Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e librit “Përplasja e Madhe”, të ish ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, ku tha se Kosovës nuk ka nevojë të shkojë në drejtim të luftës edhe një herë, vetëm nëse –shtoi ai, do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë.
"Nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet, e do të bëjmë çmos që në këtë situatë ku Serbia është mes dy zjarreve; presioni shumë i madh i Rusisë, që lidhet me mundësinë që vendi ka për ta shtrënguar Serbinë se e furnizon me shumëçka. dhe presionin e madh të perëndimit, që ajo e ndjen shumë, të shtyn në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.
Kush pret që të hidhet në flakë për perëndimi nuk e kupton se çfarë vjen nga kjo s’ka mundësi ta bëjnë sepse populli i saj, 80 për qind mendojnë se putin ka të drejtë. por është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj luftë të mos vijë këtu.
Në këtë pikë ne mund të bëjmë tonën. Ky është thelbi i tradhtisë sime. Tradhti për të cilën unë nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll… Kosova nga lufta, shkatërrime, s’ka nevojë të shkojmë më në atë drejtim, veçse e detyrojmë, dhe po e detyruan Kosovën e detyrojnë edhe Shqipërinë sepse ne jemi një", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, Rama: SHBA-BE të reflektojnë, grackë e Rusisë! S'pranojmë farsën kundër UÇK-së, do reagojmë fort me akte
B.K.//ReportTv.al