Kryeministri Edi Rama ka thënë se duhet gjetur një normalitet për të kursyer në krizën energjitike e cila nuk ka prekur vetëm vendin tonë por gjithë Evropën. Kryeministri tha se ndryshe nga çdo vend i botës, këtu konsumtatori dhe bizneset e vogla po mbrohen me ‘dhëmbë’.
‘Kemi punuar paraprakisht për një formulë që besojmë është pozitive për të dyja palët dhe për ju dhe për ne. Sa i përket procesit politik do ulemi të flasim për një proces më specifik për industrinë tuaj. Insistoj për të menduar në investimin e energjisë diellore. Do ta bëjmë këtë diskutim, më konkretisht, gjithë problemi është se ne kemi bërë në aspektin moral. Zgjedhja jonë është që ne të mbrojmë me dhëmbë çmimin e familjarëve dhe biznesit të vogël. Natyrisht ka atë që për biznesin e madh bëhet më e dhimbshme, po si mbrojmë dot të gjithë, Edhe për familjarët ne do vëmë një tavan, 96% e familjarëve harxhojnë 800 këh/orë. Dhe janë vetëm 4% që prishin më shumë. E kuptoj që pishinat duhen ngrohur, kështu që fasadat duhen ndriçuar e për drita artistike, e kuptoj që nëpër vilat luksoze ka shumë frigoriferë e TV, i kuptoj por duhet bërë një zgjedhje. Jemi në këtë kohë kur Gjermania lokomotiva ekonomisë, po flet për masa surreale. Në Zvicër ha 3 vjet burg nëse ngre temperaturën më shumë se 19. Ne s’duam të bëjmë muhabet gjobash e dënimesh se po hyri inspektimi pastaj bëhet më keq.
Këtë që po e bën Shqipëria s’po e bëjnë vendet e tjera, po i rrisin direkt te konsumatorët, direkt familjarët. Kjo është zgjidhja jonë, duhet një normalitet te njerëzit sesi t’i bëjnë hesapet.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Raportet për klimën e biznesit, Rama: Janë profesionale dhe arbitrare, nuk pasqyrohen zhvillimet pozitive! Do të përmirësojmë legjislacionin (VIDEO)
G.MO//ReportTv.al