Para presidentit Bill Clinton, i cili është sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka vlerësuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit amerikane për politikën mbarë botërore. Rama foli me superlativa për retorikën e ish-presidentit, për të cilin tha se i ka dëgjuar e ridëgjuar fjalimet e tij.
'Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas edhe pastaj të flas këtu duke e diktuar që pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit, qysh para sesa të hyja në jetën e përditshme politike ja kam parë dëgjuar e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.
Jo vetëm ja kam parë, riparë e ri dëgjuar ato që ka thënë, por edhe studiuar sesi i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit duke i analizuar ritmin duke i nënvizuar hapjet, e mbi të gjitha duke ia admiruar atë që as nuk mësohet dot, empatinë magjepsëse që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.
Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve, njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim atë që thoshte e bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut histroik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpritin e Europës.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Bill Clinton në Tiranë: Po shoh të ardhmen në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë! Rama: Presidenti më shqiptar që gjetëm në SHBA
M.Q./ReportTv.al