Kryeministri Edi Rama u kërkoi deputetëve të Partisë Socialiste që të vetëpërmbahen në Komisionet Parlamentare në debatet me kundërshtarët politikë.
“Së fundi, një vërejtje që edhe e kuptoj vështirësinë, të gjithë duhet të përmbahen dhe të përmbajnë njëri-tjetrin në Komisione Parlamentare, që puna në sy të publikut me orë të tëra dhe përballë provokatorësh e agjitatorësh të mirëstërvitur, por së fundi edhe pak të lajthitur, për shkak të shpërthimit të bravave e vareve, të degradojë në “kush je ti, e kush jam unë. Ka pasur dy apo tre raste, të cilat kanë qenë për të ardhur keq dhe nuk na ndihmojnë fare ta përmirësojmë sado pak pozicionin e politikës në sytë e njerëzve. Ajo që është interesante është se ashtu si në sport edhe në politikë, njerëz të matur kur futen bashkë në një fole bëhen fëmijë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 6 marsit/ Rama u jep porositë deputetëve: S'ka mitingje, por punë kokë më kokë me njerëzit! Opozita me 12-18 kandidatë do luftojë për mbijetesë të Bashës e Berishës
B.K./ReportTv.al