Në mbledhjen e sotme me ministrat e qeverisë dhe deputetët socialistë të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se do të ndërhyhet në drejtimin e ujësjellësit të kryeqytetit, me anë të Operatorit Kombëtar të Ujit që është rikonceptuar tashmë dhe pritet të vihet në jetë.
Po ashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet detyrë e bashkive.
“...duke nisur nga uji i pijshëm që është kthyer në një problem është një problem i keqadministrimit.
Dhe në do të ndërhyjmë përsëri. Ka nisur që të marr jetë duke u konceptuar, krijimi i një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike
Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet në nivelin e duhur në të gjithë zonat e territorit.
Do të krijojmë një kompani publike, ashtu si kundrejt në fushën e energjisë, do të jetë e organizuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore që mund të jenë burime partie, por burimet e kompetencës profesionale dhe teknike.
Qytetarët kanë shqetësim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve ndërkohë që mbledhja e mbetjeve do të vazhdojë të mbetet detyrë e obligueshme e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar mjaftueshëm dhe jo ndjeshëm”,- tha Rama ndër të tjera.
Lajmi kryesor:
Rama: Shkarkimi i Veliajt, vendim i detyrueshëm! Nisim punën për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, opozita hyn e humbur në garë përballë Manastirliut (VIDEO)
K.M/I.M/ReportTv.al
