Politikë

Rama, ultimatum policisë: 100 ditë kohë për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal! S'mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta, të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë

8 Korrik 2021, 10:16| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 15:42

  • Share

TIRANË-100 ditë kohë dhe asnjë më shumë për të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit që të rikthehet në angazhim total, nga i pari te i fundit. Ultimatumi vjen nga Kryeministri Rama, i cili ua tha në sy sot drejtuesve kryesorë të kupolës së policisë dhe ministrit Çuçi të gjitha 'plagët' që kanë sot uniformat blu. Për Kryeministrin asnjë ditë më shumë nuk do të pritet që qytetarët të marrin frymë më të lehtësuar dhe që të çohen para drejtësisë të gjithë ata që sipas tij 'luajnë me 2 porta në policinë e shtetit' dhe që prishin imazhin e pjesë më të madhe të strukturës që është e ndershme.

Teksa e vuri gishtin mbi plagë kur përmendi korrupsionin në policinë rrugore dhe sjelljen në kapërcim të ligjit të forcave "Shqiponja" dhe patrullave të përgjithshme, kreu i Qeverisë paralajmëroi lëvizje drastike, nga të cilat nuk do të shpëtojë askush nga piramida e uniformave blu.  

4 janë prioritetet që sipas Kryeministrit Rama do të duhet të fillojnë vihen në zbatim në mënyrë urgjente dhe të sjellin ndryshime: Raporti me qytetarët, kontrolli mbi territorin, kufta kundër standardit të dyfishtë si dhe vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar e me protokoll rigoroz i komisariatit digjital.

E fortë ishte akuza e Kryeministri kur foli për një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në këtë fillim sezoni në plazhet shqiptare, përplasje me armë në bar 'Orange' në Sarandë ku 4  ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi, pronari i lokalit dhe aksidentalisht shqiptari me pasaportë amerikane, Marin Jano.

"Kush janë këta pronarë lokalesh në zonat bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësirë për abuzim që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal. Jua them unë kush janë këta. Këta janë tutorët e policisë së Shtetit në ato territore. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformë që tërheqin për hunde policë dhe shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm", ishte deklaratë e fortë e Ramës.

Ai apeloi që marrë shkas nga ky rast duhet të procedohet menjëherë me  ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë dhe jo me masa ordinere. Sipas tij duhet përjashtim imediat dhe ndëshkim penal të personave përgjegjës.

Ky takim i Ramës sot me drejtues të Policisë së Shtetit vjen 3 ditë pas riformatimit të kupolës së Policisë së Shtetit. Ishin ngjarjet e fundit, si masakra me 4 të vrarë në Velipojë dhe aksidenti tragjik në Vlorë që shoi 1 familje, që sollën  reformimin e Policisë së Shtetit. Ristrukturimi filloi nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, me largimin e Niko Brahimajt dhe emërimin e tij në krye të Institutit të Policisë Shkencore. Kryepolici i Shkodrës është Skënder Hita, që deri më parë, mbante postin e zv.drejtorit në Policinë e Gjirokastrës. Me përvojë edhe në drejtimin e Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka pas funksionit në krye të departamentit të Sigurisë në Policinë e Shtetit, u emërua drejtor në Elbasan. Vendin e tij e mori Neritan Nallbati, i cili lë drejtimin e Policisë së Beratit.

Në Vlorë, drejtimin e policisë e merr Bledar Çelijku, i cili vjen nga i njëjti pozicion, por në Berat. Karriera e Edmond Tarkaj si drejtor i Policisë Rrugore zgjati shumë pak. Ai u transferua në policinë e Beratit, ndërsa në postin drejtues të tij të Rrugores, e mori Dhimitraq Ziu. Në vend të tij, si drejtor për sigurinë në policinë e Tiranës, emërohet, Luigj Vathi ish-drejtor i kufirit në Vlorë. Lorenc Shehu la drejtimin e drejtorisë së Durrësit dhe shkoi kryepolici i Lezhës, ndërsa Policinë e Durrësit do e drejtojë një shef komisariati, Oltion Bistri që largohet nga komisariati 2 në Tiranë. Ardian Çipa drejtor i Policisë së Tiranës në kohën e Saimir Tahirit, u transferua për vite në Akademinë e Sigurisë. 

 

Ora 10:58
Rama, ultimatum policisë: 100 ditë kohë për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal! S'mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta, të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë

 

Kryeministri Rama i ka dhënë 100 ditë kohë policisë së shtetit për të rivënë sipas tij në angazhim maksimal të gjithë trupën për të rikthyer besimin te qytetarët.

"Keni 100 për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari te i fundit. Asnjë ditë më shumë.  Qytetarët të marrin frymë të lehtësuar duke e parë policinë e shtetit në një nivel tjetër. Kjo duhet bërë për respektin e vetes, respektin e masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse t'i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga policia e shteti  dhe të shkojë në drejtim të drejtësisë.

Pas 100 ditësh nuk mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta. Ju nuk e keni problem që t'i kapni dhe t'i çoni para drejtësisë. Nuk mund të ketë komisarë, shqiponja, çakenj që rrinë si të infiltruar në polici. 100 ditë", tha Kryeministri.

Ora 10:56
Rama: E papranueshme të shpërfillen klithmat e grave, çdo komisariat persona përgjegjës për dhunën në familje, policia jo si gjykatat që lirojnë abuzuesit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një tjetër prioritet është vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar i komisariatit digjital.

Rama tha se s’mund të ketë më policë që shpërfillin dhunën ndaj grave dhe për këtë arsye nënvizoi se duhet të ketë persona përgjegjës në çdo komisariat për dhunën në familje.

“Vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar e me protokoll rigoroz i komisariatit digjital. E papranueshme që në komisariate shpërfillen klithmat e grave që dhunohen. Shpërfillen totalisht dhe dhimbjet e patregueshme. Çdo komisariat duhet të ketë persona përgjegjës që të mereet me dhunën në familje. Për ato vajza që përfundojnë në fund nhë tehun e sopatës. Smund të ketë për asnjë arsye mirëkuptim me burrat”, tha Rama.

Ndërkaq Rama ka sulmuar gjykatat.

"Policia smund të jetë kopje e atyra gjykatave dhe gjykatësve që bëjnë kërdinë në kurriz të grave dhe vajzave që kanë marrë lekë nga abuzuesit duke  i nxjerrë të lirë direkt në sallë e duke i hedhur prapë në fyt të bashkëshorteve apo vajzave që dhunohen",  tha më tej kryeministri.

Ora 10:50
Rama: Ka rishfaqje të korrupsionit tek Policia Rrugore! Forcat 'Shqiponja' po tejkalojnë rolin, arroganca e patolerushme

 

Në takimin me përfaqësues të policisë, Kryeministri Edi Rama ka ngritur kritikuar ashpër disa sektorë në polici. Rama tha se është rikthyer korrupsioni te policia rrugore dhe i bëri thirrje SHÇBA që të reagojë.

“Dua të falënderoj SHÇBA dhe ti përgëzoj për punën e tyre. K një rishfaqje të korrupsionit tek policia rrugore. SHÇBA duhet të reagojë. Nuk duhet të ketë presion mbi drejtuesit e automjeteve për marrjen e ryshfetit dhe është e patolerueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, qytetarët të mos ndjejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën dhe qarkullimin rrugor, ky është fakt.”-tha Rama.

Ai gjithashtu paralajmëroi lëvizje në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, duke nënvizuar se Forcat “Shqiponja” në jo pak raste kanë kapërcyer rolin e tyre duke i akuzuar për arrogancë.

Ora 10:37
Rama: Ndërtimet pa leje në zona turistike, zhvillohen në sy të policëve! Godisni pa mëshirë, mos veproni me dy standarde

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërtimet pa leje në zora turistike e të mbrojtura bëhen në sy të policëve.

“Ndërtimet ma leje në zona turistike të mbrojtura natyrore, arkeologjike. Është e frikshme  që strukturat e policisë të shpenzojnë energji kilometra kohë për të shkuar dhe për tu futur në telashe dhe në ndjekje penale fshatarë që rregullojnë havllitë dhe me miratimin e tyre.

Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfraë bën policia e shtetit në ato kuadrata që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk flitet për skena krimi ku në pak  sekonda del  një armë dhe ata që gjuajnë ikin me motor, këtu flitet për skena krimi aktive me orë me ditë me javë me netë të tëra, është krim i përcaktuar si i tillë  në kod penal të ndërtosh pa leje.

Është si çdo krim tjetër madje me dënime shumë të rënda, këto skena krimi zhvillohen në sy të policëve që kanë detyrim ligjor të veprojnë menjëherë. Kësaj mund ti vëmë emrin korrupsion, bashkish neveri, shëmti. Problematike është mosnjohja dhe mosinformimi permanent me ligjin normal, parimte ligjore  nga policia e shtetit. Ligjin duhet ta njohë çdo punonjës policie.

Prioritet me numra, prioriteti numër 1 raporti me qytetarin që kërkon që patrullat forcat shqiponja ajo kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje shumë të fortë dhe lëvizje domethënëse brenda përbrenda për të promovuar oficerë policie si ju vetë që jeni promovuar dhe për të garantuar që marrëdhënia me qytetarin të jetë A-ZH”, tha Rama.

Një prioritet tjetër i policisë sipas kryeministrit është edhe standardi unik. Rama nënvizoi se policia nuk mund të operojë me dy standarde. Gjithashtu, kreu i qeverisë shton se duhet të forcohet kontrolli mbi territorin.

“Prioritet tjetër i policisë së shtetit është standardi unik në respektimin e ligjit. Nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin ligj. Policia duhet të jetë pasqyra e këtij fakti. Ça do të thotë që 28 mijë kilometra katrorë nuk u kontrollokan metër për metër për të gjitha aktivitete abuzive që bëhen haptas. Unë jam me ju kur vjen fjala për uljen shifrave të kriminalitetit që do durim dhe bëhet me gradualisht. Një nga policitë më të fuqishme në botë në SHBA përballet çdo ditë me vrasje. Në këtë pikë jam me ju, jo me moralistët. Ndërsa në pikën e kontrollit mbi territorin të veprimtarive që bëhen haptas më vjen keq por jam kundër kujtdo ndër ju që e justifikon këtë si një gjë të natyrshme. Kjo është e shëmtuar dhe e turpshme. Nuk jemi mbledhur këtu të bëjmë bilance suksesi. Jemi këtu për të vënë gishtin në ato plagë që ju drejtuesit e rinj duhet ti kuroni,” deklaoi Rama. 

Ora 10:24
Përplasja me armë në 'Bar Orange', Rama: Ç'janë këta pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh, të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë

Kryeministri Rama në takimin që po zhvillon me përfaqësues të policisë së shtetit, ceku edhe ngjarjen e rëndë të një përplasje me armë në Sarandë në bar 'Orange', ku mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.

Rama tha se kush këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues.

"Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.  Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë", tha Rama.

Kreu i qeverisë e bëri edhe më parë përgjgjës direkt Policinë e Shtetit, për ngjarjen e në Sarandë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri biznesmeni Spiro Iljadhi, pronari i bar 'Orange' dhe aksidentalisht shqiptari me pasaportë amerikane, Marin Jano. Kreu i qeverisë thotë se ky rast është ulëritës dhe i pajustifikueshëm për policinë e Sarandës, e madje është ndëshkuar struktura nga brenda policisë dhe janë marrë masa. Sipas Ramës, në këtë rast nuk ka përgjegjësi gjykata, por policia.

20 plumba janë zbrazur në drejtim të pronarit të "Orange" në Sarandë, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, rreth orës 03:50 të mëngjesit të datës 20 qershor.  3 ishin autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Ora 10:20
Rama: Ndryshime dhe lëvizje në të gjithë piramidën e policisë, deri në nivel komisariatesh! SHÇBA të veprojë ndaj korrupsionit

Në takimin me përfaqësuesit e policisë së shtetit kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum në një afat 100-ditor, që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Kryeministri ka renditur sipas tij të gjitha problemet në policinë e shtetit dhe se cilat janë priortitetet kryesore.

“Pa diskutim që Policia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër, pikërisht pse Policia e Shtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Polici Shtetit të standardeve evropiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve, është në një nivel domethënës.

Së pari, dua t’i uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve dhe duke shpresuar që këto lëvizje, që do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re, ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.

Dua ta nis këtë renditje të problematikave nga raporti i policisë së shteitt me qytetarët që është A dhe ZH e jetës së përditshme të policisë.Është  e pajustifikueshme që rastet e referuara të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët sidomos nga ana e forcave shqiponja dhe nga patrulla e përgjithshme të cilat shpesh e kapërcejnë dhe rolin e tyre të shënohen si raste të rritura.

Rritja e rasteve të mungesës së etikës në komunikim me qytetarët është shumë domethënëse për ta kuptuar situatën e përgjithshme psikologjike dhe novelin e përgjithshëm të mobilizimit të forcave të policisë që janë në kontakt të vazhdueshëm me hallet nevojat dhe ankesat e qytetarëve.

Mbrojtjen e imazhit të policisë së shtetit duhet ta kenë dritë në sytë e tyre. Policia e shtetit është botërisht e shikuar dhe e respektuar prej disa vitesh si një nga institucionet me besueshmërinë më të lartë dhe cënimet etike si dhe lëndimet e imazhit të saj në rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit kanë dëmtuar.

Rishfaqjet e korrupsionit te efektivët e policisë rrugore, SHÇBA të veprojë. E papranueshme që të ushtrohet presion ndaj shoferëve për ryshfet, është e pajustifikueshme se më gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimeve të fundit në kod rrugor, qytetarët të mos ndiejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor.

SHÇBA konstaton raste të denoncimeve të qytetarëve nuk trajtohen në kohën e duhur dhe në mënyrën e duhur", thotë Rama.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klodi: 08/07/2021 19:53

    Po si mund te behet puna mir kur drejtoret jan gjithmon te njejtet? Reform quan ti levizjen e te njejtave persona nga nje zyre ne tjetren?Policet bejn te fortin me fukarain se kur kalon krimineli heqin kapelen.

    Përgjigju
  • Labi.: 08/07/2021 17:45

    Syrja bello eshte pergjegjesi kryesor i masakrave ne Sarande. Ai per cdo ore qe rrinte hapur Orexhi mirrte 1 miljon lek ne dor. Demi qe ka bere ai me policin e sarandes do doje vite te rikopetohet.

    Përgjigju
  • Hihi: 08/07/2021 14:55

    Po Bilo.pilafin kur do e heqni?

    Përgjigju
    • cecua: 08/07/2021 19:48

      kush o ky bilo or qerrata

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?