Kronikë

Rama e bëri ‘shembull’ si shkelës të madh, nesër në mëngjes IKMT shemb me 32 kg tritol objektin trekatësh pa leje pranë aksit Vlorë–Orikum

10 Gusht, 22:22| Përditesimi: 10 Gusht, 22:36

  • Share

Mëngjesin e ditës së nesërme, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar shembjen me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh beton-arme, pa leje, pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.

Ky aksion po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit.

Për këtë operacion është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse. ndërkohë, për arsye sigurie qarkullimi do të bllokohet përkohësisht në këtë aks si dhe energjia do ndërpritet për 15 minuta. Po ashtu janë marrë masat për prezencën e numrit të nevojshëm të mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe personelit respektiv.

Në njoftim thuhet edhe se janë njoftuar të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë, duke kërkuar bashkëpunimin dhe duke i informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmerren edhe nga ana e tyre për shmangien e dëmtimeve të mundshme.

Njoftimi i plotë i IKMT: 

Nesër në datë 11.08.2025, në orën 07:30, IKMT ka planifikuar të kryejë demolimin me shpërthim të kontrolluar të një objekti trekatësh beton-arme, i ndodhur pranë aksit rrugor Vlorë–Orikum.

Ky aksion po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcat Xheniere të Forcave të Armatosura, Policinë e Shtetit.

Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Për të minimizuar ndikimin e procesit në zonën dhe objektet përreth, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, shpërthimi do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë marrë të gjtha masat e nevojshme që ky operacion të realizohet me sukses për këtë arsye do të bllokohet përkohësisht aksi rrugor Vlorë–Orikum, si dhe është rakorduar me strukturat përkatëse për ndërprerjen e  furnizimit me energji elektrike 15 minuta përpara shpërthimit.

Po ashtu janë marrë masat për prezencën e numrit të nevojshëm të mjeteve zjarrfikëse, ambulancave dhe personelit respektiv.

Janë njoftuar të gjithë pronarët e objekteve pranë perimetrit të sigurisë, duke kërkuar bashkëpunimin dhe duke i informuar për masat mbrojtëse që duhet të ndërmerren edhe nga ana e tyre për shmangien e dëmtimeve të mundshme.

IKMT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve që operojnë në atë zonë, si dhe i’u sigurojmë se në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese  do të vijohet me ndërhyrjet me të gjithë forcën e ligjit ndaj çdo ndërtimi pa leje, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ftojmë të gjithë qytetarët të kontribuojnë në portalin hapesiraimepublike.gov.al  për të vijuar  këtë proces pa kthim,  të vendosjes së plotë së ligjshmërisë, rikthimin e hapësirave dhe kontrollit të territorit. Interesi publik është mbi të gjitha.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?