Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se nuk është higjienike që qytetarët të votojnë për kënetën.
Një ndjekës, i cili i kërkoi që të largohet me nder dhe t’i lërë vendin të rinjve Rama iu përgjigj: “Këtë e vendos populli që nuk ka mendjen tënde. Është një gjykatës shumë i madh, suprem sovran. Dakord.”
Duke iu përgjigjur një komentuesje që e kritikonte, Rama tha se nëse nuk do të votojë për PS, më mirë të mos votojë fare sesa të hedhë votën për kënetën pasi sipas tij nuk është higjienike nga pikëpamja politike, qytetare dhe kombëtare.
“Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS dhe voton bashkë me shumicën për Shqipërinë në BE, mos voto fare. Të paktën mos shko të hidhesh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike, qytetare dhe kombëtare. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohësh”, tha kreu i qeverisë.
Lajmi kryesor:
Rama-emigrantëve në Greqi: Votoni! Nëse s’doni numrin 5, votoni vetëm kandidatin! Në listat tona të majtë e të djathtë, çdokush i përfaqësuar
Xh.D/S.B/ReportTv.al