Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e bëra nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se drejtësia është e kapur nga qeveria.
Ai tha se nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë, nuk do të kishte të hetuar nga radhët e mazhorancës, por vetëm nga opozita. Rama theksoi se një një mbështetje të madhe në luftën kundër korrupsionit Shqipërisë ja ka dhënë BE-ja dhe SHBA-ja.
‘Shqiptarët të gjithë janë analistët më të mirë politikë që mund të gjesh dhë ata që e ndjekin nga jashtë politikën janë më të ftohtë në logjik se ata që janë të përfshirë aty brenda në vorbull, ju i shihni dhe i dëgjoni çdo natë, sepse ditën jeni në punë kurse ata atje janë në kafene, ata që përpiqen tu bindin se reforma në drejtësi është teatër i mnazhorancës për të hequr kokat e opozitës, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë nuk do të ishin prerë aq shumë koka nga radhët tona. Nëse qeveria do të kishte kontroll mbi drejtësinë, atëherë drejtësia nuk do të hynte dot në radhët e qeverisë. Ka edhe nga ata që thonë që reformën e bëri Amerika, po Amerika aty ishte edhe më para. Nëse Amerika e kishte kaq kollaj pse se solli më herët, por e la të jetonin nën thundrën e padrejtësisë dhe korrupsionit. Mund të them se pa mbështetjen e BE dhe SHBA ne nuk do t’ja dilnim dot’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Edi Rama nga Selaniku: Vorio Epiri ka vdekur, këto ditë më kërcënuan, janë fosile! Dua votën tuaj, ta integrojmë Shqipërinë në BE! Drejtësia e çliruar nga duart e pushtetit politik
S.B/ReportTv.al