Politikë

Zgjedhjet për Tiranën/ Rama: Duhet udhëheqje e re në bashki, prokurimet publike janë në nivelin më të ulët

24 Shtator, 18:23| Përditesimi: 24 Shtator, 18:56

  • Share

 

Në takimin me ministrat dhe deputetët e PS, Kryeministri Edi Rama theksoi se është me domosdoshmëri zgjedhja e një kryetari të ri në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, Rama renditi një sërë punësh që kanë nevojë për vëmendje, të tilla siç janë kopshtet, çerdhet, transporti publik etj.

Një shembull që Bashkia e Tiranës ka nevojë për udhëheqje është dhe rënia në nivelin më të ulët historik e prokurimeve publike.

“Kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet. Duhet patjetër që këtë proces ta udhëheqë bashkia duke përgatitur terrenin e nevojshëm për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin publik. Bashkia, në drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të zgjedhur të fundmi të nëkryetarëve të rinj, ka bërë gjithçka që ka mundur, por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë është çdo ditë dhe më urgjente. Mjafton të shohësh situatën dramatike me prokurimet publike që janë në nivelin më të ulët historik për të kuptuar që aty ka nevojë për motivim të njerëzve. Mjafton të shohësh rënien dramatike të nivelit të investimeve.

Kjo shtuar dhe domosdoshmërisë për një proces katarsisi burimor në kuptimin e vetëpastrimit të Bashkisë së Tiranës, siç bëmë në bashkitë e tjera, kërkon legjitimin e udhëheqjes së re që mos kemi më situata ku hapësirat publike rezultojnë të zëna nga punonjës apo drejtues të njësive vendore dhe të cilën ne do ta adresojmë në paketën e re që do kalojmë në qeveri që sjell edhe ndëshkimin e rëndë penal”, theksoi Kryeministri Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Shkarkimi i Veliajt, vendim i detyrueshëm! Nisim punën për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, opozita hyn e humbur në garë përballë Manastirliut (VIDEO)


V.GJ /I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?