Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të KLGJ që tha se po ushtrohet presion ndaj SPAK. Rama tha të mos shqetësohen për presion e trysini, pasi SPAK nuk i vjen e keqja nga PS. Rama tha se në vend të shqetësohet KLGJ për presion, të vërtetojë historinë e dosjes Toyota Yaris që vetë Rama publikoi një ditë më parë përmes qytetarit dixhital.
Rama tha se këtë duhet të bëjnë, ndërsa tha u shpreh se ca bëjnë gjithë ata punonjës që marrin paga të jashtëzakonshme.
“Kurrë s’do dëgjoni nga goja ime të dal e të masakroj këdo qoftë, jo më drejtuesin e SPAK. Ka mbështetjen time sa herë që sulmohet nga kafshët. Ama KLGJ duhet të shqetësohet, jo të bëjë korporatën atje dhe t¡ çohet u bë trysni. Ça trysnie u bë, ju merrni shikoni a ka ndonjë të vërtetë në ato çfarë u tha, nuk u vjen e keqja nga Rama e PS, e kemi treguar ne çdo ditë. Ne jo vetëm nuk jemi nga ata që mbajnë shërbim armiqësia politike. Mos u shqetësoni ju që u bë trysni. Ca trysnie, bëni punën atje, merrni gjithë ato para, keni gjithë atë buxhet të jashtëzakonshëm, keni paga të jashtëzakonshme. Ca bëjnë atje, 1 mijë a dy mijë punonjës, me këto merruni, shqetësohuni a është e vërtetë historia e dosjes së gjykatësit. Si ka mundësi që këto dosjet bien po në kokë. Me këto merruni, dilni e thoni nuk janë të vërteta. Do rrimë pa fol, harrojeni nuk ndodh kjo, unë nuk shoh asnjë. Emrat mbiemrat, janë të secilit, secili ti mbajë siç do, me nder ose me turp. Unë shih vetëm një gjë, ditën kur do vihet Albania te tavolina e asaj tryeze të përbashkët politike, mos të bëjë njeri lulen mos më prek. Mua s’ma bëni dot, jam njeriu më i shënjestruar, më i blatosuri, më thoni një gjë që s’më kanë thënë 1 mijë herë. Pse i kam marrë përsipër se s’di të bëj punë të tjera? Është mision ajo Albania atje”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt, Rama: E çuan në burg kur s’ka prova për nisjen e gjyqit, pse s’ka urgjencë për 21 janarin! Reagimi i KLGJ? S’bëjmë presion, bëni punën! Pa PS, s'ka SPAK
SI.E./I.M/ReportTv.al
