Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një video 3D të projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë, duke i kthyer përgjigje protestuesve që akuzojnë se po fshihet historia.
Rama shkruan në Facebook se Sheshi i Ri i Flamurit do t'i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes së saj Urbane që do të nxjerrë në pah edhe objektet e historisë në atë shesh. Akuzave të 'Foltores' se në Shesh do të ndërtohet terminal autobusësh, Rama i përgjigjet duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
"Mirëmëngjes dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t'i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me "tempullin" hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobusësh për foltorexhinjtë jo) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social - kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të 'tempullit' hijezues, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Disa qytetarë në Vlorë janë ngritur në protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e Sheshit të ri, pasi sipas tyre projekti po rrënon historinë.
Në sheshin e Flamurit në Vlorë kanë nisur punimet për të vënë në jetë projektin që pritet ta rikualifikojë zonën ndërsa një godinë 15 katëshe qe shteti ia ka marrë privatit, pritet të kthehet në qendër social-kulturore dhe jo në hotel, siç pretendojnë përfaqësues të “Foltores” së Sali Berishës. Ndërtesa i është marrë biznesmenit Sulo Shehi, të cilin shteti e ka dëmshpërblyes me 8 milionë dollarë.
Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa financuese e projektit nga Xavier de Geyter, i njëjti arkitekt belg që ideoi Lungomaren, është qeveria. Vlera e kontratës për zbatimin e këtij projekti është 818 milionë lekë.
Nuk ka rendesi c'fare emri i vene , terminal a hijezues , a kushedi se c'fare por betonizimi i sheshit dhe cdo lloj betonizimi ne ate shesh eshte shume i tepert per mos thene provokues. Nuk mund te luash me kujtesen dhe krenarine jo vetem te Vlores por te gjitha trevave shqiptare qe ate shesh e quajne SHESHI I FLAMURIT , Ai eshte eshte simbolika e pavaresise dhe nuk ka askush te drejte te fshije memorje dhe te rishkruaje ashtu si e cmon nje individ apo grup individesh dhe aq me teper qe nje arkitet qofte ky belg a milanez qe nuk i dhemb fare , po fare, kujtesa e kombit . Prandaj kur behen nderhyrje te tilla ka nje konsultim te gjere publik se per referendume as qe behet llaf . Ne kete rast a duhet te jemi falenderues dhe per cfare ?!
PërgjigjuNe fakt ajo kolonata e mbuluar,qe e kane ngateruar per terminal, eshte komplet pa vend,vetem qente kane per t'a njohur vleren e kolonave te saj.Projekti me duket interesant ne pergjithesi,por sheshi duhet te ishte me i madh dhe me pak i ngarkuar.Si gjithmone Rama e harron ligjin e shenjte /LESS IS MORE/.Jam kurioze, a u morr opinioi i vlonjateve per kete projekt,apo u vune para faktit te kryer?
Përgjigjupo lexoja lajmin per doganen ne Morine... Edo kapanoni qe mbron tek Sheshi Flamurit duket si pike doganore... hiqe e hapni sheshin e beni nje projekt artistik fjala vjen nje pjese te valezuar si krahet e shqiponjes a tjeter veç jo kete shemtiren....se do e heqin nje dite dhe do mbahesh mend vetem per te
Përgjigjudo vija dhe une ne proteste por kur pash ca kokshtremta trafikant droge si Kujtim Cakrani pseudoavokat qe s.ka mbaruar akoma denimin ne Itali per droge thash qe kji eshte politike asgje me teper
PërgjigjuKe bërë punë,dhe pjesërisht të mira,(shëtitoret me një korsi lënë për të dëshiruar)kapanoni te sheshi Flamurit është pa vend,mbulon dhe zvogëlon sheshin, ambjentet e Hotelit janë mëse të mjaftueshme për çdo aktivitet ose ekspozit,p.s.Foltoren,Saliun dhe Mit'hatin mbaji për vete
PërgjigjuZoti rama ku i gjen fondet qe ndron qendren e vlores cdo vit?
PërgjigjuAi kufoma dhe kta qe e ndjekin jan mesuar vetem me shkatrrim ndaj i ben pershtypje kur ndertohet e punohet.
PërgjigjuShqiptaret dalin n protesta per qef dhe me bo muhabet se arsye tjeter skan ????
PërgjigjuNuk u knaqen njehere shqiptaret sado te mundohesh per mire
Përgjigjuhiq kapanonin Edo se duket si çiban... per projektin bej nje degjese e referendum lokal, te tjerat mire, vetem kapanoni stonon e shemton krejt sheshin
Përgjigjubukur duken gjerat ne 3D dhe ne kompjuter, por ca behet me avancimin e agendes drejt bashkimit europian, bie fjala respektimi i te drejtave baze te njeriut sepse njerezit nuk rrojne me cliche
PërgjigjuVazhdo para Cub se legenat ate pun kan. Nuk din cesht te shohesh drit se vetem dhi e dele kan kullotur. Ashtu din te bejn nga 30 vjet. Ashtu kan ber per sistemimin parkut ashtu po bejn per sistemimin per efekt rindertimi. Ata sdi cesht puna se kan henger nga 30 vjet qyl sju ka then njeri pun te mbar.
PërgjigjuJan mesuar me katrahuren e shkatrimin ne kohen e saliut e sju pelqen kur punohet. Degjoni foltoren se do ja shifni hajrin
PërgjigjuE mrekullueshme pamja e Vlores me kete super projekt qe po behet . Nje investim per tu vleresuar ku çdo qytetar i Vlores do ndihet i lumtur .
PërgjigjuSi ka mundesi qe sali berisha del kunder te cdo vepre te mire qe behet ne kete vend
PërgjigjuJa se mos ju bashkohet flor binaj per protest se ai ka hall me kandidu per deptutet mduket dhe i ndjek kto kauzat ahhahahahahah
PërgjigjuGjerat e mira dhe te suksesshme vijne hap mbas hapi.Sot u be Vlora neser e me tej eshte rradha e gjithe qyteteve te tjera! Duke mos harru faktin se qeveria Rama ka mbyll shume gropa te cilat Plaku Mere i hapi bashke me zagaret e vet edhe i dha vendit nje goditje ne ekonomine , por fatmiresishte sot po behet cmos per te rregulluar gabimet e nje plaku te cmendur
PërgjigjuNga shpjegimi qe i ka ber dje Rama ne Opinion projektit me ka pelqyer shum, esht punuar ne detaje. Berisha per sa koh ka qen ne pushtet ska ber gje vecse esht mar me muhabete kafeneje
PërgjigjuPo sdolen kta te folboles se foltore seshte ajo me fol , sbohet llaf , po shkoni mblidhni partine ihere pastaj hajdeni e protestoni
PërgjigjuNe kohe te sales ishte si kabul e kane goje tani te ankohen per cdo gje te mire qe behet ne kete vend
Përgjigjusaliu ne kohen e vet se ka pas as ne liste vloren kurse tani do beht me nje nga portet me te mira ne europe dhe me nje shesh flamuri qe do terheqi shume turist
PërgjigjuShume e bukur dhe nje mrekulli tjeter per Vloren
Përgjigjunje investim si ky i duhej vlores , nje super investim i cili do ti japi faqe te re qytetit
PërgjigjuPo ca duan kta qe ankohen mos duan ta mbuloje ne beton po ka lezet gjelberim dhe hapesire
PërgjigjuAman mo me kete fantazmen e hotelit qe thua do te behet qender social kulturore. Mos perfundon hoteli edhe kthehet si ato stolat inteligjent te bashkise vlore ne lungomare.
PërgjigjuBig like,per kete projekt spektakolar dhe modern te "Sheshit te Flamurit" ne Vlore. Eshte ne kohen e duhur;i integruar me se miri edhe me Qendren Historike te Pavarsise.
PërgjigjuTy duhet me ta lyp lulën e ballit o kriminel mu…
PërgjigjuShpellari aty e ka mendjen tek patllakja.
Ore e para kullat per cfare duhen!? E dyta mini sheshi flamurit! E treta me mire sec ishte do behet por sa do shkoj rilindja urbane! Po kullat ku hyjne aty!?
PërgjigjuHe me te lumte o Edi Rama qe e nxore Vloren ne drite, por kam frike se nuk do ti pelqeje malokut Mul Noka se per dreziun NON GRATA dihet asgje nuk i pelqen vetem shpella duan shpellaret...
PërgjigjuShume e bukur por a do tju pelqejeve shpellareve te Sali non grates....
PërgjigjuO Edi Rama shum reklama bën mor zotni Shqipria para sheshi të flamurit ka nevoj immediate në shum fush të tjera. Pra lëri reklamat e plotëso pushtet më minimale të njërzve. Reklamat lëri për militantët e tu.
Përgjigju