Bill Clinton në Tiranë: Po shoh të ardhmen në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë! Rama: Presidenti më shqiptar që gjetëm në SHBA

3 Korrik 2023, 07:30| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 08:23

  • Share

Kur ishte 18 vjeç, presidenti Bill Clinton nuk do ta kishte imagjinuar kurrë që do ta vizitonte ndonjëherë Shqipërinë, shtetin që në çdo orë mësimi në Universitet kur studionte Luftën e Ftohtë dhe vendet komuniste ishte në hartë ajo pika e vogël që askush nuk dinte asgjë për të.

E shihja Shqipërinë dhe paraqitej në çdo orë mësimi si mister i pamatë dhe i mbyllur përtej botës. Mos hyni! Pyesja veten si do të jetë aty. Kurrë nuk ma merrte mendja që do të vija si president," -  tha ish presidenti amerikan Clinton në fjalimin e tij sa emocional aq dhe diplomatik përpara personaliteteve të njohura shqiptare të cilët ishin mbledhur pasditen e sotme (3 korrik 2023) në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë për ta nderuar në vizitën e tij.

E sot, në moshën 76 vjeçare, viziton për herë të parë Tiranën, për të takuar shqiptarët, atë komunitet, të cilët gjithmonë i kanë shprehur mirënjohjen dhe respektin për atë çka bëri shumë kohë më parë për Kosovën, kur ishte në detyrën e presidentit të 42-të i SHBA-së. Dhe për Bill Clinton, tani pa poste politike, do të thotë shumë. 

"Kjo është dita kur rikonfirmohet mendimi se njerëzit kur bëhen bashkë bëjnë vendime të mira. Grupet marrin mendime të mira edhe se gjenitë vetëm. Sot më dhatë një dhuratë të madhe, më të madhe edhe sa nderi. Më latë të shoh çfarë bëhet për të ardhmen në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë. Vazhdoni kështu!" tha Clinton.

I vetëdijshëm për problematikat me të cilat përballet Shqipëria vlerëson nevojën për të punuar bashkarisht por më e rëndësishmja që të jenë në anën e duhur të historisë 

"E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për tju ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. 

Nga Tirana nuk kishte si të mos i dërgonte mesazh Prishtinës, kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që t’i japë fund tensioneve në veri. 

"Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi" tha Clinton.

Miku i përjetshëm i kombit shqiptar

Një ceremoni pritjeje e veçantë iu dedikua presidentit të 42 të Amerikës, i cili u nderua nga qeveria shqiptare me medaljen më të lartë "Ylli i Mirënjohjes Publike". Në fjalimin hapës Kryeministri Edi Rama shprehu admirimin për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë.

“I dashur zoti President, ne në Shqipëri nuk merremi vesh lehtë me njeri tjetrin. Së fundi, as ju në Amerikë por unë po flas për ne, e kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Madje është e sigurt se ne mund të mos biem dakord edhe për këtë që sapo unë thashë, por unë nuk besoj se ndonjë vend tjetër i botës përfshirë në Arkansas ju do të gjeni dot një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje, sot dhe gjithmonë.

Unë e them këtë jo vetëm me bindje subjektive, por edhe me një provë objektive, se Arkansasi u kthye dhe mbeti një shtet i kuq që kur ju dolët nga Shtëpia e Bardhë ndërkohë që Shqipëria jam i lumtur tua u them, i është sot e gjithë ditën besnike frymës se metodës Klinton." tha Rama.

Shqiptarët nuk do të kishin gjetur ndonjë president më shqiptar në Amerikë se Bill Clinton një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët.

"Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit", tha Rama. 

Surpriza klintonianëve
Më pas erdhi surpriza. Nga Kosova fëmijë dhe të rinj kishin udhëtuar drejt Tiranës për ti thënë FALEMINDERIT PRESIDENT për atë që bëri për Kosovën. Ata ishin fëmijë, të rinj e të reja që mbajnë emrin e Clinton apo Hillary, bashkëshortes së presidentit.

"Ylli i Mirënjohes Publike"
Një ceremoni e veçantë ishte dedikuar ish Presidentit amerikan i cili u nderua me medaljen “Ylli i Mirënjojhjes Publike”, vlerësimi më i lartë që mund të japë kryeministri shqiptar. Përpara kryeministrisë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ishin të pranishëm drejtues të lartë të institucioneve dhe personalitete të tjera të vendit. Ftesës së Ramës për të marrë pjesë në ceremoni iu përgjigjën dhe deputetë të opozitës si Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu  e Agron Duka,  Agron Gjekmarkaj. Ndërsa ra në sy mungesa e Sali Berishës, Ilir Metës dhe deputetëve pasues të tyre. E gjithë zona para godinës së kryeministrisë ishte rrethuar me gardh hekuri pas të cilave ishin dhjetra qytetarë me flamuj amerikanë e shqiptarë.

Avioni zbriti në orën 15:18 minuta
Ishte ora 15:18 minuta kur avioni i ish presidentit Amerikan Bill Clinton zbriti në tokën shqiptare për të nisur vizitën e tij, me ftesë të kryeministrit Rama, me rastin e festës së pavarësisë së SHBA-së, nesër më 4 korrik. Kryeministri Edi Rama dhe anetare te tjerë të kabinetit qeveritar e pritën Rinas për t'i uruar mirëseardhjen mikut të përjetshëm të kombit shqiptar. Madje duke postuar një foto në rrjetet sociale kryeministri ftoi të gjithë shqiptarët të merrin pjesë në ceremoninë e mikpritjes që do mbahej pasdite para kryeministrisë. Pas gati 20 minutash nga zbritja e avionit, eskorta la aeroportin e Rinasit për t'u nisur drejt Tiranës.

Tirana zbukurohet me  flamujt amerikanë
E gjithë Tirana ishte përgatitur për këtë vizitë historike duke zbukuruar rrugët kryesore me flamujt kuq e zi dhe flamujt amerikanë. Pati dhe masa të forta sigurie si dhe devijim të qarkullimit rrugor në disa akse kryesore të Tiranës. Kjo është vizita e parë e presidentit të 42 të SHBA në Shqipëri. 

Bill Clinton gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-së në Luftën e Kosovës në vitin 1999, çka detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia Sllobodan Millosheviç të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër UÇK.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të organizojë nesër dhe një koncert në orën 20:00, në titulluar “American Night” tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Raportoi për Report Tv, gazetarja Danjela Maloku

Punuan për Shqiptarja.com gazetaret Marseda Qefalia dhe Sibora Elezaj

Ora 20:14
Bill Clinton nderohet me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’! Rama: Sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo e largët

 

Presidenti i 42-të i SHBA-së është nderuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen e ‘Yllit të Mirënjohjes Publike’, çmimi më i lartë që jepet nga Kryeministria.

“Njeriu nga shpresa, keni qenë me ne gjatë kohës, sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët për të konfirmuar riangazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe njëherë të na thërras në shpresë. Iu kërkoj me përulje të pranoni yllin e mirënjohjes për arritjen publike, që është çmimi më i lartë që jepet nga zyra  e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje”, tha Rama.

Ora 20:12
Clinton tregon momentin emocionues me kamerierin shqiptar në SHBA: M'u ul në gjunjë e më tha 'falë teje familja ime është gjallë'

 

Presidenti Bill Clinton në fjalimin e tij para kryeministrisë ka treguar një moment emocionues me një shqiptar të Kosovës të cilin e ka takuar në SHBA. Clinton tha se ai ishte në një restorant dhe një kamerier ju ul në gjunjë e i tha se ‘falë teje familja ime është gjallë’.

‘Kur isha në një restorant në Nju Jork dhe një kamerier erdhi të merrte porosinë. Uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë me të cilat isha nuk e kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe u shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova. Ai u çua foli pak për jetën familjare dhe tha vazhdoni kështu. Mos i hidhni njerëzit poshtë. Ju keni ndërtuar këtu diçka të lavdishme dhe bëni që njerzit që të vijnë këtu e që vendi i tyre te jetë më shumë si i juaji. Ju dikur ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë tani jeni një derë e hapur.’- tha Clinton.

Ora 20:09
Bill Clinton në Tiranë: E di që keni probleme ekonomike, por iu duhet mbështetje! E rëndësishme të jeni në anën e duhur të historisë

Bill Cilnton tha se është e rëndësishme që vendi ynë të jetë në anën e duhur të historisë. Në fjalimin që po mban para shqiptarëve, Cilnton tha se Shqipëria ka përparuar edhe pse ka ende problematike, por të gjithë miqtë dhe aleatët duhet të bëhen bashkë për ta mbështetur.

“Tani çdo njeri që përjeton vendin tuaj ndihet pak më i madh, pak më inteligjent, pak më i gatshëm për të qëndruar. E di që keni ende probleme ekonomike, jemi të vetëdijshëm se ka sfida për të cilat duhet ti bashkohen të tjerët për t’iu ndihmuar. Jeni njerëz, nuk mund të jeni të përsosur, por mund të jeni në anën e duhur të historisë. Për mua kjo nuk është thjeshtë një ditë kur kryeministri dhe populli i dhanë një njeriu që nuk është më i ri dhe nuk ka më pushtet politik, një lëvdatë për atë që shumë kohë më parë bëri në mënyrë të drejtë për ju. Kjo është dita kur rikonfirmohet koncepti se njerëzit kur bëhen bashkë marrin vetëm më të mirat. Ajo që kam më shumë për zemër është që nipërit e mi të kenë një të ardhme më të mirë. I dëgjova ata fëmijë dhe më lanë pa fjalë, mos harroni nuk është përherë e lehtë, do bëni gabime, do thonë diçka të rreme për ju, duhet të gjeni mënyrën se si ti përgjigjeni asaj, miku im Mandela ishte një gjeni për mënyrën sesi përballonte sulmet kundër tij. Çfarëdo dikush bënte thoshte, ai mendonte për mënyrën se si ngrihej mbi të. Dua t’iu kërkoj të vazhdoni kështu, na duhen modele”, tha Clinton.

Ora 20:02
Tensionet në veri të Kosovës, Clinton mesazh Kurtit nga Tirana: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar

TIRANË- Bill Clinton, presidenti i 42 i SHBA-së nga Tirana i ka kërkuar Kosovës që t’i japë fund tensioneve në veri. Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe qytetarëve të mbledhur në nder të tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.

Clinton tha se ishte një gabim që qeveria e Albin Kurtit zhvilloi zgjedhje, e theksoi se situata mund të avancojë duke pasur këtë tension. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se në atë kohë, 4 komunat u krijuan vetëm për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më shumë serbëve.

'Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë. Bota po drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje ti tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse.’- tha Clinton.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës janë rritur, për shkak se kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, u futën në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri. Ndërkohë që BER ka marrë masa ndaj qeverisë së Kosovës, pasi nuk i është përgjigjur thirrjes për shtensionimin e situatës.

Ora 19:58
Bill Clinton në Tiranë: Kur isha i ri e shihja në hartë Shqipërinë si një mister, kurrë se kisha menduar që do vija këtu si President

Presidenti i 42-të i SHBA, në fjalën e tij para kryeministrisë tregoi se si është njohur me Shqipërinë në moshën 18-vjeçare kur ishte në shkollë. Clinton tha se kur studionin Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë, por paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thonin që ndalohej hyrja. Ai thekson se kurrë nuk e kishte menduar se do ta vizitonte Shqipërinë, madje edhe si president. Clinton theksoi se është mrekulluar me zhvillimin e Shqipërisë në këto vite.

“Kam parë më shumë se 30 vite të fundit të Shqipërisë, jam mrekulluar. Kur isha i ri dhe studioja luftën e ftohtë, botën komuniste, e shihja Shqipërinë në hartë dhe paraqitej si një mister i pamatë, e mbyllur ndaj botës. Më kujtohet kur isha 18-vjeç dhe i thoja vetes a do shkojë ndonjëherë aty, pyes veten si do jetë dhe kurrë nuk ma merrte mendja se do vija si president. Isha një njeri që vija nga një rrugë e gjatë, doja të shihja historinë e këtij vendi.  Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke iu thënë përshëndetje, duke më lënë t’iu shoh”, tha Clinton.

Ora 19:51
Bill Clinton fjalim në Tiranë: Këtë moment do ta ruaj si thesar në jetën time! Takova shqiptarë në Nju Jork, e dinin axhendën time më mirë se unë

Bill Clinton, presidenti i 42-i SHBA-së gjatë fjalimit të tij në Tiranë, vlerësoi miqësinë me kombin shqiptar. Ai tha se mbeti pa fjalë nga një suprizë që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë të cilët mbanin mbiemrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi. Clinton tha se jeton në Nju Jork e se atje takon shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.

‘Jam pa fjalë. Mendoj se po të kisha një gjykim të shëndoshë nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë. Kryeministër ministra, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite qëkur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona filozofoike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Ai e di e shumë prej jush e dinë se unë dhe Hilary jetojmë në Nju Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë... i takoj gjithmonë në rrugë. Dua të tregoj diçka që kalova afër tre restorantevr shqiptare dhe njerëzit dolën dhe më treguan axhendën e vizitës sime këtu në Tiranë. Jam e nderuar që është edhe bashkëshorti i vajzës sime këtu sot.’- tha Clinton.

Ora 19:47
Rama: Clinton ishte frymëzim për ne, gjetëm presidentin më shqiptar në SHBA! Populli ynë më pro-amerikani

 

Kryeministri Edi Rama tha se Bill Cilnton është presidenti më shqiptar që mund të gjenin shqiptarët ndonjëherë në Amerikë. Në fjalën e tij, Rama tha se Cilnton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët. Rama tha se populli shqiptar është populli më amerikan.

“Clinton ishte pikë referimi dhe frymëzimi për ne shqiptarët që na ushqejnë pa pushim shpresën dhe ta bëjmë atë shtëpinë tonë. Ne në Shqipëri nuk mëremi vesh lehtë me njëri tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Është e sigurt që ne mund të mos biem dakord për këtë që thash, por nuk besoj se ndonjë vend tjetër të botës, ju do gjeni dot një komb më të madh se sa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë, e them këtë jo vetëm me bindje subjektive, por edhe provë objektive, se Arkanas u kthye dhe me ikjen tënde një shtet i kuq, ndërkohë që Shqipëria jam i lumturuar t’ia them është besnik e frymës së metodës Clinton. Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë edhe krahasuar me Texas. Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit. Tani para se unë të tërhiqem si çiraku që i hap rrugën mjeshtrit, dua t’ia kaloj mikrofonin disa prej këtyre djemve që shihni të ulur nëpër shkallë”, tha Rama.

Ora 19:41
'Faleminderit!' Klintonët junior dhe vajzat Hillari nga Kosova në Tiranë për të surprizuar Presidentin amerikan

Të rinj, djem e vajza të reja, nga Mitrovica, Rahoveci, Podujeva dhe çdo krahinë tjetër e Kosovës udhëtuan me autobus nga Kosova drejt Tiranës për të suprizuar presidentin Clinton por dhe për ta falënderuar për atë që bëri për Kosovën.

"Jam Bill Clintoni i Kosovës, ndërsa ju jeni Bill Clinton i botës"  tha një djalë.

“Jam Klintonita nga Peja. Tezja më vuri emrin e familjes tuaj për të treguar mirënjohjen për atë që ju keni bërë për ne, që të fitojmë pavarësinë dhe të jemi vend demokratik. Ju jeni arsyeja që ne sot kemi liri dhe paqe”, tha një vajzë.

“Jam Klinton Berisha, jam shumë i nderuar të mbaj mbiemrin e familjes tuaj si emrin tim”, u shpreh një i ri.

“Fale jush ne jemi të lirë sot”, u shprehën disa prej tyre.

“Unë jam Bill Clinton Krasniqi dhe vij nga Mitrovica. Jam krenar që kam emrin tuaj dhe jam Bill Clinton i Kosovës”, u shpreh një prej tyre.

Të vendosur në shkallët e kryeministrisë, ata prezantuan njëri tjetrin dhe me zë treguan sa mirënjohës janë. 

 

Ora 19:36
Rama për Clinton: U dha shpresë ‘Shqiponjave’ të përzënë nga shtëpia e tyre! Kasapi i Beogradit do kishte vazhduar edhe më tej të grabiste kohë për Ballkanin

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kontributin e presidentit Bill Clinton për kombin tonë. Në një fjalim para kryeministrisë ku është i pranishëm ish-presidenti Clinton, Rama u shpreh se kasapi i Beogradit, mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet, nëse ai nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

'Filozofët kanë debatuar rreth forcës të përcaktuar të klimës së një vendi mbi karakterin e  njerëzve. Duke qenë shqiptar unë kam dëshirë të besoj se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për emrat e vendeve, fundja ne jemi vendi i shqiponjave dhe na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtetë. Vendlindja e presidentit Klinton quhet Hope, shpresë dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën, shtëpinë e tij, ai ua ridha shqiponjave të përzënë nga shtëpia në Kosovë.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara na mësoi me shembullin e oratorisë së tij dhe me forcën e shembullit të tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh, se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija, nuk ka kurrë popuj të këqij. Askush nuk e di sesi të kishte qenë e sotmja e rajonit tonë pa zotërinë që do të flas pas pak, por mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga ai vendim historik dhe deri më sot mund të kishte qenë shumë më e zymtë sesa edhe mund të guxojmë ta marrim me mend. Jo vetëm për Kosovën dhe për pasojë për të gjithë shqiptarët, por dhe për Serbinë dhe për pasojë për të gjithë serbët, dy kombet më të mëdhenj të Ballkanit popujt e të cilëve janë të shtirë në më shumë sesa brenda shtetit tyre amë dhe janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku duke zgjedhur që ose ta kthejnë Ballkanin në hapësirën e një jete të re të triumfit, të paqes mes veti ose ta lënë peng mes mureve të vjetra të frikës dhe të jetuarit me kurriz ndaj njeri tjetrit, por mund të thuhet besoj pa frikë se gjysmë milionë refugjatët kosovarë të cilët nën furinë e makinerisë gjakatare të Beogradit erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri, mund të mos ishin kthyer dot më në shtëpi. Vetë kasapi i Beogradit mbase mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe jo prapa hekurave dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund të kishte grabitur kushedi sesa kohë akoma të ardhmes së popujve të Ballkanit.

Pa diskutim kontributi i drejtpërdrejtë personal i presidentit Klinton për shqiponjën tonë binjake matanë bjeshkëve është i të tilla përmasave saqë eklipson natyrshëm kontributin e administratës Klinton për Shqipërinë, i cili në vetvete ishte mjaftueshëm i çmuar në atë kohë kur vendi ynë dilte nga një izolim i paparë askund në lindjen komuniste si një Kore Veriore në mes të Europës, ku liria erdhi bashkë me një kaos dhe një çoroditje te pashoqe.'- tha Rama.

Ora 19:30
Bill Clinton në Tiranë, Rama: Mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës, përcaktoi rrugëtimin e Ballkanit në të ardhmen

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit.

“Clinton nuk do t’i kishte gjetur kurë aleatë për çlirimin e Ballkanit nga diktatori i fundit, jo vetëm Blair, por edhe krye e majtë të Anglisë, bashkë me kryen konservator të Spanjës, ishin pesëshja kyçe që ia mundësuan Cilnton vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuqia e barutit në zemër të Eruopës. Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejtë forcën rrëqethëse të fjalës së Clinton në 24 mars 1999 kur iu drejtuar mbarë botës, “Sot Forcat tona të Armatosura, së bashku me aleatët tanë të NATO-s morën pjesë në goditjet ajrore kundër forcave serbe, të cilat janë përgjegjëse për brutalitetin e ushtruar në Kosovë. Ai fjalim është për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë një gur përcaktuar i rrugës së të ardhmes”, tha Rama.

Ora 19:26
Rama fjalim nderi për Bill Clinton: I rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën me forcën unike të fjalës së tij

Para presidentit Bill Clinton, i cili është sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka vlerësuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit amerikane për politikën mbarë botërore. Rama foli me superlativa për retorikën e ish-presidentit, për të cilin tha se i ka dëgjuar e ridëgjuar fjalimet e tij.

'Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua sesa të përgatitem të flas edhe pastaj të flas këtu duke e diktuar që pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit, qysh para sesa të hyja në jetën e përditshme politike ja kam parë dëgjuar e lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.

Jo vetëm ja kam parë, riparë e ri dëgjuar ato që ka thënë, por edhe studiuar sesi i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe prej artit të tij të pashembullt të komunikimit duke i analizuar ritmin duke i nënvizuar hapjet, e mbi të gjitha duke ia admiruar atë që as nuk mësohet dot, empatinë magjepsëse që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. 

Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve, njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim atë që thoshte e bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut histroik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpritin e Europës.’- tha Rama.

Ora 19:22
Shërbenin si presidentë gjatë luftës në Kosovë, takim i veçantë mes Bill Clinton dhe Rexhep Mejdanit

Pas daljes nga dyert e Kryeministrisë nën shoqërinë e kryeministrit Rama, ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka takuar disa prej figurave të njohura politike në rreshtin e parë, të cilët ishin të pranishëm.

Ajo që ra në sy ishte takimi i tij me ish-Presidentit shqiptar Rexhep Mejdanin, të cilit  Clinton i kushtoi vëmendje të veçantë.

Kujtojmë se Clinton, ashtu si edhe Mejdani kanë shërbyer si presidentë gjatë kohës kur në Kosovë nisi lufta me Serbinë.

Ora 19:19
FOTOT/ Të gjithë në shesh për Bill Clinton, me përjashtim të Metës, Berishës e 'Foltores'

Tiranën e vizitoi miku më i madh shqiptar, Bill Clinton, falë të cilit sot kemi një shtet të ri shqiptar në Ballkan, Kosovën. Figurat me të rëndësishme, si nga politika, por edhe populli shqiptar zbritën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të pritur vizitën e parë të Clinton në Tiranë, ndërsa dëgjuan edhe fjalimin historik të Presidentit të 42-të të SHBA-ve.

Të gjithë ishin shesh, me përjashtim të Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion madhor. Ai u detyrua që këtë vizitë historike ta ndjekë përmes ekranit, bashkë me deputetët e tjerë të Foltores. Por, ajo që u vu re në fakt, ishte mungesa e Ilir Metës.

Deputetët e tjerë të opozitës ishin të pranishëm, mes tyre edhe Lulzim Basha, i cili u pa teksa hynte krah deputetes Oriola Pampuri e Arbi Agalliut. Nga ana tjetër, nga opozita ishin edhe Enklejd Alibeaj, Fatmir Mediu, Agron Duka, Shpëtim Idrizi, Agron Gjekmarkaj. Sekretari i përgjithshëm i PD-së njëherazi edhe kreu i grupit, Gazment Bardhi refuzoi që të marrë pjesë në këtë ceremoni historike.

Po ashtu u panë edhe figura të tjera të rëndësishme, si ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani e Bamir Topi, apo ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi. Në reshtin e parë të të ftuarve, përveç kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë, u pa edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama e cila ishte ulur krah Bill Clinton. Pas fjalimit të tij, kreu i qeverisë preferoi të ulej në shkallët e kryeministrisë pranë fëmijëve nga Kosova që mbanin emrin e Bill apo Hillary Cilnton.

Nuk munguan as përfaqësuesit e komuniteteve fetare, ambasadorët, kryebashkiakët dhe gazetarët. Ndërsa në sy ra prania e Alex Soros, djalit të George Soros, i cili u pa krah kryebashkikaut Erion Veliaj. Ndërkohë, në këtë ceremoni mungoi Presidenti Bajram Begaj për arsye shëndetësore.

Ora 19:06
‘Blindohen rrugë’, pamjet me dron të shoqërimit të ish-presidentit Clinton

 

Janë publikuar pamjet nga shoqërimi i ish-presidentit Bill Clinton, nga Rinasi në drejtim të Tiranës. Policia e shtetit ka publikuar pamjet me dron të mbërritjes së presidentit Bill Clinton nga Rinasi në Tiranë. Policia thotë se janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e sigurisë në rrugëkalimet e ish-presidentit Clinton.

Ora 19:04
VIDEO/ Për herë të parë në Tiranë, Bill Clinton pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

 

Presidenti i SHBA, Bill Clinton po pritet me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama. Clinton vjen për herë të parë në Tiranë, ndërsa do të nderohet edhe me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për të parë nga afër ceremoninë e pritjes se Clinton.

Në ceremoni u kënduan edhe dy himnet kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë.

Ora 19:02
Përfundon takimi informal i presidentit Bill Clinton me anëtarët e kabinetit qeveritar të Ramës

1688403808_ministrat.jpg

Përfundon takimi informal i ish presidentit Bill Clinton me anëtarë të kabinetit qeveritar.

Ora 18:57
FOTO/ Edhe Alex Soros në ceremoninë për nderimin e Bill Clinton

Alex Soros, i biri i George Soros, është parë bashkë me kryebashkiakun e Erion Veliaj në ceremoninë e nderimit të presidentit të SHBA. Bill Clinton.

Ora 18:55
VIDEO/ Bill Clinton në Tiranë, përshëndet qytetarët më dorë nga makina

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton ka mbërritur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë nga ku edhe ka përshëndetur qytetarët shqiptarë të cilët kishin dalë për të pritur ish-presidentin amerikan. Nga makina me të cilën udhëtonte, Clinton ka përshëndetur me dorë dashamirësit të cilët kishin dalë që të mirëprisnin.

Ora 18:43
Bill Clinton mbërrin në Bulevard, do pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Presidenti i 42-të i SHBA, Bill Clinton ka mbërritur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ku do të pritet me ceremoni  zyrtare nga Kryeministri Edi Rama. Clinton viziton për herë të parë Tiranën, ndërsa do të nderohet me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’

Ora 18:34
Deputetët e opozitës i përgjigjen ftesës, Lulzim Basha merr pjesë në ceremoninë e Bill Clinton! Mungon Sali Berisha

 

Deputetë të opozitës i janë bashkuar ceremonisë për nderimin e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Clinton do të mbajë edhe një fjalim para shqiptarëve. Ndërkohë, ftesës së partisë socialiste i janë përgjigjur disa deputetë, mes tyre edhe Lulzim Basha. Ndërkohë, janë parë edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka, Enkelejd Alibeaj.

Në këtë ceremoni do të mungojë Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor dhe minimin të demokracisë, i cili do të jetë i detyruar që këtë fjalim historik te Bill Clinton ta ndjekë përmes ekranit.

Ora 18:17
Vizita e Bill Clinton, bëhet gati sheshi para kryeministrisë, qytetarët me flamujt e SHBA në duar! Mungon Begaj

 
Shumë pak na ndan nga ceremonia e pritjes zyrtare të presidentit të SHB, Bill Clinton para Kryeministrisë. Ndërkohë, gjithçka është gati para kryeministrisë, ku janë vendosur edhe karrige për të ftuarit të cilët siç shihet edhe nga fotot që sjell Report Tv mbajnë në duar flamujt e SHBA. Bill Clinton do të nderohet me medaljen e Yllit të Mirënjohjes Publike, ndërsa do të mbajë një fjalim para popullit shqiptar.

Të pranishëm do jenë socialistët, por edhe figura të tjera, ndërsa një ftesë ka patur edhe për opozitën që të ndjekë nga afaër fjalimin e Clinton. Ndërkohë, në këtë ceremoni do të mungojë presidenti Bajram Begaj, për arsye shëndetësore. Këtë vizitë të veçantë të Clinton, Begaj e përshëndeti përmes rrjeteve sociale.

Ora 17:29
Bill Clinton në Tiranë, ambasada e SHBA: Mirëserdhe President, moment domethënës për miqësinë e dy vendeve

Ambasada e SHBA ka përshëndetur vizitën e Bill Clinton në Tiranë. Ambasada e SHBA i uron mirëseardhjen dhe thotë se kjo vizitë tregon domethënien e miqësisë mes dy vendeve.

“Mirë se erdhe në Tiranë President Clinton! Vizita e parë e ish-presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tone”, shkruan ambasada.

Ora 16:56
FOTO/ Medalja ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’ që do të marrë Bill Clinton

Bill Clinton për herë të parë ka ardhur në Tiranë, ndërsa është pritur nga kryeministri Edi Rama në Rinas. Ndërkohë, për të do te ketë dhe një ceremoni zyrtare dhe një fjalim të Clinton dhe Ramës para popullit shqiptar. Ndërkohë, Clinton do të nderohet sot me Yllin e Mirënjohjes Publike. Report Tv sjell foton e medaljes që do të marrë Clinton.

Ora 16:52
Begaj i uron mirëseardhjen presidentit Clinton: Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës

1683705950_bajrambegaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen presidenti Bill Clinton i cili ka mbërritur sot për herë të parë në Shqipërisë. Begaj thekson se Shqipëria dhe shqiptarë do ti jenë përjetë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Më tej Begaj thekson se vendimmarrja dhe lidershipi në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës e ka vendosur Clinton në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë.

‘Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!’- shkruan Begaj.

Ora 16:28
Detaji i veçantë në xhaketën e presidentit Bill Clinton për mbështetjen ndaj Ukrainës

 1688395157_Untitled101.jpg

Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton ka mbërritur sot në Shqipëri nga ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Ish-presidenti i SHBA-së në xhaketën e tij ka një flamur të Ukrainës, për të treguar në këtë mënyrë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën. Clinton u prit në Rinas nga kryeministri Edi Rama.

Ora 15:53
'Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar' Rama fton shqiptarët në ceremoninë e pasdites

1688392505_3475539488279978286958803838279423526607555n.jpg

Kryeministri Edi Rama postoi foto të pritjes së presidentit Clinton.

Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët" shkruan Rama.

 

 

Ora 15:39
Vizita historike/ Bill Clinton zbret në Rinas, eskorta e shoqëron drejt Tiranës

 

Në orën 15:36 Ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe eskorta e tij la aeroportin e Rinasit për tu nisur drejt Tiranës.

Brenda pak minutash akomodimi i tij do të bëhet në një hotel ku do të akomodohet dhe më pas do të vijojë ceremonia zyrtare e pritjes së tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Ora 14:41
VIDEO+ FOTO/ Tirana bëhet gati të mikpresë ish-presidentin amerikan, Rama mbërrin në Rinas ku pritet të zbresë avioni i Bill Clinton

 

E gjithë Tirana po përgatitet për ardhjen e ish presidentit të SHBA-së, Bill Clinton. Pritet që nga momenti në moment avioni pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit.

Gazetari i Report TV Sokol Dema informon se ka një prani të madhe të forcave të policisë rrugore të cilat përpiqen të menaxhojnë qarkullimin rrugor.  

Vihet re prani e forcave shqiponja pranë aeroportit që pritet ë shoqërojnë eskortën e presidentit Clinton.

Ndëkohë Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan. Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.

Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të organizojë nesër dhe një koncert në orën 20:00, në titulluar “American Night” tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Qytetarët do të mund të shijojnë këngët nga repertori amerikan, me super hite, me instrumentistët e Bandës së Qytetit, si dhe disa prej artistëve më të mirë, si: Eneda Tarifa, Ardita Meni (soprano), Gerald Murrja (tenor), Erlind Zeraliu (tenor). Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Moza Bekteshi Dance Academy.

Ora 09:29
VIDEO+FOTO/ Tirana bëhet gati për vizitën e Bill Clinton, kryeministria zbukurohet me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe amerikan

 

Tirana po përgatitet për vizitën e ish presidentit të SHBA-së Bill Clinton. Edhe kryeministria ka  nisur të zbukurohet me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar dhe të kuqe, bardhë e blu të flamurit amerikan.

Ish presidentit Clinton do i dedikohet një ceremoni e posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama si dhe do të jetë me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.

Në orën 19.05 Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë zotin Bill Klinton të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19.25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të Presidentit të 42 të SHBA-ve Bill Klinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i Presidentit.

Vizita e ish-presidentit amerikan Bill Klinton në Tiranë do të shoqërohet me masa sigurie nga policia përfshirë edhe kufizimin dhe devijimet e trafikut nga aeroporti i Rinasit deri në kryeqytet.

1688369680_WhatsAppImage20230703at09.21.17.jpeg

1688385194_Screenshot1.jpg

1688369461_3c7562b4822b4a2bb927914a45828218.jpg

Ora 08:23
Vizita e Bill Clinton në Tiranë, Policia publikon planin e masave, disa rrugë të bllokuara

Bill Clinton viziton sot Tiranën për herë të parë. Policia ka marrë masa për rrugët që do të bllokohen.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, të ish-presidentit të SHBA-së, z. Bill Klinton, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka marrë një sërë masash të detajuara për sigurinë e z. Klinton, duke filluar nga aeroporti i Rinasit, shoqërimi drejt Tiranës në vendet ku do të zhvillohen takimet, akomodimi dhe shoqërimi drejt Rinasit, në përfundim të vizitës.   

Një nga masat e planit të detajuar konsiston në sigurimin e rrugëkalimit të ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Bill Klinton, i cili do të zhvillojë takime në datat 3 dhe 4 korrik 2023, në qytetin e Tiranës. 

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre dy ditëve, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë rrugën dytësore nga Vora, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi më datë 03.07.2023, nga ora 14:00 deri në orën 15:30, do të jetë të bllokuara rrugët:

Nga Rinasi - Qafa e Kasharit - Mbikalimi tek Casa Italia - nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”.

Gjithashtu, këto rrugë do të jenë të bllokuara edhe më datë 04.07.2023, nga ora 13:30 deri në orën 15:30.

Rrugë të tjera që do të bllokohen janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ukraina e Lirë”.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për masat që ka ndërrmarrë dhe do të zbatojë gjatë datave 3 dhe 4 korrik.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 04/07/2023 03:02

    nuk behet shqiperia me hajdute si sali berisha dhe edi rama,,,apo ilir meta...kot lodhesh o bill clinton...

    Përgjigju
  • Toni: 03/07/2023 23:42

    Alma doli ta priste ?

    Përgjigju
  • tironvi: 03/07/2023 19:43

    Bravo Tano i modh, haaa gjithe pensioninstet vin ketu kur jane gati tu vdek, e ka sjell lexi babes

    Përgjigju
  • Tani: 03/07/2023 18:03

    Lea,ina,era,je I njejti person e fitove byrekun per sot, por pa dhalle se duhen 10 komente te perfitosh dhallen ,po sa e ndyre qe je kur lepihesh kot .

    Përgjigju
  • Bato: 03/07/2023 17:38

    Filluan idiotet e VV se AL Binit dhe Nevojtores se Berishes te han ****

    Përgjigju
  • Arben: 03/07/2023 17:04

    Kjo vizite perfaqeson nje mbeshtetje te madhe per Edi Ramen, partine Socialiste dhe te gjithe ata qe ia duan te miren Shqiperise! Presidenti qe hodhi bomba mbi Serbine eshte miku me i mire i Shqiperise! Jete te gjate president!

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/07/2023 16:46

    Clinton është miku i kombit tim, por ti je armik i kombit o Edvin shkjau shqipfolës! Clintoni Na shpëtoi nga armiku gjakpirës që ti e quan vlla o palaqo!

    Përgjigju
    • Arberor Shkija fisqiri: 04/07/2023 13:53

      He mer Arberor, e more racionin e qofteve per sot? Trushplari i shqupit ngele a vemje.

    • asolingo: 03/07/2023 21:53

      Miku i kombit tend erdhi ne Tirane dhe respektoi Ramen dhe i dha nje kritike Albinit,po mesa duket halli juaj or vellezer eshte kur te behet Shqiperia e madhe mos te jete kryeminister nga Shqiperia por Albini.

    • Drejtesia popullore: 03/07/2023 20:45

      Idiot i pagdhendur. Edi Rama eshte kryeminister i Shqiperise dhe mendon per te miren e shqipetareve kudo qe jane. Po ti kush je, o palaqo (thuhet palaco) or tej. Mos je vete Albin Kurti, apo SRB, apo Ilir Mutaj qe po shperdoron cdo gje qe i dha Perendimi Kosoves. Ty te duhet prere gjuha, se mendjen ta ka marre perendia. Hajde voto prape ne Shqiperi, tu dogjen letrat.

    • Niku: 03/07/2023 17:57

      Po cne mik i kombit tend ,ti je serboboshnjak,ti je njeri i trash gomar nga trut njesoj si albina suma.

  • elio: 03/07/2023 15:20

    Plasi servilizmi!!!!!!!

    Përgjigju
    • @Den: 03/07/2023 18:32

      Elio e ka per komentet pro Rames qe shfaqen ne cdo lajm per Ramen, o bosi, s'ka gje me Klintonin

    • Den: 03/07/2023 16:50

      Servilizmi i sat'eme o elio plehu.Mosmirenjonja eshte pislliku me i madh qe mund te ekzistoje.Mos je i vetvendosjes gje ti?Sepse ju mendoni se ja u kishin per borxh.Mirenjohje USA,Klintonit qe shpetoi sidomos kosavaret ,qe tzni kane filluar ta hedhen çiçin perpjete

  • Cnxnnd: 03/07/2023 15:02

    Shkruhet mirëpresë analfabetë. Ca është kjo mikpresë?! Patronazhistët qenkan hedhur në sulm në komente.

    Përgjigju
    • Samiu: 03/07/2023 18:45

      Nuk mund tia mohosh shqipes fjalen plot kuptim Mikpres, se bashku me fjalen mirepres. Mikpres eshte e qarte qe ka kuptimin pres si mik. respekte

  • Era: 03/07/2023 14:10

    Nje dite plot me aktivitete per pritjen e presidentit Klinton

    Përgjigju
  • Ina: 03/07/2023 14:08

    Nje dite mjaft e rendesishme per qytetin e Tiranes

    Përgjigju
  • Lea: 03/07/2023 14:04

    Takime nga me te ndryshmet te cilat po i forcojne marredheniet tona me shtetet e tjera

    Përgjigju
  • Genci: 03/07/2023 13:17

    Rrugt nuk bllokohen. Ai ishte Biden dhe ngeci ne trafikun e Londres kur erdhi per nderime per mbretereshen shtatorin e kaluar.

    Përgjigju
  • e drejta: 03/07/2023 09:36

    Bravo msr.PRESIDENT. E kane kuptuar te gjithe qe Kosoven e duan me shume SHQIPETARET e SHQIPERISE se ato te Kosoves..

    Përgjigju
    • Arbëri: 03/07/2023 16:47

      Erdoganin e ke në shtépi o Brandon koktuli

    • Hoho: 03/07/2023 15:02

      Patriotët e internetit..eh ...

    • brandon: 03/07/2023 10:29

      te kosoves duan erdoganin dhe khamenein

  • Oriam: 03/07/2023 08:56

    Po pse i bllokoni rruget o te pa afte apo ngaqe kemi shume alternativa tjera dhe i mbyllni si jo do qejfi. Ky vjen si mik dhe eshte personi me i dashur per shqipot. Pse mendoni ju se mund ti behet atentat????? Apo arnautet dihet se jane shoket e mek

    Përgjigju
    • Liridon: 03/07/2023 16:42

      Ahahahaha komenti i sakte nga Defi kates ahahahahahaha .

    • Defi kates: 03/07/2023 10:50

      Ka ardh me taku Safet Gjicin per te shkembyer eksperjencat! Hahaha Dhe, patjeter old Billy do takoj Almen.

  • Arbëri: 03/07/2023 08:42

    Ta shiqojmë se si do përdoret vizita e presidentit Clinton, apo do jet e një thikë pas shpine për kombin nga skenderbegu i spiropalkes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?