Unë diktator? Rama: Propozuam Ilir Rusmajlin në krye të KQZ-së dhe PD e refuzoi! Imagjinoni Saliun të propozonte Erjon Braçen

5 Tetor 2020, 13:13| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 15:27

  • Share

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të forta për opozitën parlamentare, ndërsa tha se PS është treguar aq qytetare dhe bashkëpunuese në këtë proces sa i çoi në tavolinë emrin e Ilir Rusmajlit PD-së që të bënte kryetar KQZ-je dhe nuk pranoi. Duke hedhur poshtë sulmet se është kthyer në diktator, Rama bëri një krahasim të thjeshtë duke thënë se e imagjinoni Saliun të kishte propozuar Erjon Braçen.

Rama tha se me këtë frymë bashkëpunimi do të votoj personazhe të SHQUP-it edhe pse nuk i ka në preferencë e tij.

"Sa për diktaturën po them që jo diktatorë por edhe sikur të isha fare pak si Saliu, ata që janë jashtë nuk do kishin shans të uleshin në tavolinë dhe të dëgjoheshin, të këshilloheshin dhe të vinin këtu për të votuar. Ne kemi çuar Ilir Rusmajlin që ta bënim kryetar të KQZ por nuk e pranuan. E imagjinoni dot që Saliu të propozonte Erion Braçen si kryetar KQZ? Këtë do bëjmë ne sot. Unë do mbyll hundën dhe do votoj ca personazhe që vijnë nga frigoriferi i SHQUP. Për një arsye të thjeshtë se nuk jam as diktator dhe as autokrat dhe se PS e ka në AND qytetarinë", tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama: Meta takohet skutave me trafikantët që preken nga OFL, por kjo gjuhë s'i shkon me PS! Opozita e re s'do marrë asnjë votë as me lista të hapura e as me të 'shqyera'!


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?