Tirana nuk mund të vijojë më si një 'trup pa kokë', dhe zgjedhjet e reja për kryebashkiakun shihen si një urgjencë nga kryeministri Edi Rama, edhe për shkak të bllokimit e ngecjes së shumë punëve në kryeqytet.
Me nismën e socialistëve që çuan në fund urdhrin e tij, Këshilli Bashkiak votoi një ditë më parë propozimin për shkarkimin e Erion Veliajt. Të mërkurën gjatë ditës, Prefekti i Tiranës dorëzoi në zyrën e Ramës vendimin. Më herët ai kishte patur një takim me nënkryetarët e Bashkisë, në prani të kandidates socialiste për të marrë drejtimin e kryeqytetit, Ogerta Manastirliu.
Me të në krah, Rama u shfaq pasdite vonë në selinë e partisë, në takimin e dytë, me deputetët e kryeqytetit, dhe ministrat e kabinetit të tij. Një takim që qartazi sinjalizonte nisjen e fushatës për Tiranën. Nëser në mbledhjen e Qeverisë, Rama pritet të finalizojë shkarkimin e Veliajt, përmes firmës së tij.
Kryebashkiaku e ka kundërshtuar publikisht procedurën e ndjekur, duke nënkuptuar një ankimim të mundshëm në Gjykatën Kushtetuese. Një akt i cili do të bllokonte organizimin e zgjedhjeve në Tiranë. Por Rama po ecën me logjikën e faktit të kryer, pa e marrë fare në konsideratë këtë opsion.
Në fjalën e tij në mbledhjen me ministrat dhe deputetët socialistë të mbajtur në selinë rozë, Kryeministri Rama tha se shkarkimi i Veliajt ishte një vendim i detyrueshëm për shkak të situatës në të cilën ndodhet kryeqyteti.
“Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie të votuar në krye të detyrës dhe po ashtu pa një kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia në lidhje me detyrën, u detyruam të marrim një hap të debatueshëm por të detyrueshëm për fatin e kryeqytetit të Shqipërisë. Janë thënë dhe llomotitur shumë gjëra lidhur me këtë hap, por nuk ia vlen të merremi as me ata të cilëve iu ka rënë Diella në kokë, as me ata të cilët shumica parlamentare detyrohet të kalojë në votimin e programit, pasi ndalohet t’ja paraqesë programin me metodat famëkeqe të rrylave të fytit dhe bërrylave në sallën e Kuvendit, dhe as me ata që tre herë rresht nuk e mundën dot Erionin me karikaturat e tyre mediatike”.
Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se Tirana nuk mund të qëndrojë më pa një kryetar që të drejtojë punët. Rama e cilësoi një “bashki kokëkëputur” situatën në të cilën ndodhet aktualisht Bashkia e Tiranës.
"Tema jonë si palë e përgjegjshme në jetën e këtij vendi është një histori drejtësie plot pikëpyetje që s’dihet sa do zgjasë të mos e marrë peng pafundësisht kryeqytetin dhe punët e tij. Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si trupë pa kokë dhe qyterarët nuk mund të bashkëjetojnë me një bashki kokëkëputur".
Socialistët kanë përzgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për në zgjedhjet e reja të Bashkisë së Tiranës. Rama tha se opozita do të hyjë e humbur në garën për Tiranën.
“Opozita do hyjë në garë e humbur dhe do dalë akoma më e humbur. Qytetarët, nga anketat nuk e kanë mendjen tek asnjë rival i Ogertës, por tek problematikat, si uji i pjishëm që është kthyer në një problem administrimi".
Ai theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut ka mbështetjen e familjes socialiste, ndërsa theksoi se është pa interes se kush do të jetë përballë saj.
“Sot duhet të nisnim punë për zgjedhjet e reja në Tiranë ku me kandidaten e duhur me vizionin dhe me ambicien e duhur do të marrim rezultatin e duhur. Kandidatura e Ogertës ka gjetur mbështetje në PS dhe janë të një mendje se është radha e saj ta udhëheq Tiranë me ambicien që e karakterizon”.
Kryeministri renditi edhe një sërë punësh që kanë mbetur në vendnumëro në Tiranë, që sipas tij, vjen për shkak të mungesës së një kryetari të zgjedhur në krye të Bashkisë.
“Kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet. Duhet patjetër që këtë proces ta udhëheqë bashkia duke përgatitur terrenin e nevojshëm për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin publik. Bashkia, në drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të zgjedhur të fundmi të nëkryetarëve të rinj, ka bërë gjithçka që ka mundur, por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë është çdo ditë dhe më urgjente. Mjafton të shohësh situatën dramatike me prokurimet publike që janë në nivelin më të ulët historik për të kuptuar që aty ka nevojë për motivim të njerëzve. Mjafton të shohësh rënien dramatike të nivelit të investimeve”.
Siç ndodhi edhe në të gjitha bashkitë e tjera me largimet e drejtorëve, edhe në Bashkinë e Tiranës, theksoi Rama, duhet të ndodhë një katarsis.
“Kjo shtuar dhe domosdoshmërisë për një proces katarsisi burimor në kuptimin e vetëpastrimit të Bashkisë së Tiranës, siç bëmë në bashkitë e tjera, kërkon legjitimin e udhëheqjes së re që mos kemi më situata ku hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës apo drejtues të njësive vendore dhe të cilën ne do ta adresojmë në paketën e re që do kalojmë në qeveri që sjell edhe ndëshkimin e rëndë penal”.
Çfarë ndodhi sot?
Prefekti i Tiranës i dërgoi sot Këshillit të Ministrave vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt. Ndërkohë, mbledhja e qeverisë do të mbahet ditën e enjte në orën 12:00, ku do të merret vendimi përfundimtar për shkarkimin e Veliajt nga detyra.
Pikërisht, me fokusin tek zgjedhjet parakohshme që pritet të mbahen në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama mbajti një takim prej më shumë se dy orësh në kryeministri gjatë paradites së sotme me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe me Ogerta Manastirliun, kandidaten e PS-së. E pranishme ishte edhe kryetarja e komanduar Anuela Ristani, e cila e la takimin një orë më herët se të tjerët.
Një ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës mblodhi 3 kërkesat e PS, PD dhe këshilltarit Endri Shabani për shkarkimin e Erion Veliajt dhe i votoi me 50 vota pro si një e vetme.
Por, Veliaj, ka lënë të kuptohet qartë se procesin e nisur ndaj tij e sheh si në shkelje të ligjit. Ai ka një mundësi të fundit, të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Neni 115 Kushtetutës, parashikon që në rast ankimimi brenda 15 ditësh, vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Për pasojë do të bllokohej edhe procesi zgjedhor për pasuesin e Veliajt.
Një ditë pas Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim deputetët dhe ministrat e PS për qarkun e Tiranës.
Pas mbledhjes që u zhvillua në selinë e PS-së ku në fokus ishin zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, kryeministri Rama është ulur për një kafe në barin pranë partisë.
Në tavolinën e Ramës janë ulur në fillim ministrat, por Rama ka ftuar edhe deputetët.
Në mbledhjen me ministrat e qeverisë dhe deputetët socialistë të Tiranës, kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën për mënyrën se si trajtoi shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila, me kërkesë të ministres Albana Koçiu, pasi ishte filmuar duke tymosur cigare në një ambient të mbyllur.
“U bë një llomotitje e madhe nga ana e atyre që ju ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presin gjatë sa ta marrin veten, por kur të jenë duke marrë veten do duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e deliruan shkarkimin që ministrja i bëri zëvendësit për tymosjen e një cigareje në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndesësh këtë akt, por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigarje i mbetur më kot”,- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama duket se ka ndezur motorët për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës. Në fjalën e tij përpara ministrave dhe deputetëve të PS-së, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, tha se patronazhistët e PS janë gati.
Sipas tij, do të hakmerren ndaj përqeshjeve të opozitës në zgjedhjet e Tiranës kur të dekretohet data.
“Patronazhistët mezi po presin që të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës me një reagim të duhur të radhës që do pasqyrohet në rezultatin e ditës së zgjedhje për Bashkinë e Tiranës kur ato të mbahen sipas procedurave, po flas për Tiranën”, tha Edi Rama.
Në takimin me ministrat dhe deputetët e PS, Kryeministri Edi Rama theksoi se është me domosdoshmëri zgjedhja e një kryetari të ri në krye të Bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e tij, Rama renditi një sërë punësh që kanë nevojë për vëmendje, të tilla siç janë kopshtet, çerdhet, transporti publik etj.
Një shembull që Bashkia e Tiranës ka nevojë për udhëheqje është dhe rënia në nivelin më të ulët historik e prokurimeve publike.
“Kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet. Duhet patjetër që këtë proces ta udhëheqë bashkia duke përgatitur terrenin e nevojshëm për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin publik. Bashkia, në drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të zgjedhur të fundmi të nëkryetarëve të rinj, ka bërë gjithçka që ka mundur, por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë është çdo ditë dhe më urgjente. Mjafton të shohësh situatën dramatike me prokurimet publike që janë në nivelin më të ulët historik për të kuptuar që aty ka nevojë për motivim të njerëzve. Mjafton të shohësh rënien dramatike të nivelit të investimeve.
Kjo shtuar dhe domosdoshmërisë për një proces katarsisi burimor në kuptimin e vetëpastrimit të Bashkisë së Tiranës, siç bëmë në bashkitë e tjera, kërkon legjitimin e udhëheqjes së re që mos kemi më situata ku hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës apo drejtues të njësive vendore dhe të cilën ne do ta adresojmë në paketën e re që do kalojmë në qeveri që sjell edhe ndëshkimin e rëndë penal”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
Në mbledhjen e sotme me ministrat e qeverisë dhe deputetët socialistë të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se do të ndërhyhet në drejtimin e ujësjellësit të kryeqytetit, me anë të Operatorit Kombëtar të Ujit që është rikonceptuar tashmë dhe pritet të vihet në jetë.
Po ashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet detyrë e bashkive.
“...duke nisur nga uji i pijshëm që është kthyer në një problem është një problem i keqadministrimit.
Dhe në do të ndërhyjmë përsëri. Ka nisur që të marr jetë duke u konceptuar, krijimi i një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike
Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet në nivelin e duhur në të gjithë zonat e territorit.
Do të krijojmë një kompani publike, ashtu si kundrejt në fushën e energjisë, do të jetë e organizuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore që mund të jenë burime partie, por burimet e kompetencës profesionale dhe teknike.
Qytetarët kanë shqetësim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve ndërkohë që mbledhja e mbetjeve do të vazhdojë të mbetet detyrë e obligueshme e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar mjaftueshëm dhe jo ndjeshëm”,- tha Rama ndër të tjera.
Nga takimi me ministrat dhe deputetët e PS të qarkut Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se duhet që të nis puna për zgjedhjet e reja në Tiranë.
Ai theksoi se kandidatura e Ogerta Manastirliut ka mbështetjen e familjes socialiste, ndërsa theksoi se është pa interes se kush do të jetë përballë saj.
‘Sot duhet të nisnim punë për zgjedhjet e reja në Tiranë ku me kandidaten e duhur me vizionin dhe me ambicien e duhur do të marrim rezultatin e duhur. Kandidatura e Ogertës ka gjetur mbështetje në PS dhe janë të një mendje se është radha e saj ta udhëheq Tiranë me ambicien që e karakterizon.
Ogerta ka mbështetje sa të madhe aq sa është krejt pa interes se kush do të jenë kandidati përballë saj, që do të hyjnë në garë të humbur dhe do të dalin nga gara edhe më të humbur. Shumica e qyterëve se kanë mendjen tek ndonjë rival i kandidates së PS por e kanë hallin tek problematikat që kërkojnë adresim në këtë bashki’, tha ai.
Këshilli i Ministrave do të mblidhet të enjten (25 shtator) në orën 12:00 ku pritet të vendosë për shkarkimin e Erion Veliajt.
Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota për shkarkimin e Veliajt.
Pas këtij vendim, sot Prefekti i Tiranës i përcolli këtë vendim Qeverisë Shqiptare.
Sipas ligjit, është qeveria ajo që vendos përfundimisht këtë proces.
Për këtë arsye, do të duhet të merret vendimi nesër nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin përfundimtar të Erion Veliajt, me motivacionin që nuk është paraqitur në detyrë prej 3 muajsh.
Por i gjithë ky proces pezullohet nëse Erion Veliaj e dërgon në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij.
Një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, propozimi i është dërguar Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Tashmë, pritet një mbledhje qeverie që Veliaj të shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
Komente

Vetem me Tiranen qe nuk ka lidhje kjo gje. Kishe 4 nenkryetare qe vet i zgjodhe dhe nje kryetare ne detyre. Na the qe to do jesh personalisht koka e bashkise se Tiranes kur u arrestua Veliaj. Askush nuk e ben dot punen qe bente Veliaj. Turp per PS qe e lejoi kete.
PërgjigjuPs e inicioi shkarikin e ketij dhe hoqi nga trupi vet nje mish te huaj, qe nuk kishte lidhje ideologjike me ta, i kishte rrezuar ne bashkepunim me Berishen ne 2005 dhe ishte vegel e sorrosit ne shqiperi, i perzgjedhur i tij jo i socialisteve. Ndaj une si socialist jam ok me kete vendim