Politikë

Rama-emigrantëve në Greqi: Votoni! Nëse s’doni numrin 5, votoni vetëm kandidatin! Në listat tona të majtë e të djathtë, çdokush i përfaqësuar

6 Maj, 08:24| Përditesimi: 6 Maj, 13:16

  • Share

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e së dielës, kryesocialisti Edi Rama adresoi një thirrje, për këdo, që siç thotë ai, ende nuk është i bindur se vota për Partinë Socialiste është takim me historinë: ose të votojnë një prej emrave të listës rozë, ose të qëndrojnë në shtëpi. 

“Në datën 11 takimi me historinë kërkon që të mblidhemi të gjithë tek 5, tek numri 5, tek Partia Socialiste. Kush nuk e bën dot këtë kapërcim, atëherë le mos ta vëri tek 5 shënimin. Le ta vendosë tek një nga kandidatët e listës preferenciale, një votë aty, se ia kemi dhënë të gjitha qarqeve grupet, skuadrat, mundësitë. I duan të djathtë, i duan të majtë, i duan gra, i duan burra, i duan vajza, i duan djem, i duan nga zona e tyre, i duan nga zona pranë, i duan si t'i duan, i kanë të gjitha zgjedhjet aty. Dhe nëse pastaj as këtë nuk e bëjnë dot, të mos shkojnë këndej të rrinë në shtëpi”, tha Rama. 

Rama bëri një thirrje për emigrantët në Greqi që të mos humbasin mundësinë historike të votimit nga jashtë dhe të votojnë sa më parë për zgjedhjet e 11 majit. 

“Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90 për qind e zarfeve. Në ishuj mbaron sot mundësia për të dërguar votën, në gadishull ka akoma disa ditë. Mos e lini për ditën e fundit. Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5.”, u shpreh kryeministri Rama.

Vota për PS më 11 maj, tha Rama, do të afirmojë përkatësinë evropiane, jo vetëm me zakon, por tashmë edhe me ligj. 

“Me  vendimin e 11 Majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj. Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë. Vlen në nivelin kombëtar, lokal, familjar dhe personal. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re. Ne shqiptarët do të kemi një shtëpi të re.”, tha Rama. 

Kryesocialisti ironizoi edhe opozitën teksa tha se nuk është "higjienike” që vota të shkojë për kënetën. 

“Meqë nuk ke asnjë tundimi që mbase voton për mua dhe PS dhe voton bashkë me shumicën për Shqipërinë në BE, mos voto fare. Të paktën mos shko të hidhesh në kënetë se është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamja as politike, as qytetare dhe kombëtare”, i tha Rama një komentuesje.


Duke iu përgjigjur një tjetër ndjekësi, Rama tha se edhe vetë është i pakënaqur me disa gjëra, por shtoi se ka ambicien për t’i bërë më mirë. Më tej, ai u shpreh se qytetarët s’janë të detyruar që të aprovojnë gjërat që thotë, por kurrsesi nuk duhet të dakordësohen me kënetën.

“Në asnjë mënyrë me kënetën, me hijet e së shkuarës, me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar e të pashpresë që e marrin vërdallë nëpër Shqipëri për hallet personale të tij. Në asnjë mënyrë sepse e thoshte bukur një komentator  duhet të kujdesemi ne për pleqtë në atë fazë ku është edhe ai katrani me bojë dhe jo të kujdesen pleqtë për ne”, shtoi ai. 

Ora 09:06
Rama: Mos votoni fare nëse jo për PS! Nuk është higjienike të hedhësh votën për kënetën

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën teksa tha se nuk është higjienike që qytetarët të votojnë për kënetën. 

Një ndjekës, i cili i kërkoi që të largohet me nder dhe t’i lërë vendin të rinjve Rama iu përgjigj: “Këtë e vendos populli që nuk ka mendjen tënde. Është një gjykatës shumë i madh, suprem sovran. Dakord.”

Duke iu përgjigjur një komentuesje që e kritikonte, Rama tha se nëse nuk do të votojë për PS, më mirë të mos votojë fare sesa të hedhë votën për kënetën pasi sipas tij nuk është higjienike nga pikëpamja politike, qytetare dhe kombëtare. 

“Edhe ty të bëj thirrje që të mos votosh, meqë e ke mendjen në kënetë dhe meqë nuk ke asnjë lloj tundimi se mbase voton për mua dhe për PS dhe voton bashkë me shumicën për Shqipërinë në BE, mos voto fare. Të paktën mos shko të hidhesh në kënetë, sepse është diçka që nuk është higjienike nga pikëpamje politike, qytetare dhe kombëtare. Këtë thirrje të bëj unë. Pastaj këto të tjerat ja lëmë kohësh”, tha kreu i qeverisë.

Ora 08:52
'Unë jam vetë i pakënaqur në disa gjëra, por ambicioz për më mirë', Rama: S'jeni të detyruar të aprovoni atë që them, por në asnjë mënyrë kënetën dhe hijet e të shkuarës

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesje në rubrikën “Sy m’sy”, u shpreh se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëra, por shtoi se është ambicioz për t’i bërë më mirë. Sipas kreut të qeverisë, shumica e shqiptarëve e shohin ndryshimin e ndjeshëm që është bërë në vend. 

"Shqiptarët janë në të drejtën e zotit dhe të të zotit të shtëpisë të ankohen sa ta shohin rë nevojshme. Shprehja e pakënaqësisë tregon se ka jo vetëm vend për më shumë por edhe ambicie për më shumë. Unë jam vetë vetë i pakënaqur në shumë gjëra dhe prandaj jam shumë ambicioz për t’i bërë më mirë. Pa diskutim që shëqiptarët nuk duan vetëm të vuajnë por shumica e sheh ndryshimin sepse e prek ndryshimin, e ndjen dhe ndjen në radhë të parë atë gjë të madhe që ka ndodhur. Nuk ka ardhur nga qielli por si rezultat i përpjekjes dhe mbështetjes së madhe të shqiptarëve. “, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se qytetarët mund të mos e aprovojnë atë që thotë ai, por kurrsesi nuk duhet të mbështesin kënetën dhe ‘katranin me bojë’, duke iu referuar Sali Berishës. 

“Nga një vend që nuk gëzonte respekt se vlerësim jo e jo, sot jemi një vend që respektohet që vlerësohet dhe besohet. Dhe sot jemi të ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe, të krushqisë me familjen e madhe dhe të bashkuar evropiane. Këhtu që shqiptarët janë të qartë, shumica dërrmuese janë të qartë dhe pjesa tjetër kanë nevojë të hapin sytë. Në atë pjesë ke nevojë të hapesh sytë edhe ti, të shohësh realitetin, patjetër të kritikosh ato që nuk shkojnë. Padiskutim nuk je e detyruar të pëlqesh apo të aprovosh atë që them e bëj unë por në asnjë mënyrë me kënetën, me hijet e së shkuarës, me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar e të pashpresë që e marrin vërdallë nëpër Shqipëri për hallet personale të tij. Në asnjë mënyrë sepse e thoshte bukur një komentator  duhet të kujdesemi ne për pleqtë në atë fazë ku është edhe ai katrani me bojë dhe jo të kujdesen pleqtë për ne. Kjo është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.", tha Rama. 

Iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se kanë gjetur “budallenj” që i besojnë dhe votojnë. 

"Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua kush nuk e merr seriozisht këtë popull, kush e konsideron dele, përfundon siç ka përfunduar bufi i kënetës bashkë se sojin dhe sorrolopin e tij politik. Ky popull ka bërë udhëtim të gjatë për të ardhur këtu. I ka mbijetuar situatave dhe furtunave të historisë në mënyrë të hatashme. Një popull i vogël që ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për t’u asimiluar komplet në kohëra të tjera kuptohet, që ka rrezikuar të humbasë gjuhën, se edhe atë iu përpoqën t’ia merrnin, që ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër për tjetër, ka mbijetuar dhe ka ardhur deri këtu se mban brenda shpirtin evropian pavarësisht se në pamje të jashtme mund të duket si të duash ti. T’i thuash këtij populli që janë budallenj që voton për mua është të bësh atë që bëjnë ata çyrykët mediatike që kur shihnin sondazhet se qenka sëmurë populli. Populli është i kthjellët dhe në rregull. Bëhu më fisnik kur flet për popullin tënd."
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?