Teksa po fliste për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, Rama përmendi emrin e Dick Marty, dhe tha se nuk ka asnjë respekt për të, madje i vinte keq që duhej t’ia përmendte emrin. Rama u duartrokit nga të pranishmit në sallë.
“Si shpjegohet që një tribunal iu ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e këshillit të europës me gjithë akuzat që kishin në qendër shtëpinë e verdhë ka në nxjerrë nja akt akuzë ku s’ka asgjë zero në lidhje me shtëpinë e verdhë, organe as me jorganë asgjë tjetër. Çfarë lidhje ka midis Dick Marty, jo si person se s’kam asnjë respekt për të dhe më vjen keq që duhet t’ia zë emrin, me faktin që edhe sot që flasim kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve dhe Dick Martyin, si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve është një përrallë që tregohet nga rusët. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainë, çështja e trafikut nga ana e segmenteve të caktuara të forcave ushtarak e ukrainase në dëm të popullsisë ruse”, tha Rama.
Kreu i qeverisë mori pjesë në prezantimin e librit ‘Përplasja e Madhe’ të nënkryetarit të Kosovës, Enver Hoxhajt.
Lajmi kryesor:
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, Rama: SHBA-BE të reflektojnë, grackë e Rusisë! S'pranojmë farsën kundër UÇK-së, do reagojmë fort me akte
SI.E.//ReportTv.al