Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, Rama: SHBA-BE të reflektojnë, grackë e Rusisë! S'pranojmë farsën kundër UÇK-së, do reagojmë fort me akte

20 Qershor 2022, 18:55| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 07:28

  • Share

Kryeministri Edi Rama ua tha në sy zyrtarëve të Kosovës se vendi ynë do të reagojë jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime konkrete. Kur i referohet akteve, Rama zbuloi hapin e parë që do të ndërmarrë, miratimin e një rezolute në Kuvendin e Shqipërisë, më pas do të shkojë në Këshillin e Europës për të vërtetuar se akuzat e ngritura në raportin e Dick Martyn nuk janë të vërteta, pasi ish-krerët e UÇK-së nuk janë marrë me trafik organesh njerëzore, e për pasojë KiE duhet të distancohet.

"Do shkoj dhe unë personalisht për të ngritur çështjen atje, që t’i kërkojmë Kie që të distancohet nga raporti i Dick Marty se nuk ka asnjë provë", tha Rama

Kreu i qeverisë ka pasur një mesazh për ndërkombëtaret, nga Joe Biden te liderët e BE-së, por edhe për kryeministrin britanik Boris Johnson. Rama u shpreh se aleatët perëndimorë, të cilët kanë ushtruar presion për ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë, duhet të reflektojnë se kjo gjykatë është një grackë e Rusisë. Rama ngriti pyetjen: 'A është kjo gjykatë pa asnjë lidhje me dorën e Putin dhe Moskës? Sipas tij, ngritja e saj ka pasur vetëm një qëllim, diskreditimin e UÇK. 

“Shpresoj dhe gjithë pjesa tjetër e Parlamentit, do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve, që nga Joe Biden që është dhe një mik i Kosovës te Boris Johnson, tek Olaf Scholtz dhe gjithë të tjerët me radhë, kuptohet duke përfshirë Macron dhe kë tjetër të doni ju. Pyetja është kjo, si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës, me gjithë akuzat që kishin në qëndër këtë shtëpinë e verdhë, kanë nxjerrë një akt-akuzë që nuk ka asnjë lidhje as me shtëpinë e verdhë, as me organe, as me jo organe dhe asgjë tjetër”, tha Rama.

Në përmbyllje të agjendës në kuadrin e tryezës së përbashkët Shqipëri-Kosovë,  Rama mori pjesë këtë pasdite në ceremoninë e prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, e shkruar nga një prej figurave të njohura të jetës politike në Kosovë, Enver Hoxhaj. Libri është një analizë politike e detajuar që flet për luftën diplomatike dhe informative të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit. 

Nga Kosova, në konferencën me kryeministrin Albin Kurti pas mbledhjes së dy qeverive, Rama bëri me dije se Shqipëria do të paraqesë në Këshillin e Evropës një diskutim në lidhje me pavërtetësinë e akuzave të Dick Marty për gjoja krimet e luftës në Kosovë.

Ora 19:29
Lista e shqiptarëve të vrarë në Ukrainë, Rama-Ambasadës Ruse: S'ka asnjë bazë

 

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk  ekziston asnjë e dhënë për shqiptarë që luftojnë në Ukrainë. Kjo vjen si përgjigje për listën e publikuar nga ana e ambasadës ruse.

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që më ka bërë përshtypje që në fillim se përmendet nga Putini dhe Lavrovi në Moskë, Kosova dhe futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrvoi nuk flet për të tjerët por vetëm shqiptarët dhe kosovarët duke nxjerrë shifra që nuk bazohen në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi të dhëna e as informacion për shtetas tanë pjesëmarrës në këtë luftë”, u shpreh Rama.

Dy ditë më parë ambasada ruse publikoi listën e mercenarëve që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, kundër Rusisë. Sipas saj, 150 shtetas shqiptare kanë mbërritur në Ukrainë, të cilët i janë bashkuar rezistencës ukrainase. Sipas shifrave të publikuara nga ambasada kanë humbur jetën 42 mercenar shqiptar, 40 janë larguar, ndërsa 68 janë ende në Ukrainë.

Ora 19:26
'Pse s’jam pishman për tradhtinë me Serbinë', Rama: Po e detyruan Kosovën për luftë, bashkohemi dhe ne

 

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e librit “Përplasja e Madhe”, të ish ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ku tha se Kosovës nuk ka nevojë të shkojë në drejtim të luftës edhe një herë, vetëm nëse –shtoi ai, do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë.

"Nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet, e do të bëjmë çmos që në këtë situatë ku Serbia është mes dy zjarreve; presioni shumë i madh i Rusisë, që lidhet me mundësinë që vendi ka për ta shtrënguar Serbinë se e furnizon me shumëçka. dhe presionin e madh të perëndimit, që ajo e ndjen shumë, të shtyn në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.

Kush pret që të hidhet në flakë për perëndimi nuk e kupton se çfarë vjen nga kjo s’ka mundësi ta bëjnë sepse populli i saj, 80 për qind mendojnë se putin ka të drejtë. por është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj luftë të mos vijë këtu.

Në këtë pikë ne mund të bëjmë tonën. Ky është thelbi i tradhtisë sime. Tradhti për të cilën unë nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll… Kosova nga lufta, shkatërrime, s’ka nevojë të shkojmë më në atë drejtim, veçse e detyrojmë, dhe po e detyruan Kosovën e detyrojnë edhe Shqipërinë sepse ne jemi një", tha Rama. 

Ora 19:25
Raporti i Dick Marty/ Rama: S’ka asnjë provë! Shqipëria do reagojë fort , me akte jo vetëm fjalë

 

Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të shkojë vetë personalisht në Këshillin e Europës për të vërtetuar se raporti i Dick Marty nuk është i bazuar në fakte.

“Do shkoj dhe unë personalisht për të ngritur çështjen atje, që t’i kërkojmë Kie që të distancohet nga raporti i Dick Marty se nuk ka asnjë provë, nuk është gjetur asnjë gjurmë mes organeve të trupit dhe të UÇK. Do reagojmë shumë fortë, jo vetëm me llafe, por edhe me akte”, tha Rama.

Ora 19:05
Rama flet për Dick Marty: S’kam asnjë respekt për të, më vjen keq që duhet t’ia përmend emrin! Duartrokitet nga të pranishmit në sallë

 

Teksa po fliste për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, Rama përmendi emrin e Dick Marty, dhe tha se nuk ka asnjë respekt për të, madje i vinte keq që duhej t’ia përmendte emrin. Rama u duartrokit nga të pranishmit në sallë.

“Si shpjegohet që një tribunal iu ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e këshillit të europës me gjithë akuzat që kishin në qendër shtëpinë e verdhë ka në nxjerrë nja akt akuzë ku s’ka asgjë zero në lidhje me shtëpinë e verdhë, organe as me jorganë asgjë tjetër. Çfarë lidhje ka midis Dick Marty, jo si person se s’kam asnjë respekt për të dhe më vjen keq që duhet t’ia zë emrin, me faktin që edhe sot që flasim kur Shqipëria në KS ngre çështjen e llogaridhënies ndërkombëtare, Rusia kundërvihet me trafikun e organeve dhe Dick Martyin, si shpjegohet që përralla e trafikut të organeve është një përrallë që tregohet nga rusët. Ka dalë edhe në luftën me Ukrainë, çështja e trafikut nga ana e segmenteve të caktuara të forcave ushtarak e ukrainase në dëm të popullsisë ruse”, tha Rama.

Kreu i qeverisë mori pjesë në prezantimin e librit ‘Përplasja e Madhe’ të nënkryetarit të Kosovës, Enver Hoxhajt.

Ora 19:05
Rama ironizon raportin e Dick Marty: U mbushën tregjet e peshkut dhe mishin në Europë me veshka dhe mëlçi që shiste Thaçi e Veseli

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar raportin e Dick Marty. Ai theksoi se Shtëpia e Verdhë ka pasur qëllim diskreditimin e UÇK-së.

“Gënjeshtra më e madhe është gënjeshtra për UÇK-në. Dhe është një gënjeshtër që është projektuar me një strategji, nuk ka filluar me gjykatë. Ka filluar shumë kohë përpara dhe ka pasur qartësisht qëllimin që diskreditimin e UÇK-së ta çojë deri në pikën e pabesueshme të ngritjes të një gjykate speciale me duart e vetë Kosovës, me mbështetjen, nxitjen, presionin, detyrimin, imponimin e aleatëve perëndimorë dhe me rezultat diçka të pa ndodhur ndonjëherë në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare, arrestimit të një Presidenti në detyrë pa akuzë dhe mbajtjen në burg të një Presidenti pa akuzë. Imagjinoni sikur cilido nga vendet që e ka mbështetur dhe e sponsorizojnë tribunalin, t’i kapë ai presidenti i tyre pa akuzë dhe t’i mbyllë brenda e t’i thotë “prit atje sa të dalë akuza”. Surpriza më e madhë që duhet t’i bëjë të reflektojnë shumë që nga miqtë tanë të paçmueshëm amerikanë te të gjithë miqtë e tjerë perëndimorë, të cilët janë autorët ose bashkëautorët e çlirimit të Kosovës, është Shtëpia e Verdhë dhe Tribunalja.

Doli një Shtëpi e Verdhë. U mbush bota me veshka dhe mëlçi që Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin e të tjerët ja u hiqnin nga trupi serbëve apo dhe shqiptarëve që kishin inat dhe i shisnin në pazaret e peshkut apo të mishit në Europë. Një tmerr i pakrahasueshëm për të diskredituar totalisht një luftë çlirimtare. Mirëpo tani ka një pyetje, për të cilën për sa na takon dhe për sa më takon, ne si qeveri dhe si shumicë parlamentare në Shqipëri, shpresoj dhe gjithë pjesa tjetër e Parlamentit, do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve, që nga Joe Biden që është dhe një mik i Kosovës te Boris Johnson, tek Olaf Scholtz dhe gjithë të tjerët me radhë, kuptohet duke përfshirë Macron dhe kë tjetër të doni ju.

Pyetja është kjo, si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës, me gjithë akuzat që kishin në qëndër këtë shtëpinë e verdhë, kanë nxjerrë një akt-akuzë që nuk ka asnjë lidhje as me shtëpinë e verdhë, as me organe, as me jo organe dhe asgjë tjetër”, tha Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 20/06/2022 20:33

    Une mendoj qe Thaci eshte nje i pafajshem dhe rama po mundohet shume per lirin e tije

    Përgjigju
  • Ada: 20/06/2022 20:32

    Edi Rama flet gjithmone me fakte dhe le prova qe do flasin per fjalet e tij

    Përgjigju
  • Teo: 20/06/2022 20:31

    Zori rama mbeshtetes per te drejten prandaj jeni ne krahe te zotit thaci

    Përgjigju
  • Dea: 20/06/2022 20:21

    Nje njeri te ndyre ske pse e permend fare,nuk meriton aagje

    Përgjigju
  • Klaudja: 20/06/2022 20:21

    Gjykata duhet te beje punen e duhur duke echr me te drejten deri ne fund dhe duke mare vendimet e duhura

    Përgjigju
  • Mai: 20/06/2022 20:21

    Nje njeri qe se meriton ske pse e permend fare

    Përgjigju
  • Klaorsa: 20/06/2022 20:20

    Z.Thaci eshte i pafajshem dhe duhet te vihet e drejta per te ne menyre we te vertetohet pafajsia e tij

    Përgjigju
  • ana: 20/06/2022 20:19

    ju duhet te duartrokineni ne cdo moment sepse keni bere githmone ne pune te mire dhe keni ecur me te drejten

    Përgjigju
  • Prena: 20/06/2022 20:16

    Zoti Thaci do dale i pafajshem jame sigurte

    Përgjigju
  • Seana: 20/06/2022 20:15

    Rama mbeshtetes per te gjithe,bravo per viziten tek familjaret e Thacit

    Përgjigju
  • Xhemal: 20/06/2022 20:01

    Mos e permendje fare se nuk e meriton

    Përgjigju
  • Fatjon: 20/06/2022 20:00

    Nuk ke pse te kesh respekt per ata qe kane bere makaber lufte

    Përgjigju
  • Ela: 20/06/2022 19:54

    I lumte zotit Rama per suportin qe ka treguar kundrejt nje figure historike te tille si z Thaci

    Përgjigju
  • Emi: 20/06/2022 19:53

    Thaci nuk eshte fajtor dhe shpresoj te provohet sa me shpejt kjo gje

    Përgjigju
  • Oltjon: 20/06/2022 19:53

    E meriton qe te mos kete respekt

    Përgjigju
  • Zenel: 20/06/2022 19:52

    Fjalet qe thote Rama jane gjithmone te sakta dhe ka bindje te plote kur nuk i pelqen dikush

    Përgjigju
  • Klind: 20/06/2022 19:45

    Pergezime kryeministrit qe po e suporton zotin Thaci ne nje kohe kaq te veshtire si kjo qe po kalon.

    Përgjigju
  • Izabela: 20/06/2022 19:44

    Thaci eshte i pafajshem dhe shpresoj qe kjo gje te provohet sa me shpejte. I lumte zotit Rama qe po e suporton

    Përgjigju
  • blerim: 20/06/2022 19:36

    thaci nuk eshte fajtor por eshte burre shteti,gjykata duhet te beje punen e duhur dhe te denoje fajtoret e vertet

    Përgjigju
  • Evi: 20/06/2022 19:24

    Thaci buk i ka kryer keto krime per te cilat esht akuzuar. Ai eshte nje hero populli

    Përgjigju
  • Dona: 20/06/2022 19:21

    Keta ruset vetem negativitet sjellin po qe pozitive eshte qe Rama ben perpjekje sadopak ta ndalojë

    Përgjigju
  • Evi: 20/06/2022 19:14

    Sa mir te degjojme keto fjale jam e sigurt qe z Thaci do te dal i pafajshem

    Përgjigju
  • Gesi: 20/06/2022 19:14

    Me vjen mir qe e mbeshtesni zotin Thaci pafund ne keto dite te veshtira dhe keni besim qe ai esht i pafajshem

    Përgjigju
  • Kristi: 20/06/2022 19:14

    Ju po beni gjen e duhur dhe zoti do ju a shperblej hashim thaci ka qen nje nga personat e rralle i cili luftoi kundra armikut dhe mbrohti atdheun dhe tani akuzohet padrejtesisht prandaj duhet te bejm cdogje te mundur per ta liruar

    Përgjigju
  • Redjon: 20/06/2022 19:13

    Bravooo nje raport i cili padrejtesisht ndikoi ne burgosjen e zotit thaci duhet denuar publikisht !

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 20/06/2022 19:09

    Z. Rama keni shume te drejte por ka arritur puna deri atje sa Vucici kur shkon ne wc do te pyese Putinin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?