Kryeministri Edi Rama, në një takim me mësuesit e Lushnjes, premtoi rritje të mëtejshme të pagave të tyre. Kreu i qeverisë tha se kur erdhi në pushtet, mësuesia ishte një profesion i pasigurt pasi kishte heqje nga puna për arsye politike ndërsa tani është një kategori shoqërore e mbrojtur dhe e vlerësuar.
“Më vjen mirë që sot ju jeni kategori shoqërore e mbrojtur, e respektuar dhe e vlerësuar edhe financiarisht shumë herë më mirë sesa më parë. Sot paga mesatare e mësuesve është 930 euro, shumë më shumë seç ishte por duhet të jetë ende më tepër dhe jemi të vetëdijshëm.”, u shpreh Rama.
Kryeministri u ndal edhe te vendimi për të mbyllur Tiktok, duke thënë se mbyllja ka nisur dhe se brenda 15 ditëve do të jetë në black out total. Rama nuk kurseu ironinë edhe për kreun e PD Sali Berisha për thirrjen e tij qesharake për të lënë orët e mësimit dhe për të protestuar kundër mbylljes së TikTok. Rama tha se PS iu duhet më shumë se kurrë demokratëve për të ecur përpara në rrugëtimin drejt BE.
“Si mund të thotë një forcë politike na jepni votën të çlirojmë TikTok. Si mund të thërrasë një forcë politike kalamajtë të lënë shkollën dhe të shkojnë në protestë. Më shumë se kurrë edhe ata që mendojnë djathtas, duhet të kuptojnë se PS iu duhet si mjet për të arritur futjen në BE”, tha Rama.
Një koment bëri edhe për Lulzim Bashën, me të cilin ka bërë replika në rrjete sociale.
“Jam i gëzuar se jam rivënë në kontakt me Lulin se kishte humbur. Është pozitive kjo se nuk shtyhet fushata pa Lulin. Luli i ka rritur se di se sa i kanë shkuar pagat dhe pensionet.”, tha Rama.
Për rrugëtimin në BE, Rama tha se Shqipëria ka mbështetjen e të gjithave vendeve anëtare, madje edhe Greqisë, me të cilën kohët e fundit ka pasur problematika.
Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha vendet e BE-së janë dakord për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë shtoi se edhe Greqia, me të cilën ka pasur probleme për shkak të çështjes së Fredi Belerit, tashmë është dakord.
“Është hapur tani se janë përputhur rrethanat e tyre të brendshme me tonat. Deri dje nuk është se nuk donin, por e shihnin si gjë perspektive. Prandaj ne bënim detyrat, shkonte te qeveritë 27, Holanda kishte zgjedhje dhe thoshte jo po shqiptarët kështu e jo ashtu. Sot janë të gjithë unison se Shqipëria duhet të vijë në BE. Të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Edhe me Greqinë që kemi pasur problematikë, është shumë mbështetëse për anëtarësim se është një moment gjeopolitik i Evropës, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë. Ne jemi vend i vogël por i kemi bërë vend vetes.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se mbyllja e TikTok ka filluar dhe brenda 15 ditëve do të jetë totalisht ‘black out’.
Nga Lushnja në një takim me mësuesit, Rama tha se 95 për qind e mësuesve dhe prindërve, me të cilët janë konsultuar, janë dakordësuar për mbylljen e këtij rrjeti social.
“Kemi vendosur mbylljen duke u konsultuar me 95 përqind. Ka qenë vendimmarrje ku nuk ka pyetur njeri socialist apo demokrat se kanë pasur parasysh fëmijët e vet dhe 95 përqind prindër e mësues thoshin se duhet të mbyllet. Patjetër që kemi marrë vendim të mbyllet dhe paralelisht kemi hapur dialog me kompaninë, kemi thënë se Tiktok nuk do ta lejojmë të vazhdojë të funksionojë dhe të hyjë nëpër shtëpitë e familjeve tona si skuth me gjithë ato produkte që janë pa filtër. Nuk e kemi fare me ju, në kuptimin, jo ndonjë gjë ideologjike me ju, por duam garanci. Psh, kemi nxjerrë një sërë gjërash, ia kemi vënë kompanisë në dispozicion.
Për hir të së vërtetës kanë pasur një reagim që nuk e prisja. Kanë qenë bashkëpunues dhe na kanë premtuar se do të vijnë me një plan për të vendosur një sërë mburojash. Për anglishten, algoritmi i tyre arrin të bllokojë fjalë të caktuara. Për shqipen nuk kanë. Dhe ne jemi në kontakt me ta. Punon një grup me ta, kështu që kur të jenë gati do të vijnë në Shqipëri dhe publikisht do t’i tregoni prindërve se çfarë do të ndryshojë. Mbyllja ka filluar, teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Ditë pas dite gryka e Tiktok Do të ngushtohet dhe në një periudhë 10-15 do të duhet të jetë black out. Dua t’ju them se i qëndrojmë plotësisht. "
Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu edhe thirrjen e Sali Berishës ndaj nxënësve për të lënë orët e mësimit. Sipas kreut të qeverisë, një parti politike nuk mund të jetë kundër SPAK, dhe nga ana tjetër, të bëjë thirrje për protesta për të “çliruar” TikTok.
Rama shtoi se PS iu duhet demokratëve më shumë se kurrë për rrugën drejt BE.
“Ka dy palë në raport me reformën në drejtësi e SPAK. Këta të tjerët që bërtasin dhe mbrojnë medemek SPAK, e shohin si të vetmen mundësi për të luftuar me ne. Ndërkohë ne SPAK e shohim si mjetin që i ka munguar Shqipërisë që nga 1912. Nëse futemi në BE nuk diskutohet barazia para ligjit. Nuk vjen dot njeri dhe të thotë se do të mbyllë SPAK dhe do të çlirojë TikTok. Si mund të thotë një forcë politike na jepni votën të çlirojmë TikTok. Si mund të thërrasë një forcë politike kalamajtë të lënë shkollën dhe të shkojnë në protestë. Më shumë se kurrë edhe ata që mendojnë djathtas, duhet të kuptojnë se PS iu duhet si mjet për të arritur futjen në BE”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës. Në një takim nga Lushnja, kryeministri tha se është i gëzuar që është vënë në kontakt me Bashën pasi nuk shtyhet fushata pa të.
“Këta që nuk kanë gjë në dorë të japin paga të jashtëzakonshme. Ta rrisin pensionin sy për sy. Jam i gëzuar se jam rivënë në kontakt me Lulin se kishte humbur. Është pozitive kjo se nuk shtyhet fushata pa Lulin. Luli i ka rritur se di se sa i kanë shkuar pagat dhe pensionet. Pashë që kishte dalë se kishte thënë se do të heq vozat amerikane. Mund t’i heqë se s’ka gjë në dorë. Është si puna e dikujt që hedh lotarinë, të dalë ku të dalë. Këta thonë kush ta hajë ta hajë, le të vijë."
Komente
