Kryeministri Edi Rama tha se drejtësia vijon të pastrohet nga kanceri që e kishte pushtuar prej vitesh duke sjellë degradimin në mënyrë të vazhdueshme sistemit dhe organizmin e shtetit dhe shoqërisë. Rama tha se llumi ishte aq i madh sa të larguarit nga vetingu dhe drejtësia e re ishte shumë më i madh nga sa ishte menduar fillimisht.
"Shumëkush mendon se me vetingun dhe pastrimin i këtij llumi mbaron llogaridhënie e këtyre njerëzve, Jo. Mbase shumëkush ka menduar se vetingu është edhe një shkallë ndëshkimore për sistemin, jo. Vetingu është filtri që pastron të gjithë prurjen në sistem. Është pjesë e të gjithë infrastrukturës së ngritur për ta vendosur drejtësinë e re në themele të reja dhe për të garantuar se i gjithë organizmi i drejtësisë së re është i pastruar nga metastazat e një kanceri që e degradoi në mënyrë të vazhdueshme sistemin dhe organizmin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Do të jetë pikërisht faza tjetër ajo e sistemit të pastruar nga kanceri që do të realizojë atë që njerëzit presin me një padurim të mirëkuptueshëm. Goditjen e të gjithë atyre që morën peng drejtësinë për vite të tëra dhe e bënë vendin tonë një vend ku e drejta u kthye në mall që shitet dhe blihet. Edhe sot e drejta nuk është ndarë përfundimisht nga malli, por hetohet si mall në shumë çështje dhe shumë gjykata nga gjykatës dhe prokurorë që janë pjesë e atij llumi që vazhdon të pastrohet, por nëse shohim shifrat e atyre që janë larguar ata kanë tejkaluar edhe parashikimet më pesimiste në sensin e të qeni shumë. Të gjitha parashikimet e bëra ku konceptohej reforma në drejtësi flisnin për shifra të mundshëm që janë të tejkaluar sot që flasim pa mbaruar pastrimi", tha Rama.
Lajmi kryesor:
10 vite pas, shpallen 'Dëshmorë të Atdheut' 4 protestuesit e vrarë! Rama: Parlamenti s'bën gjyqe, të veprojë drejtësia
//ReportTv.al