Në aktivitetin e zhvilluar sot për shëndetësinë, Kryeministri Rama foli për situatën e përballjes me COVID. Teksa riktheu në vëmendje denoncimet e forta të bëra dje nga ish-ministri i PD-së Shëndetësinë, Rama tha se Dr. Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata, duke iu referuar opozitës.
"Qëllimi im është që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i lehtësuar për shkak të një vaksinimi intensiv në muaj mars-qershor, një vaksinim që do të këpusë hallkë pas hallke zinxhirin e infektimeve. Që do të na cclirojë në mënyrë të konsiderueshme nga një barrë e jashtëzakonshme ankthi për njerëzit tanë më të dashur. Kemi parë që ky armik nuk kursen dhe prek në masë edhe ata që në fillim duken të paprekshëm. Ky është një udhëkryq. A mund që në këtë udhëkryq t'i besohet fati i finales së kësaj lufte atyre që firmosen atë koalicionin tragjikomik, të cilët që nga dita e parë e luftës nuk u rreshtuan bashkë me ne. Atyre që zgjodhën të bëheshin bashkë me COVID-in, që nga dita e parë e kësaj lufte nuk humbën asnjë ditë pa hedhur baltë, pa shpifur, pa bërë alarm. A mund t'u besohet atyre në këtë udhëkryeq kur personaliteti i tyre më i njohur, më i përkushtuar, dr. Halim Kosova del e thotë publikisht se ku janë ata në raport me këtë luftë dhe cilët janë ata që japin mend dhe bëjnë akuza në mes të kësaj lufte? Unë them jo, nuk mund tu besohet atyre fati i kësaj lufte në këtë përballje për shëndetin e të gjithë njerëzve tanë", tha ndër të tjera Kryeministri.
Lajmi kryesor:
Rama: Shëndetësia në kohën e PD për qamet! Halim Kosova na e tregoi qartë se cilët janë ata, s'mund t'i besohet lufta kundër COVID koalicionit tragjikomik të opozitës
K.T.//ReportTv.al