Qeveria 'Rama 4'

Politikë

Shkarkimi i Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave mblidhet të enjten në orën 12:00

24 Shtator, 16:32| Përditesimi: 24 Shtator, 16:42

  • Share

1758724697_qeveriarama4.png

Këshilli i Ministrave do të mblidhet të enjten (25 shtator) në orën 12:00 ku pritet të vendosë për shkarkimin e Erion Veliajt.

Një ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota për shkarkimin e Veliajt.

Pas këtij vendim, sot Prefekti i Tiranës i përcolli këtë vendim Qeverisë Shqiptare.

Sipas ligjit, është qeveria ajo që vendos përfundimisht këtë proces.

Për këtë arsye, do të duhet të merret vendimi nesër nga Këshilli i Ministrave për shkarkimin përfundimtar të Erion Veliajt, me motivacionin që nuk është paraqitur në detyrë prej 3 muajsh.

Por i gjithë ky proces pezullohet nëse Erion Veliaj e dërgon në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij.


Lajmi kryesor:

Rama: Shkarkimi i Veliajt, vendim i detyrueshëm! Nisim punën për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, opozita hyn e humbur në garë përballë Manastirliut (VIDEO)


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?