Edi Rama

Rama publikon masat e reja anti-COVID që zbatohen nga nesër! Nga kufizimi i lëvizjes te mbyllja e bareve dhe restoranteve (Tabela)

10 Nëntor 2020, 09:10| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 14:31

  • Share

Kryeministri Edi Rama që në mëngjes ka publikuar masat e reja që janë marrë dje nga Komiteti Teknik i ekspertëve për të frenuar përhapjen e Covid.

Rregullat e publikuara dhe në tabelën e Ramës që duhet të zbatohen nga nesër janë:

-Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

-Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

-Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

 -Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Komento

Komente

  • Vetvendosja: 10/11/2020 15:46

    po pse o vlla. ai e merr kete vendim. ja sdergojne. peshkimi ne te njejtin gjeriz. i thone bej kete dhe ai e ben. kaq skupton ti. neser do i thone hiq tv e heq...hiq internetin e heq. kaq e thjeshte eshte. ri para tv dhe shijo buzeqeshjen e Biden

    Përgjigju
  • Genti: 10/11/2020 13:04

    Kufuzimet duhen. Por i levizjes?! Jo thjesht pa sens por edhe idiot. Baret e restorantet thuhet se mund te qendrojne hapur deri ne oren 22. Ok. Nje person del ne oren 22 por nuk leviz dot. Se nuk lejohet. Keshtu qe mbetet ne lokal?! Po lokali do mbyllet?!! Kemi pare masa gjithe andej, por askund dhe rralle ndalim levizje. E sidomos naten, kur normalisht ska levizje. Kjo deshmon se cfare liderash kemi.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 10/11/2020 18:33

      Personi te aktivizoje alarmin ne 21.30 per t`u ngritur nga klubi dhe gjithcka rregullohet!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?