Rama-opozitës në Kuvend: Unë ju thyej kocat me gjuhën time, ju thyeni themelin e bashkëjetesës, përdori gjuhë rrugaçësh (VIDEO)

5 Tetor 2020, 13:22| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 14:23

  • Share

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër në lidhje me gjuhën e përdorur në Kuvend nga opozita parlamentare por edhe me debatin e bërë jashtë ambienteve të Kuvendit mes deputetëve Valteri dhe Gjiknurit. Rama tha se opozita nervozohet dhe bëhet e papërmbajtur se ai "ju thyen kockat" atyre me oratorinë dhe gjuhen prej politikani, ndërsa opozita në Kuvend me gjuhen prej rrugaçësh thyen vetëm themelet e bashkëjetesës dhe edukatës elementare.

"Këto nuk janë fjalë që mund të dalin nga goja e dikujt që përfaqëson të tjerë, por rrugaçëri. Më vjen keq për zonjat që i përdorin këto fjalë nuk dua ti fyej por këto janë fjalë rrugaçësh që del në rrugë dhe i turret tjetrit. Ndryshimi i gjuhës time është se gjuha ime u thyen kockat juve, kurse gjuha juaj nuk thye kocka, gjuha juaj thyen themelin e bashkëjetesës dhe thyejnë normat elementare të edukatës së jetuar së bashku", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Meta takohet skutave me trafikantët që preken nga OFL, por kjo gjuhë s'i shkon me PS! Opozita e re s'do marrë asnjë votë as me lista të hapura e as me të 'shqyera'!


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?