Politikë

'Unë jam vetë i pakënaqur në disa gjëra, por ambicioz për më mirë', Rama: S'jeni të detyruar të aprovoni atë që them, por në asnjë mënyrë kënetën dhe hijet e të shkuarës

6 Maj, 08:52| Përditesimi: 6 Maj, 11:13

  • Share

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesje në rubrikën “Sy m’sy”, u shpreh se edhe vetë është i pakënaqur në shumë gjëra, por shtoi se është ambicioz për t’i bërë më mirë. Sipas kreut të qeverisë, shumica e shqiptarëve e shohin ndryshimin e ndjeshëm që është bërë në vend. 

"Shqiptarët janë në të drejtën e zotit dhe të të zotit të shtëpisë të ankohen sa ta shohin rë nevojshme. Shprehja e pakënaqësisë tregon se ka jo vetëm vend për më shumë por edhe ambicie për më shumë. Unë jam vetë vetë i pakënaqur në shumë gjëra dhe prandaj jam shumë ambicioz për t’i bërë më mirë. Pa diskutim që shëqiptarët nuk duan vetëm të vuajnë por shumica e sheh ndryshimin sepse e prek ndryshimin, e ndjen dhe ndjen në radhë të parë atë gjë të madhe që ka ndodhur. Nuk ka ardhur nga qielli por si rezultat i përpjekjes dhe mbështetjes së madhe të shqiptarëve. “, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se qytetarët mund të mos e aprovojnë atë që thotë ai, por kurrsesi nuk duhet të mbështesin kënetën dhe ‘katranin me bojë’, duke iu referuar Sali Berishës. 

“Nga një vend që nuk gëzonte respekt se vlerësim jo e jo, sot jemi një vend që respektohet që vlerësohet dhe besohet. Dhe sot jemi të ulur në tryezën e marrëveshjes së madhe, të krushqisë me familjen e madhe dhe të bashkuar evropiane. Këhtu që shqiptarët janë të qartë, shumica dërrmuese janë të qartë dhe pjesa tjetër kanë nevojë të hapin sytë. Në atë pjesë ke nevojë të hapesh sytë edhe ti, të shohësh realitetin, patjetër të kritikosh ato që nuk shkojnë. Padiskutim nuk je e detyruar të pëlqesh apo të aprovosh atë që them e bëj unë por në asnjë mënyrë me kënetën, me hijet e së shkuarës, me një politikan të lashtë dhe të dëshpëruar e të pashpresë që e marrin vërdallë nëpër Shqipëri për hallet personale të tij. Në asnjë mënyrë sepse e thoshte bukur një komentator  duhet të kujdesemi ne për pleqtë në atë fazë ku është edhe ai katrani me bojë dhe jo të kujdesen pleqtë për ne. Kjo është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.", tha Rama. 

Iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkruante se kanë gjetur “budallenj” që i besojnë dhe votojnë. 

"Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua kush nuk e merr seriozisht këtë popull, kush e konsideron dele, përfundon siç ka përfunduar bufi i kënetës bashkë se sojin dhe sorrolopin e tij politik. Ky popull ka bërë udhëtim të gjatë për të ardhur këtu. I ka mbijetuar situatave dhe furtunave të historisë në mënyrë të hatashme. Një popull i vogël që ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për t’u asimiluar komplet në kohëra të tjera kuptohet, që ka rrezikuar të humbasë gjuhën, se edhe atë iu përpoqën t’ia merrnin, që ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër për tjetër, ka mbijetuar dhe ka ardhur deri këtu se mban brenda shpirtin evropian pavarësisht se në pamje të jashtme mund të duket si të duash ti. T’i thuash këtij populli që janë budallenj që voton për mua është të bësh atë që bëjnë ata çyrykët mediatike që kur shihnin sondazhet se qenka sëmurë populli. Populli është i kthjellët dhe në rregull. Bëhu më fisnik kur flet për popullin tënd."
 


Lajmi kryesor:

Rama-emigrantëve në Greqi: Votoni! Nëse s’doni numrin 5, votoni vetëm kandidatin! Në listat tona të majtë e të djathtë, çdokush i përfaqësuar


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?