Kryeministri Edi Rama theksoi se me aktin e ri ligjor parashikohen marrjeje leje edhe për muret rrethuese.
“Një godinë atje rri në mes të qytetit dhe bëhet si vend me probleme, kështu që të gjitha këto sipas këtij akti ligjor, do të prishen, konfiskohen, apo do të vendosen në procedura për t’i përfunduar në rast se do të shfaqet dikush që i ka lënë në atë gjendje dhe do të sjellë garanci që mund t’i përfundojë. Por kryesisht do të përcaktohet, është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave gjithë procedura e këtij procesi. Muret rrethuese janë një problematikë më vete, dhe akti që kemi kaluar, përcakton se muret rrethuese do të duhet t’i nënshtrohen rregullave tip, nuk mund të jetë dot Shqipëria evropiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë sensi të zhvillimit të përbashkët urban të një lagjeje apo zone. Padiskutim që siç merret leje për ndërtimin, merret edhe për murin rrethues. Muret pa leje do t’i nënshtrohen korrigjimit, të adaptohen sipas modeleve tip që do t’i vënë në dizpozicion bashkitë dhe patjetër që kudo ku janë ndërtuar në godina për qëllim fitimi se ka mure rrethuese shtëpish që procedura do të jetë mirëkuptuese dhe do jepet kohë që t’i adaptojënë si duhet. Kurse çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. Për çdo mur duhet marrë leje, sepse muret, e keni parë vetë, edhe kur keni shkuar në jug, që ato muret kanë tendencë të gllabërojnë treçerekun e trotuarit në të cilën nuk ecën dot çift por të ecësh anash që të mos biesh në rrugë. “, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Listë e zezë për shkelësit e ndërtimeve, s’do marrin leje për 5 vite! Subjekt i ligjit edhe arkitektët! Leje edhe për muret rrethuese
Xh.D/I.M/ReportTv.al
