Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërtimet pa leje në zora turistike e të mbrojtura bëhen në sy të policëve.
“Ndërtimet ma leje në zona turistike të mbrojtura natyrore, arkeologjike. Është e frikshme që strukturat e policisë të shpenzojnë energji kilometra kohë për të shkuar dhe për tu futur në telashe dhe në ndjekje penale fshatarë që rregullojnë havllitë dhe me miratimin e tyre.
Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfraë bën policia e shtetit në ato kuadrata që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk flitet për skena krimi ku në pak sekonda del një armë dhe ata që gjuajnë ikin me motor, këtu flitet për skena krimi aktive me orë me ditë me javë me netë të tëra, është krim i përcaktuar si i tillë në kod penal të ndërtosh pa leje.
Është si çdo krim tjetër madje me dënime shumë të rënda, këto skena krimi zhvillohen në sy të policëve që kanë detyrim ligjor të veprojnë menjëherë. Kësaj mund ti vëmë emrin korrupsion, bashkish neveri, shëmti. Problematike është mosnjohja dhe mosinformimi permanent me ligjin normal, parimte ligjore nga policia e shtetit. Ligjin duhet ta njohë çdo punonjës policie.
Prioritet me numra, prioriteti numër 1 raporti me qytetarin që kërkon që patrullat forcat shqiponja ajo kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje shumë të fortë dhe lëvizje domethënëse brenda përbrenda për të promovuar oficerë policie si ju vetë që jeni promovuar dhe për të garantuar që marrëdhënia me qytetarin të jetë A-ZH”, tha Rama.
Një prioritet tjetër i policisë sipas kryeministrit është edhe standardi unik. Rama nënvizoi se policia nuk mund të operojë me dy standarde. Gjithashtu, kreu i qeverisë shton se duhet të forcohet kontrolli mbi territorin.
“Prioritet tjetër i policisë së shtetit është standardi unik në respektimin e ligjit. Nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin ligj. Policia duhet të jetë pasqyra e këtij fakti. Ça do të thotë që 28 mijë kilometra katrorë nuk u kontrollokan metër për metër për të gjitha aktivitete abuzive që bëhen haptas. Unë jam me ju kur vjen fjala për uljen shifrave të kriminalitetit që do durim dhe bëhet me gradualisht. Një nga policitë më të fuqishme në botë në SHBA përballet çdo ditë me vrasje. Në këtë pikë jam me ju, jo me moralistët. Ndërsa në pikën e kontrollit mbi territorin të veprimtarive që bëhen haptas më vjen keq por jam kundër kujtdo ndër ju që e justifikon këtë si një gjë të natyrshme. Kjo është e shëmtuar dhe e turpshme. Nuk jemi mbledhur këtu të bëjmë bilance suksesi. Jemi këtu për të vënë gishtin në ato plagë që ju drejtuesit e rinj duhet ti kuroni,” deklaoi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama, ultimatum policisë: 100 ditë kohë për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal! S'mund të ketë komisarë që luajnë me 2 porta, të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë
//ReportTv.al