Politikë

Rama e propozoi si kandidate për bashkinë e Tiranës, Berisha për Manastirliun: Korba e korrupsionit

11 Shtator, 14:19| Përditesimi: 11 Shtator, 15:39

  • Share

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Kryedemokrati e quajti Manastirliun “korbën e korrupsionit”, duke ngritur akuza të ashpra drejt saj për kohën kur ishte ministre e Shëndetësisë.

“I çoi korben e korrupsionit, i coi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”,- tha Berisha.

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u kërkoi sot anëtarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.


Lajmi kryesor:

Grupi i PD/ Bardhi konfirmohet kryetar, vetëm Leskaj kundër! Berisha: Demokratët janë të dëshpëruar, por do shkojmë në Kuvend


K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?