Turi i falenderimeve, Rama kritika Kadastrës në Vlorë e Sarandë: Hipotekat janë turpi i PS, na kanë bërë flamurin zhele! Largoni njerëzit e këqinj nga partia

27 Maj 2023, 13:47| Përditesimi: 27 Maj 2023, 22:02

  • Share

Fitorja e thellë e 14 majit për kryeministrin Edi Rama nuk është një votë për tu vetëkënaqur me atë që qeveria qëndrore dhe vendore ka bërë deri tani por për dhe për një vetëpastrim nga ata që kanë turpëruar PS-në.

Në Vlorë ku vijoi sot turin e falënderimeve Rama u ndal tek hipoteka.

“Nuk kemi marrë votën e vlonjatëve për hipotekën e Vlorës.Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe PS së Shqipërisë. “

 Të njëjtën retorikë kreu i qeverisë e kishte edhe në Sarandë, ku i cilësoi punonjësit e Kadastrës si turp i Partisë Socialiste. Rama u shpreh se punonjësit që kanë hyrë në këtë institucion në emër të PS-së i kanë bërë flamurin zhele. 

Rama kërkoi reflektim jo vetëm për degën e PS-së së këtij qyteti, për të pastruar PS nga ata drejtues administrate të cilët kanë keqpërdorur besimin. 

"Mora një shembull, mund të marr dhe të tjerë, nga qeveria qëndrore po të doni për njerëz që na kanë turpëruar. Këto shembuj na vlejnë jo për të thënë që nuk kemi punë por ato gjëra që janë bërë keq të mos bëhen më keq dhe njerëzit e këqinj të mos kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet pavarësisht se kë kanë krushk, gjak apo miqësi. Është e rëndësishme në partinë e Vlorës të bëhet një reflektim për këtë, jo instrument i përfitimeve të një grushti njerëzish apo rruga disa të bëjnë parakalime me kokën lart. Njerëzit e mirë e të përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë parti.

Kryebashkiakut të ri, i dha ultimatumin e parë, pastrimin e qytetit, cështje që jo rrallë herë e kishte përplasur me ish kryebashkiakun Dritan Leli.

"Ermali të marrë të gjithë ata që duhen marrë në krah për atë punë e ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë. Jo vitin tjetër, por duke nisur nga ky sezon"

Kontribut u kërkoi edhe deputetëve të qarkut.

Bashkë me deputetët se s'keni parlament në gusht. Merrni uniformën e patrimit e punoni 8 orë në ndërmarrjen e pastrimit.

Kryeministri Edi Rama e nisi sot turin e falenderimeve fillimisht me një takim studentësh në Vlorë në Selenicë e më pas në Sarandë ku dëgjoi dhe këngën që i kishte krijuar grupi polifonik i qytetit

Ora 19:05
Rama batuta me Romeon e Finiqit: Sa romantik ky emri, do bëni një festival dashurie në bashkinë tuaj

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë humor gjatë takimit të sotëm në Sarandë me kryetarin e zgjedhur të Finiqit, Romeo Çakuli.

“Faleminderit që votuat Romeon, sa romantike i keni këto emra. Do bëjmë në Finiq një festival të dashurisë me libra, me drama, me poezitë e dashurisë, mendoje qeveria do të të mbështesë, s’ka më bukur, kreu i bashkisë Romeo ju fton në festivalin e dashurisë”, tha Rama.

Ora 18:42
Rama në Sarandë, ‘thumb’ për Greqinë: Vetëm ata janë djathtas në Greqi, majtas në Shqipëri

 

Teksa falenderoi qytetarët për mbështetjen me vote Rama në formë batute tha se ndryshe nga shqiptarët, fqinjët grekë mbështesin të djathtët.

“Vetëm grekët mund të jenë djathtas në Greqi majtas në Shqipëri.”

Sipas kreut të qeverisë cilësia që do duhet të identifikojë Kryebashkiakët është njerzillëku.

Ora 18:32
Rama në Sarandë: Kadastra është turpi ynë, kanë bërë zhele flamurin e PS-së! Kryebashkiakët duhet të kenë njerzillëk

 

Kryeministri Rama e ka vijuar turin e tij të falënderimeve në Sarandë. Pas Vlorës, kryesoicalisti ka ngritur si problematikë Kadastrën, pra hipotekën. Rama thotë se njerëzit që kanë shkuar të punojnë në Kadastër nën siglën e PS-së në fakt i kanë bërë zhele flamurin socialistëve.

Më tej ai thotë se cilësia që do duhet të identifikojë kryebashkiakët është njerzillëku.

“Ka një gjë që unë besoj se mund t’ua besojmë 100% të gjithëve. Dhe kjo është njerzillëku. Halli që nuk ma zgjidh të paktën ma qaj. Bashkitë që janë dera e parë për çdo qytetar duhet të jenë më të hapura dhe duhet të kenë edhe më tepër gatishmëri t’i dëgjojnë me respekt. Kjo votë është sfidë për të rregulluar marrëdhëniet jo vetëm me Bashkinë por me të gjitha dyert e shtetit. Edhe pse i kemi transformuar shërbimet në Shqipëri prapë janë një pjesë që vazhdojnë të jenë me kontakt direkt dhe janë problem. Problemi më i madh është hipoteka, Kadastra. Që është bërë, pasqyra e turpit të PS-së. Pasqyra e turpit të PS-së. Njerëz që kanë vajtur të punojnë në Kadastër, me emrin socialist dhe e kanë bërë zhele flamurin e PS-së. Kanë nëpërkëmbur kontributin, mbështetjen dhe besimin e mijëra votuesve që votojnë PS-në. Dhe kjo është, e pa drejtë. Dhe po e them këtë sot për të ilustruar atë që kam parasysh me fjalën njerzillëk. Prandaj programi i çdo kryetari bashkie.”- tha Rama.

Ora 12:00
Rama tur falenderimesh në Selenicë: Në 14 maj të djathtët që nuk votuan bënë hap të mençur! Rruga e lumit të Vlorës do rrisë ekonominë e zonës

Kryeministri Edi Rama, në turin e tij të falenderimeve të ndërmarrë në bashki të ndryshme të vendit pas fitores së 14 majit, është ndalur sot në Selenicë ku ashtu si në qytete të tjera ka falenderuar edhe qytetarët të cilët nuk dolën në votim pasi sipas tij kanë refuzuar të votojnë për koalicionin Berisha-Meta.

Ai tha se qytetarët e djathtë të cilët nuk pranuan të dalin në votim refuzuan të mbështesin Berishën dhe Metën.

“Në 14 maj bënë një hap të mençur disa duke votuar për kandidatët tanë, disa duke mos dalë në votim. Mosdalja në votim e një pjese të tyre është kontributi më i rëndësishëm që ata kanë dhënë për të ardhmen e vendit tonë sepse nuk pranuan të dalin në votim përtë vënë kryqin e votës së tyre tek një bashkim hijesh të së shkuarës që janë aty për ta tërhequr Shqipërinë vetëm mbrapa por dështuan dhe do vazhdojnë të dështojnë sepse ne do shkojmë vetëm përpara”- tha Rama.

Ndërsa duke folur për projektet e ardhshme në këtë zonë, Rama tha se do të bëhet maksimumi për të përmirësuar jetesën edhe pse nevojat gjithmonë janë më të mëdha sesa mundësitë. Ai tha se rruga e përfunduar e lumit të Vlorës do të sjellë rritjen e menjëhershme të vlerës së tokave të banorëve të zonës gjithashtu edhe rritjen e numrit të turistëve të cilët do të preferojnë luginën para bregut të detit.

“Kam besim që rruga e lumit të Vlorës siç ka sjellë rritjen e menjëhershme të vlerës së tokave do sjellë edhe rritjen e vlerave të ekonomisë së zonës. Është një luginë e cila vitet e ardhshme do kthehet në destinacion turistik sepse është mrekulli e vërtetë dhe do jetë një zonë komplementare me bregun e detit dhe do jetë një territor ku shumëkush do preferojë të shkojë atje para se të shkojë në breg të detit”-shtoi kryeministri.

Pas fitores në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, Rama ka nisur një tur falenderimesh në qytete të ndryshme të vendit, apo siç e quan ai ‘tur mirënjohje për qytetarët që i besuan PS’. Këto takime, Rama i nisi nga veriu i vendit, në Shkodër ku ndodhi surpriza më e madhe në këto zgjedhje me fitoren e kandidatit të PS Benet Beci me rreth 10 mijë vota diferencë përballë Bardh Spahisë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/05/2023 02:27

    Mire rruget,po minierat e bitumit dhe kriporet e zones pse nuk i rive ne pune?

    Përgjigju
  • Shkërdhatokracia e Injorantve mavi e blu: 27/05/2023 22:35

    Ne shqiperi po instalohet nje diktature qe se ka pare bota ,ne njeren ane themi jemi në demokraci,ne anen tjeter I bëhet presion administratës të shkoj me detyrim për të mbushur pallatin e sportit sa herë vjen Rama. TURP!!!

    Përgjigju
  • leshko: 27/05/2023 21:55

    ti edhe shokt tuj,ka gati 20 vite qe presim tapine ne Shkoder dhe hala asgja,deri kur ne prit apo sjeni pasunu sa duhet???

    Përgjigju
  • Shqip: 27/05/2023 20:01

    Fitore fallco

    Përgjigju
  • Shqip: 27/05/2023 19:57

    Mbylle gojën e ke 7 vjet qe ben fushat ne kurrizin tim Shpia ime ështëdrite e oasqyre Po te dua dhe po te jem mundësi une qe sot t'a rezik qeverin Per shpwrdorim detyre ty Erjon velin ecte tjeter nga mbrapa teje

    Përgjigju
  • Gripi: 27/05/2023 19:41

    Pas 10 vite qeverisje u kujtua Rama qe kadastra e vlores me 20 drejtore te dorehequr eshte turpi dhe foleja e korupsionit? Po keto 10 vite kush ka qeverisur Berisha hahahaha. Ka ndonjeri pergjegjesi ligjore per cfare ka ndodhur deri me sot? Drejtori i kadastres qe do vendoset duhet te kete statusin e prokurorit te SPAK sepse ndryshe nuk ka guxim njeri te vendose ne shina ate institucion ne Vlore, kjo eshte e verteta. Vlora votoi vetem 30% zoti Rama, ky eshte fakt. Qerroi nga bashkia, nga partia dhe nga paralamenti pergjegjesit e kesaj situate, mos bej show.

    Përgjigju
  • Timoni: 27/05/2023 19:04

    S'ke bërë asgjë. Njerëzit vetëm ikin nga Shqipëria se i ka bllokuar Rama, Meta, Berisha, Alibasha e kushdo të vijë pas tyre hipotekat nuk zhbllokohen se kështu janë shpërblyer spiunët dhe e sot.

    Përgjigju
  • Turi: 27/05/2023 18:41

    I duhet dhe 30 vjet pushteti Rames qe te kuptoj njerezit qe e rrethojne keshtu qe duhet te vazhdojme te votojme dhe te vemi mbas keture plerave politikane qe kemi pa asnje perjashtim

    Përgjigju
  • Ilir leshbushtri: 27/05/2023 16:24

    Nuk eshte Vilma vetem eshte dhe leshbushtra Ilir me Anduel fshatarin qe e kane bere PS cerdhe gjarprinjsh dhe vene drejtora servilat dhe te pabeset.duhet reforme totale ne PS e Vlores

    Përgjigju
  • LORA: 27/05/2023 15:28

    ZRPP e Vlores eshte jo vetem turpi I PS-se ne Vlore por shune me zi se kaq;eshte ne dekada foleja kriminale qe u shkaterron jeten njerzve,,,,d.m.th pronareve legjitime. Aty duhet qilizme totale.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 27/05/2023 14:41

    Hipoteka e Vlores eshte nje turp i vogel,TURPI I MADH PER GJITHE SHQIPERINE OSE KURORA E TURPIT PS ESHTE MBI KOKEN TENDE O KRYETARI PARTISE DHE KRYEMINISTRI SHQIPERISE....POPULLI TASHME TE KA BRAKTISUR TY,PARTINE TENDE TE RILINDJES DHE TERE KLASEN POLITIKE SHQIPTARE 30 VJEÇARE TI VAZHDON TALLAVANE ME SALIHUN@LIKEN DHE MBANI VEHTEN ME GAJRET NE PUSHTET E PASURIM TE PALIGJSHEM.

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/05/2023 14:22

    Ja si falenderohet të përulurit, dhe mjeranët e shitur para një Stalinisti të Çmendur autokrat njëkohsisht shqipfolës…!

    Përgjigju
    • Mali: 27/05/2023 15:47

      Mos je gje vellai i arberorit serb prej kosove ... ? Apo je ti dora vet .., kushdo qofte merruni me politiken femijnore kosovare skeni pune me shqiperine sepse nuk jeni shqiptar puro..

  • Drejtesia: 27/05/2023 14:11

    Njerzit profesioniste z.Rama ne Vlore i largon Vilma Bello me shoqet dhe shoket e kafeneve ,m.q.s e permendet si fakt largimin e tyre.Dhe u servirin juve te paaftet.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 27/05/2023 18:19

      Populli nuk e ka braktisur PS,dhe sidomos Edi Ramen kete e treguan me se miri zgjedhjet e 14 Majit o delenxhinj te pd -se fashiste .mos e kruani shume se pastaj beheni per spital nga marazi .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?