Kanë shkuar në 11 strukturat spitalore në vend që tashmë tashmë kartën e autonomisë menaxheriale, një instrument që synon shndërrimin e spitaleve në të aftë të vetëadministrohen me qëllim fundor përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
6 spitalevve të reja, maternitetit “Mbretëresha Gerladinë”, “Koço Gliozheni”, Spitalit Universitar të Traumës dhe spitaleve rajonale të Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës, që iu shtuan 5 institucioneve që e morën në janar 2024 të drejtën e vetëmenaxhimit, Kryeministri Rama ua dorëzoi personalisht certifikatat, duke njoftuar se ekipeve shqiptare do t’i bashkohen edhe 10 menaxherë turq që do të ndihmojnë në implementimin e mënyrave të reja të administrimit spitalor.
“Këtu nisi dhe procesi i autonomisë manaxheriale dhe për të dhënë frytet kuptimplota, që sa e rëndësishme është që mjekët dhe infermierët që punojnë përditë me orë dhe pa orë, që spitalet të kenë në dorë vendimmarrjen për menaxhimin dhe spitalet. Nga një sistem i centralizuar dhe burokratik në një sistem shumë më modern, ku patjetër përfituesit e parë janë pacientët për mjekët dhe infermierët, është një mundësi të vlerësohen sipas punës dhe të vlerësohen sipas rezultateve në punë. Çka do të thotë se dhe shpërblimi financiar sipas kategorive, ku sipas performancës mund të marrë më shumë ose më pas sipas tavanit të kategorisë së vetë. Dhe unë kam këtu kartën e autonomisë financiare që dua tja dorëzojë bashkë drejtuesve të spitalit. Këta janë çifti i parë, do ketë çifte të tjera bashkë drejtuese dhe do bëjmë një krushqi të madhe me Turqinë”, tha Rama.
6 spitaleve të reja, maternitetit “Mbretëresha Gerladinë”, “Koço Gliozheni”, Spitalit Universitar të Traumës dhe spitaleve rajonale të Korçës, Elbasanit dhe Gjirokastrës, Kryeministri Rama ua dorëzoi personalisht certifikatat, duke njoftuar se ekipeve shqiptare do t’i bashkohen edhe 10 menaxherë turq që do të ndihmojnë në implementimin e mënyrave të reja të administrimit spitalor.
“Janë 10 menaxherë me një eksperiencë të rëndësishme në Turqi. Gjatë Gjithë këtij rrugëtimi kemi kuptuar që kemi mjekë dhe infermierë shumë të mirë dhe të përgatitur, por nuk kemi menaxherët që të shoqërojnë drejtuesit tanë në një fazë rritje dhe shumë komplekse të menaxhimit të spitaleve. Është një papërcim nga një sistem I centralizuar burokratik në shumë më të zhdërvjellët dhe demokratik”, tha Rama.
Kartën e autonomisë menaxheriale, vitin e kaluar e kanë marrë edhe 5 struktura të tjera spitalore si QSUT dhe spitalet rajonale të Shkodrës, Durrësit, Lezhës dhe Vlorës.
Gjatë vizitës dhe inspektimeve në qarkun e Fierit, Kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim me mësuesit e qytetit të Lushnjës, të cilëve u foli për reformat e thella që ka ndërmarrë qeveria në arsim.
“Ishte absolutisht e pasigurt të punoje në arsimin publik dhe të mund të mendoje qetësisht për të nesërmen sepse e nesërmja mund të sillte heqjen nga puna apo hedhjen si top në një vend tjetër. ne filluam të merremi me gjithë ato gropa që gjetëm, ishte prania në sistem e afro 5000 mësuesve pa arsimin përkatës që paguheshin për t’iu dhënë fëmijëve lëndë për të cilat ishin pa shkollë.Sot, paga mesatare e mësuesve është 930 euro dhe natyrisht që është shumë më shumë se ç‘ishte, por duhet të jetë ende më tepër dhe jemi shumë të vetëdijshëm për këtë”, vijoi Rama.
Më herët kreu i qeverisë inspektoi edhe restaurimin e qendrës kulturore “Vaçe Zela” në Lushnje.
Komente
