fyerje dhe ofendime lart e poshtë janë të pafalshme këtu" tha Rama.
Kryeministri Rama ka reaguar ashpër në lidhje me gjuhën e përdorur në Kuvend nga opozita parlamentare por edhe me debatin e bërë jashtë ambienteve të Kuvendit mes deputetëve Valteri dhe Gjiknurit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajtur se ai "ju thyen kockat" atyre me oratorinë dhe gjuhen prej politikani, ndërsa opozita në Kuvend me gjuhen prej rrugaçësh thyen vetëm themelet e bashkëjetesës dhe edukatës elementare.
"Këto nuk janë fjalë që mund të dalin nga goja e dikujt që përfaqëson të tjerë, por rrugaçëri. Më vjen keq për zonjat që i përdorin këto fjalë nuk dua ti fyej por këto janë fjalë rrugaçësh që del në rrugë dhe i turret tjetrit. Ndryshimi i gjuhës time është se gjuha ime u thyen kockat juve, kurse gjuha juaj nuk thye kocka, gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyejnë normat elementare të edukatës së jetuar së bashku", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të forta për opozitën parlamentare, ndërsa tha se PS është treguar aq qytetare dhe bashkëpunuese në këtë proces sa i çoi në tavolinë emrin e Ilir Rusmajlit PD-së që të bënte kryetar KQZ-je dhe nuk pranoi. Duke hedhur poshtë sulmet se është kthyer në diktator, Rama bëri një krahasim të thjeshtë duke thënë se e imagjinoni Saliun të kishte propozuar Erjon Braçen.
Rama tha se me këtë frymë bashkëpunimi do të votoj personazhe të SHQUP-it edhe pse nuk i ka në preferencë e tij.
"Sa për diktaturën po them që jo diktatorë por edhe sikur të isha fare pak si Saliu, ata që janë jashtë nuk do kishin shans të uleshin në tavolinë dhe të dëgjoheshin, të këshilloheshin dhe të vinin këtu për të votuar. Ne kemi çuar Ilir Rusmajlin që ta bënim kryetar të KQZ por nuk e pranuan. E imagjinoni dot që Saliu të propozonte Erion Braçen si kryetar KQZ? Këtë do bëjmë ne sot. Unë do mbyll hundën dhe do votoj ca personazhe që vijnë nga frigoriferi i SHQUP. Për një arsye të thjeshtë se nuk jam as diktator dhe as autokrat dhe se PS e ka në AND qytetarinë", tha Rama
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër në fjalimin e tij në Kuvend, ku nuk ka nguruar që të sulmojë opozitën e re, duke thënë se nuk kanë shanse që të marrin vota në zgjedhjet e ardhme, por edhe për presidentin Ilir Meta. Rama hodhi akuza në drejtim të kreut të shtetit sipas së cilit po kontakton me trafikantët që i prek OFL-ja.
"Ca kërkoni nga PS shërbëtoren tuaj apo të asaj që janë jashtë jemi këtu për ata që na kanë zgjedhur dhe për t'i shërbyer këtij vendi dhe e dini pse do vazhdojmë ta udhëheqim këtë vend, jo se jemi pa gabime apo të rënë nga qielli, por sepse ky popull nuk është budalla. Dhe ata që flasin në emër të popullit, qoftë përfaqësues i lartë apo i verbër në rrjetet sociale, është i destinuar që nga ky popull të marrë dënimim. Ua kamë thënë opozitës dhe po ua them dhe ju. Nuk merrni vota u as me lista të hapura e as të shqyera se ju e dini popullin budalla, për aq kohë ju s'keni shans që të konkurroni PS. Listat janë të hapura, nuk kemi shpikur asnjë model, Do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive me koalicione, ku votat i merr njëri dhe ia kalon tjetri pa pikë turpi dhe kushto që hyn në listë mund të zgjidhet, por duhet të marrë votat. Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KCK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë. SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka. T'i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar", tha Rama.
Shif kuah flet, ky qe ka kanabizuar gjithe shqiperine, harroi avdulajt , dako, tahiri, beqaj, tom doshi, mark frroku, ahmetaj, gjiknuri, gjika i vlores, e kshu me rradhe, jeni te gjithe kriminele.
PërgjigjuO EDI PO NGA E DI TI MOR SHKERDHATE SE OPOXITA PARLAMENTARE NUK MERR VOTA,,APO TA KA THEBE SPIRA E SHURRRES,,,PO QE SE VETEM TRE PARTI DO NUMEROJNE VOTAT SI DERI TANI ,,ATEHERE JU DO JA VIDHNI VOTAT PARTIVE TE VOGLA DHE TE REJA...
PërgjigjuTe gjithe shqiptaret e dine cfare beri ministri i Nafije dybekut me rrugen Elbasan Tirane dhe si e gerryu buxhetin e shtetit gati ne faliment dhe e la rrugen rrugeve. Kurre me kjo cizmeparticke ne pushtet.shkofte ne td s'emes Nafije dybeku i leshitlikes.
PërgjigjuPo cfare pret nga nje njeri qe i futi veremin Dritan priftit te ndjere derisa e futi ne dhe per videon e fameshme te 7% qe e kane pare gjithe shqiptaret me ze e figure.
PërgjigjuPo ke takon oo edi pse si permend emrat si ua permendin juve.... apo ske bytje per emra...
PërgjigjuOpoziten e re e mbajtem afer aq sa na u desh, tani I biem kokes. Sa keq...
Përgjigju