Tensionet në veri të Kosovës, Clinton mesazh Kurtit nga Tirana: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar

3 Korrik 2023, 20:02| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 13:56

  • Share

TIRANË- Bill Clinton, presidenti i 42 i SHBA-së nga Tirana i ka kërkuar Kosovës që t’i japë fund tensioneve në veri. Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe qytetarëve të mbledhur në nder të tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.

Clinton tha se ishte një gabim që qeveria e Albin Kurtit zhvilloi zgjedhje, e theksoi se situata mund të avancojë duke pasur këtë tension. Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se në atë kohë, 4 komunat u krijuan vetëm për t’u dhënë 4 kryebashkiakë më shumë serbëve.

'Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për tu dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur këtë tension, ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë për qeverisje të denjë dhe qytetarët kanë nevojë t’u thuhet të votojnë. Bota po drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje ti tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithë përfshirëse.’- tha Clinton.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës janë rritur, për shkak se kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, u futën në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Popullata serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e 23 prillit, ka kundërshtuar veprimin e kryetarëve dhe ka mbajtur vazhdimisht protesta para ndërtesave. Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri. Ndërkohë që BER ka marrë masa ndaj qeverisë së Kosovës, pasi nuk i është përgjigjur thirrjes për shtensionimin e situatës.


Lajmi kryesor:

Bill Clinton në Tiranë: Po shoh të ardhmen në një vend ku e shkuara mund ta kishte vrarë! Rama: Presidenti më shqiptar që gjetëm në SHBA


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?